ARTBarokSTUDIM PËR NJË PAPË NGA FRANCIS BACON

STUDIM PËR NJË PAPË NGA FRANCIS BACON

-

Mendoj se, shumica e njerëzve që kanë besime fetare, janë
shumë më interesant sesa njerëzit që thjesht e jetojnë jetën përvjedhshëm, të tërhequr.
Ata jetojnë me një pushtet total, me këndvështrimet e tyre fetare dhe si pasojë
e kësaj nuk i bëj dot ballë admirimit, por edhe përçmimit tim për ta.
 

Francis Bacon, një nga piktorët më të shquar të shekullit
të XX-të, është magjepsur nga ideja e portretizimit të figurës së Papës, duke
iu rikthyer kësaj teme në mënyrë të përsëritur, përgjatë dy dekadave. Shpesh,
duke e paraqitur papatin si një figurë të paqëndrueshme e të munduar, ku
Francis duket se ka gjetur tek figura e Papës një tezë mesmerizuese të
tragjedisë dhe të madhështisë; njeriun në të gjithë shpalosjen e tij.

 

Duke e filluar në vitin 1949-të me pikturën ’Koka Nr. 6’,
portreti i Bacon-i për Papën, nga çastet më të gjata dhe monumentale të karrierës
së tij, duke e filluar me ’Papa Nr. 1’ ishte e para nga gjashtë pikturat që
Bacon realizoi në vitin 1961, si përgatitje për ekzpoitën e tij retrospektive
me Muzeun Tate, Londër që u hap në paranverë të viti 1962 me kritika të jashtëzakonshme.
’Studimi për Papën Nr. 2’, që tani është pjesë e koleksionit të Muzeve të
Vatikanit, në qytetin e Vatikanit, ekspozimi retrospektivë i punimeve të Bacon-it
me Tate, vulosën staturën e Baconi-t si një nga talentet më të jashtëzakonshme
të gjeneratës së tij.

 

Për këtë realizim Bacon-i ka gjetur frymëzim të madh tek
Diego Velazquez. Fiksimi i Bacon-it me portretin e Papës, të realizuar nga
Velazquez, çuan në riinterpretimin e veprës së mjeshtrit në një mënyrë më të
dhunshme për vetë kohën e tij. Bacon-i e mbushte murin e studios së tij me
fotografi të ndryshme të cilat ai i përdorte si një material burimor. Portreti
i Papës nga Velazquez-i jo vetëm që është një portret madhështor, por edhe një
nga pikturat më të rëndësishme dhe madhështore të të gjitha kohërave.  

 

Paraqitja e Bacon-it për Papën, reflekton reputacionin e
tij. Ai ishte i akuzuar për nepotizëm, makutëri dhe shtypje të armiqve të tij. Vlerat
morale të papatit paraqiten në zgavrat e shformuara dhe shtrembërimet e syve
dhe me një kokë si ajo e një kufome. Ashtu si, në origjinalin e Velazquezi-t, kërcënimi
që paraqet ky Papë, është tejet i prekshëm, i dukshëm. Studimi për Papën Nr. 1,
është pamohueshmërisht i mbushur me tension, me një imazh të një force të jashtëzakonshme,
por edhe me një fare ndjesie parehatie. Ajo hedh dritë mbi pushtetin e errët
dhe të thellë, si edhe shërben si shembull i shkëlqyer i korpusit të veprave të
jashtëzakonshme të Francis Bacon.

 

Burimi:https://www.youtube.com/watch?v=ckmgEjJHbLo   

 

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty