PIKTURËRene MagrittePIKTURA “TË DASHURUARIT I”, 1928 NGA RENE MAGRITTE

PIKTURA “TË DASHURUARIT I”, 1928 NGA RENE MAGRITTE

-

Të shikojmë me sytë e
mendjes!

Piktura “Të dashuruarit I” (1928), është një nga pikturat
e një grupi të vogël pikturash të pikturuara nga Rene Magritte në Paris në
vitet 1927-28, ku identiteti i figurave mbështillet mistershëm nga një rrobë/vello
e bardhë. “Të dashuruarit I” e vitit 1928 ndodhet në Galerinë Kombëtare
Australiane; ndërsa piktura tjetër me titull të ngjashëm, thuajse me të njëjtën
datë dhe madhësi, piktura “Të dashuruarit II” është pjesë e koleksionit të Richard
S. Zeisler, në Nju Jork, ku të njëjtat kokë të mbështejlla me një rrobë/vello të
një burri dhe të një gruaje, të shfaqura në pikturën e galerisë përpiqen të
puthin njëri-tjetrin përmes rrobës/vellos gri të vendosur në kokat e tyre.     

 

Origjina e këtij imazhi shtetësues i është atribuar
burimeve të ndryshme të imagjinatës së Magritte. Si shumë nga shkokët e tij
surrealist, Magritte ishte i magjepsur nga ‘Fantoms,’ heroi i mjegulluar i serisë
thriller që doli për herë të parë në formë tregimi në vitin 1912, dhe shumë shpejt
pas kësaj në film të realizuar nga Louis Feuillade. Identiteti i ‘Fantomas’ nuk
tregohet kurrë; ai shfaqet në film i maskuar me një rrobë apo çorape në kokën e
tij. Një burim tjetër për kokat e mbështjella me rrobë/vello në pikturat e Magritte
është sugjeruar që të jetë në kujtim të vetvrasjes së nënës së tij. Në vitin
1912, kur Magritte ishte vetëm 13 vjeç, nëna e tij u gjet e mbytur në lumin
Sambre; kur trupi i saj u nxorr nga lumi, këmisha e saj e natës u gjet e mbështjellë
rreth kokës së saj.   

 

Vet Magritte nuk i pëlqente shpjegimet mbi elementët e misterit
në imazhet e tij. Stili i tij i shmangej qëllimisht supozimeve se këto imazhe ishin
thjesht shprehje e fantazisë apo neurozave personale. Ato janë imazhe të
llogaritura për të shkyçur anën e errët të mendjes. Tek “Të dashuruarit”, një
burrë dhe një grua bashkohen në një xhest të ëmbël, thuajse sikur dikush po i
bën atyre një fotografi.  

 

Ajo mund të jetë një fotografi pushimesh, me çaste të gjelbëruara
të bregut të Normandisë dhe të detit përtej. Por nëpërmjet rrobës/apo vellos së
thjeshtë që mbulon kokat e tyre, të tërhequr përkundrejt fytyrave të tyre dhe
që gjarpërohen si litarë nëpër shpatullat e tyre, intimiteti spontan i këtij ‘peisazhi
pushimesh’ kthehet në një spektër tjetërsimi, mbytjeje, madje edhe vdekjeje. I
zakonshëm nga jashtë, madje edhe absurd, ky imazh bëhet real në mënyrë të trishtueshme
në sytë e mendjes.      

 

Burimi: https://www.renemagritte.org/the-lovers-1.jsp

 

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty