PIKTURËRembrandtARTI SIPAS Francisco Goya

ARTI SIPAS Francisco Goya

-


 

Akti i
pikturimi është për një zemër që i rrëfen një zemre tjetër se ku gjendet shpëtimi.
– Francisco Goya

 

Fantazia e
braktisur nga arsyeja prodhon përbindësha të pamundur. – Francisco Goya

 

Ëndrra e
arsyes prodhon përbindësha. Imagjinata e shkretuar nga arsyeja krijon mendime të
pamundura dhe të padobishme. E bashkuar me arsyen, imagjinata është nëna e të
gjithë artit dhe burimi i të gjithë bukurisë. – Francisco Goya

 

Unë shikoj
vetëm forma të ndriçuara dhe të pandriçuara. Ka vetëm dritë dhe hije. –
Francisco Goya

 

Në art, nuk
ka nevojë për ngjyra; unë shikoj vetëm dritë dhe hije. Më jipni shkumës, dhe unë
do t’ju bëj portretin. – Francisco Goya

 

Unë kam tre
mjeshtra Natyrën, Velasquez-n dhe Rembrandt-in. – Francisco Goya

 

Por ku i gjëjnë
ata këto linja në natyrë? Unë mund të shikoj vëtëm masa të ndriçuara apo të
errta, plane që përparojnë apo plane që tërhiqen, reliefe apo sfonde. Sytë e mi
nuk kapin kurrë linja apo detaje. – Francisco Goya

 

Në fillim bëhu
një artist i madhe dhe pastaj mund të bësh çfarë të duash, por arti duhet të
vijë i pari. – Francisco Goya

 

Piktura (si
poezia) zgjedh nga universalet atë që  është
më e përshtatshme. Ajo sjell së bashku, në një qënie të vetme imagjinare,
rrethanat dhe karakteristikat të cilat ndodhin në natyrë në shumë persona të
ndryshëm. – Francisco Goya

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti  

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty