Kritikë & EstetikëJohn BergerEPISODI 2 - MËNYRAT E TË PARIT NGA JOHN...

EPISODI 2 – MËNYRAT E TË PARIT NGA JOHN BERGER

-

 

Burrat ëndërrojnë për
gratë. Gratë ëndërrojnë për veten teksa të tjerë ëndërrojnë për to. Burrat
shikojnë gratë. Gratë shikojnë veten teksa të tjerët i shikonë ato. Gratë
shpesh ndeshen me vështrime të cilat shërbejnë si pasqyra që u tregojnë atyre
se si duken ose se si duhet të duken ato. Pas çdo vështrimi është një
paragjykim. Ndonjëherë vështrimi që ato takojnë me sy është vet vështrimi i
tyre, mënyra se si e shikojnë ato veten por të reflektuar nga dikush tjetër. Një
grua është gjithmonë e shoqëruar edhe kur ajo është vetëm, ndoshta edhe atëherë
nuk është vetëm sepse është e shoqëruar nga vet imazhi që ajo ka për veten. Qoftë
duke ecur në një dhomë apo nëse po vajton për humbjen e të atit ajo nuk mund
t’i shmanget përfytyrimit të vetes teksa ecën apo kur është duke vajtuar. Që në
fëmijëri të hershme ajo mësohet dhe bindet që të mbikëqyrë veten në mënyrë të
vazhdueshme. Ajo duhet të bëjë kujdes ndaj çdo gjëje që është dhe ndaj çdo gjëje
që bën. Sepse mënyra se si ajo duket përpara të tjerëve veçanërisht përpara meshkujve
është thelbësore pasi normalisht kjo mendohet si suksesi i jetës së saj.  

 

Në kulturën evropiane të të
privilegjuarve një grua është para së gjithash një vend për tu vështruar. Se çfarë
lloj vështrimi është ky zbulohet në pikturën mesatare evropiane në vaj. Në to
gjejmë portrete të grave, por edhe portrete të burrave. Por ekziston edhe një
kategori tjetër – nudo. Në pikturën evropiane nudot mund të zbulojmë disa nga
kriteret dhe traditat mbi të cilat gjykoheshin gratë atëherë. Kështu, ne mund të
kuptojmë se si janë parë gratë më parë në këto piktura.

 

Atëherë, çfarë është një nudo? Në një
libër mbi nudon, Kenneth Clark thotë se, ‘të jesh lakuriq është sikur të jesh
pa rroba’. Sipas tij, nudo është një formë arti. Unë mendoj ndryshe. Të jesh
lakuriq do të thotë të jesh vetvetja. Të jesh nudo do të thotë të të shikojnë
lakuriq dhe ende të mos të shikojnë veten tuaj të vërtetë. Në mëyrë që të jetë
një nudo, nudoja duhet parë si objekt. Në pikturën evropiane në vaj lakuriqësia
nuk konsiderohet si diçka e dhënë siç ndodh në artin arkaik. Lakuriqësia është
një vend për ata që fshihen.    

 

Historia fillon me historinë e Adamit
dhe të Evës siç rrëfehet tek gjeneza. Kur gruaja e pa se pema ishte e mirë për
ushqim dhe se jipte kënaqësi për syrin dhe se si e tillë pema duhej të dëshirohej
në mënyrë që ta bënte njerin të mençur, ajo e këputi ushqimin dhe e hëngri. Ajo
i dha nga ky ushqim edhe burrit të saj dhe kështu ata hëngrën të dy nga pema. Dhe,
në këtë moment atyre që të dyve iu hapën sytë. Dhe, ata kuptuan se ishin
lakuriq. Gruas zoti i tha se për këtë që ajo bëri ai do ta shumëfishonte atë
nëpërmjet dhimbjes dhe ngjizjes. Ngjizja do të sjellë fëmijë, dëshira e saj
duhet t’i përkasë burrit dhe burri do të jetë sundimtari i saj. Në këtë hisotri
ka dy gjëra mjaft interesante që të godasin. E para, ata e kuptojnë që janë
lakuriq si rezultat i ngrënies së mollës pas së cilës secili prej tyre e shikon
tjetrin nme një sy tjetër. Kështu, lakuriqësia krijohet në mendjen e atij që
shikon. E dyta, është se gruaja fajësohet për ndodhinë dhe për këtë ajo duhet
t’i nënshtrohet burrit.

 

Në artin mesjetar, shpesh historitë
ilustrohen skenë pas skene. Gjatë rilindjes narrativa e sekuencës u zhduk dhe i
vetmi moment që përshkruhet është momenti i turpit. Çifti mban gjethe fiku dhe
bën xheste me duar. Turpi nuk ka aq shumë të bëjë me ato vet, por me
spektatorin. Është spektatori ai që shikon dhe që i bën ato me turp. Më vonë,
me bërjen e pikturës më laike shumë subjekte të tjera paraqitën mundësitë për të
pikturuar nudo. Por gjithmonë në traditën evropiane nënkupton vetëdijen që
spektatori po të shikon. Ata nuk janë lakuriq ashtu siç janë, por lakuriq ashtu
siç ju i shikoni. Shpesh ashtu si në subjektet e ‘Susanna dhe të Motshmit’
(pjesë e Librit të Danielit) në fakt kjo është tema e pikturës. Ne bashkohemi
me të motshmit, të vjetërit që e shikojnë atë vjedhurazi. Ajo na shikon ne
teksa ne jemi duke parë atë. Ndonjëherë vet Susanna e shikon veten në një
pasqyrë duke përfytyruar vetveten se si e shikojnë atë burrat. Mbi të gjitha
ajo e shikon vetveten si një vend që do të thotë një vend për burra.

 

Kështu, pasqyra u bë simbol i vanitetit
të grave. Hipokrizia e burrave në këtë rast është e hapur. Ata e pikturojnë ata
për të parë atë, gruan, më pas i jep asaj një pasqyrë në dorë dhe e quan pikturën
vanitet. Duke fajësuar në këtë mënyrë lakuriqësinë e gruas të cilën ai vet, pra
burrat e kanë pikturuar për vetë kënaqëinë e tyre. Dhe, në këtë mënyrë ripërsëritet
shembulli biblik i fajësimit të gruas. Piktura ‘Gjykimi i Paridit’ (pikturë e Peter
Paul Rubens, 1636-1639) ka qenë një tjetër temë e preferuar mitologjike me të
njëjtën ide të brendshme ku burrat shikojnë gra lakuriq dhe që i gjykojnë ato. Paridi
ia jep mollën gruas që ai mendon se është më e bukura nga të gjitha. Këtu
bukuria kërcënohet nga konkurrenca. Gjykimi i Paridit kthehet në një konkurs
bukurie.   

 

Nuk dua të mohoj rolin thelbësor që ka shikimi,
të parit tek seksualiteti. Por është ndryshe të shikohesh lakuriq si vetvetja
ose të shikosh dikë tjetër në këtë mënyrë, një trup të ekspozuar. Të jesh
lakuriq do të thotë të mos jesh i maskuar. Të jesh i ekspozuar do të thotë që lëkura,
flokët, trupi i dikujt kthehen në një maskim. Një maskim që nuk mund të
zbulohet. Nga qindëra mijëra pikturat evropiane në vaj të nudove mund të ketë
njëzetë ose tridhjetë prej tyre ku mund të vihet re fakti se burri, pra në këtë
rast piktori e ka parë gruan për atë që ajo është në thelb të vet – si tek nudo
të Rubens, Rembrandt, Georges 
de La Tour. Këto piktura janë po aq personale sa edhe poezitë
e dashurisë. Dhe, karakteri i tyre është i
dallueshëm. Pjesa më e madhe e nudove femërore kanë të bëjnë me gra të
pikturuara lakuriq për kënaqësinë e zotëruesve meshkuj të këtyre pikturave të
cilët do t’i shikojnë dhe gjykojnë ato sikur të ishin vende. Lakuriqësia e tyre
është një lloj tjetër veshjeje. Ato janë të dënuara që të mos jenë kurrë
lakuriq. Me rrobat e zhveshura ato janë po aq formale saç janë edhe me rrobat e
tyre veshur.

 

Ato që nuk gjykohen si të bukura nuk janë të bukura. Ato që
janë të bukura marrin edhe çmimin fitues
që në këtë rast është që të qenurit pronë
e dikujt tjetër, të qenurit të  disponueshme. Kjo pikturë (tregohet një pamje në filmin dokumentar) është
komisionuar nga
Karli i 2-të. Ajo është si
shumë të tjera. Mund të jetë Venusi dhe Kupidi. Por në fakt ai është një
portret i njërës prej dashnoreve të tij. Ajo paraqitet në një qëndrim pasiv që
shikon spektatorin që është duke parë atë lakuriq. Lakuriqësia e saj nuk është shprehi
e vet ndjenjave të saj, por shenjë e nënshtrimit të saj ndaj kërkesave të tij. Kur
t’ia tregoj të tjerëve ketë pikturë zotëruesi i
saj do të lakmohet për këtë.

 

Në një traditë tjetër, lakuriqësia është shenjë e seksualitetit aktiv ndërmjet dy njerëzve
ku gruaja është po aq aktive sa burrat. Veprimet e njërit përthithin tjetrin. Në
pikturat në vaj një person i dytë ose personi i dytë që ka rëndësi është i
panjohuri që shikon pikturën. Në këto piktura vështrimi i nudos femërore shikon
në mënyrë të përllogaritur mbi ndikimin që ajo vetë do të ketë mbi atë e shikon. Në
shumicën e këtyre pikturave ka një dashnor të fshehtë që e shikon atë, por vëmendja
e gruas shumë rrallë drejtohet për tek ai që
shikon brenda pikturës, ajo shikon gjithëmonë për nga jashtë
. Ajo e ka vështrim
tutje, larg tij. Ajo shikon jashtë pikture për tek ai që e konsideron vetveten
si dashnorin e saj të vërtetë. Pronarin spektator.  

 

Kjo pikturë iu dërgua si dhuratë nga Duka i Firences mbretit
të Francës. Djali ulur në gjunjë duke puthur gruan është Kupidi. Ajo është
Venusi, por mënyra se si është paraqitur trupi i saj nuk ka të bëjë fare me atë
puthje. Trupi i saj paraqitet në mënyrë të tillë që ajo të shikojë nga ai burrë
që do të jetë duke parë pikturën e saj. Piktura është bërë për të joshur
seksualitetin e tij, të shikuesit pronar të pikturës. Nuk ka të bëjë me
seksualitetin e saj.   

 

Tradita për të mos pikturuar qimet në trupin e një gruaje i
shërben të njëjtit qëllim. Qimet janë 
lidhura me dëshirat seksuale, me pasionin dhe kjo dëshirë seksuale e gruas
duhet minimizuar në mënyrë që spektatori të ndjehet zotërues i vetëm i një
pasioni të tillë.

 

Ka piktura që paraqis imazhe gjysëm pornografike, por ato kanë
qenë private. Shumica e pikturave janë bërë për tu parë dhe jo për tu fshehur. Rivali
i vetëm i një spektatori burrë është Kupidi. Dhe sa e çuditshme duket që simboli
i pasionit në pikturë është një djalë i vogël – Kupidi. Për të njëjtat arsye,
gratë në artin evropian të paraqitura në pikturat në vaj, portretizohen si
trupa të lëshuar që shfaqin energji minimale. Ato janë aty për të ushqyer
orekse dhe jo për të pasur orekset e tyre. Ky oreks absurd mashkullor edhe pse
nuk shihej si i tillë atëherë, e arriti pikun e tij në artin akademik të
shekullit të 19-të.

 

Nudo në pikturën evropiane në vaj përgjithësisht prezantohet
si një temë ideale. Thuhet se, ajo është shprehje e frymës humaniste evropiane.
Nuk dua ta mohoj tërësisht të vërtetën e diçkaje të tillë, por përpiqem që t’i
shtoj asaj gjëra duke u nisur nga një këndvështrim tjetër. Durer (piktori
gjerman i rilindjes) i cili besonte në nudon ideale mendonte se, ky ideal mund
të ndërtohej duke marrë krahët e një trupi, duart e një trupi tjetër, gjinjtë e
një trupi tjetër dhe kështu me rradhë. A ka qënë ky idealizëm humanist? Apo ka
qenë indifenecnë se kush ka qenë personi i parqitur në pikturë në të vërtetë? A
ka seksualitet brenda kornizës? Apo përpara saj?

 

Ia tregova këtë program sic e keni parë edhe ju deri tani pesë
grave. Deri diku ëhstë absurde që gratë që ju keni parë deri tani ishin të
heshutura, memece dhe u kërkova atyre të komentonin, jo aq shumë për programin,
por mbi pyetjet e ngritura prej tij. Dhe mbi të gjitha mbi pyetjen se si i
shikojnë burrat gratë? Apo se si i kanë parë burrat gratë në të shkuarën? Dhe
se si ndikon kjo sot gratë në mënyrën se si e shikojnë ato vetveten?    

 

Sigurisht që ne sot kemi një imazh pamor për vetveten. Por pyes
veten se sa shumë ka ndikuar ajo që paraqitet në pikturën klasike evropiane të
ketë formësuar këtë imazh. Në rastin tim më duket e pamundur kur shikoj
pikturat që më treguat ju në film. Nuk mund t’i marrë ato seriozisht dhe nuk
arrij të identifikohem me to sepse ato janë tërësisht të ekzagjeruara. Ato
kapen pas karakteristikave të seksit të dytë si gjinjë të mëdhenj, pjesë fundore
me dimensione thuajse kafshërore dhe të gjitha këto nuk janë të vërteta. Ndërsa
me fotografinë është ndryshe sepse ajo që ti shikon edhe mund të jetë e vërtetë
si e tillë. Të gjitha pikturat që ti na tregove janë të idealizuara. Rrjedhimisht,
për mua janë shumë joreale në raport me çdo imazh që unë mund të kenm thellë
tek vetja ime dhe në lidhje me çdo kënaqësi të thellë që mund të kem duke parë
trupin e një femre tjetër. Ato nuk më falin asnjë lloj kënaqësie. Unë mund t’i
admiroj ato si piktura, por unë nuk i shikoj ato si qenie njerëzore. Dikush
tjetër identifikohet me fotografinë. Dhe në lidhje me këtë ajo që ka kontribuar
shumë janë reklamat. Dhe, për mua është më shumë interes të kthehem pas në kohë
duke parë nudot dhe të mendoj në këtë mënyrë.  A të duken joreale pikturat në film në të njëjtën
mënyrë si zonja parafolëse? – Po. Prej tyre nuk mund të marrësh asnjë
informacion si lëvizje, dinamizëm, çdo gjë e mundshme. Dikush tjetër shprehet
se gratë të paraqitura në këto pozicione portretizohen në mënyra poshtëruese
dhe duket sikur ato as nuk janë të vëtëdijshme që duken si të tilla. Ajo që
thua në film lidhur me nudizmin që ai ka qenë në një farë mënyrë një maskim dhe
jo portretizim i personit të vërtetë. Dhe, që nudizmi i tyre ishte thjesht një
veshje tjetër që ato mbanin.

Në një farë mënyrë mendoj se në të gjithë vishemi për një rol
të caktuar. Gjithmonë jemi duke veshur një uniformë dhe mendoj që gratë e bëjnë
një gjë të tillë më shpesh sesa burrat. Burrat kanë fillur ta bëjnë një gjë të
tillë vetëm kohët e fundit. Gratë vishen për të prezantuar atë personazh që ata
duan të përfaqësojnë – nënën, punëtoren, atë zoçkën e re – dhe nudizmi është një
uniformë si për të thënë p.sh., tani jam gati për kënaqësi seksuale. Kështu, që
nuk mund ta krahasosh të qënurit lakuriq me të qenurit të lirë. Mendoj se të dyja
gjinitë – burrat dhe gratë  – janë
narcistikë dhe të ndarë nga njëri-tjetri pikërisht nga ky imazh që ato kanë për
vetveten. Imazhi i gruas për vetveten rrjedh nga njërëzit e tjerë, ndërsa
imazhi i burrit për vetveten rrjedh nga bota. Është bota ajo që ta jep imazhin.
Gratë shkojnë drejt burrit si qëndra kryesore e lëvizjes, e aktivitetit dhe si
një lloj vlere. Fakti që burri është në botë dhe që ai e vlerëson atë, gruan, është
diçka e rëndësishme. Dhe, duke qenë se të dy janë qendra narcistike dhe një
grua mendohet vetëm në lidhje me një person tjetër, ajo është në një pozicion
shumë më pasiv sesa burri.

 

Si të duket narcizizmi, si diçka pozitive apo negative? –
Mendoj se kjo është një pyetje e veshtirë. Por duke qenë se narcizizmi ka të bëjë
me identitetin mendoj se që ajo që gratë lakmojnë tek burrat është identiteti që
ato kanë. Dhe, mendoj që ky identitet që kanë fituar burrat vjen nga ndërveprimi
i tyre me botën. Dhe, kështu ato krijojnë vlerën për vetveten. Ndërsa, gruaja
nuk ka mundësi të ndërtojë këtë vlerë sepse ajo pret për ndërveprimin në praninë
e burrit. Problemi me gratë është që ato përpiqen gjithë kohës që të përmbushin
këtë imazh erotik që projektohet tek ta.

 

Dokumentar i BBC Four, 1972.

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=m1GI8mNU5Sg

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty