ARTFauvizmiKUSH ISHTE RENÉ MAGRITTE? ESTETIKA ËNDËRRONJËSE ME LLULLA, KAPELE...

KUSH ISHTE RENÉ MAGRITTE? ESTETIKA ËNDËRRONJËSE ME LLULLA, KAPELE DHE PEISAZHE TË MJEGULLTA!

-

Nga ARTSY

Estetika
ëndërronjëse e piktorit belg Rene Magritte dhe simbolet e tij evokuese (kapelet,
peisazhet e mjegullta) vulosin trashëgiminë e tij, tërheqjen gjerësisht të përhapur
dhe çmimet shumëmilioneshe në dollarë nëpër ankande. Megjithatë, këto asocime të
thjeshta na zbulojnë kompleksitetin e vizionit, angazhimet politike dhe lidhjet
e rëndësishme të artistit me lëvizjet kryesore të artit të shekullit të 20-të. Duke
gërmuar më tej në biografinë dhe veprat e mëvonshme të Magritte, si edhe të një
prej pikturave të tij më ikonike, “Tradhëtia e Imazheve” (1929), na shfaqet një
portret më i plotë i një artisti i cili ka ngritur pyetje mbi përfaqësimin dhe përvetësimin,
të cilat tani janë ndoshta me më vend sesa kurrë më parë.                         

KUSH
ISHTE RENÉ MAGRITTE?

Si shumë prej
Surrealistëve, belgu Magritte (1898–1967) ka përjetuar trazira masive, duke
jetuar p
ërgjat të dyja luftërave botërore. Megjithatë, ai u godit nga tragjedi
personale përpara vrasjes së Arqidukës Franz Ferdinand, e cila filloi zemërimin
prej disa dekadash në Evropë. Kur Magritte ishte 13 vjeç, nëna e tij Regina vrau
veten duke u mbytur në Lumin Sambre dhe kur ajo u gjet, u tha se këmisha e saj
e natës ishte mbledhur rreth kokës së saj, një fakt, i cili është përdorur
shpesh për të shpjeguar pamjet e mbuluar me veshje/copa në pikturat e Magritte.
(Në mënyrë të dukshme, Regina kishte punuar si një kapelebërëse përpara se të
martohej, një detaj që është i vështirë për t’u shkëputur nga fiksimi i përsëritur
i të birit me kapelet).              

 

Gjithashtu kjo ngjarje
ka shërbyer edhe si një potencial lirik: Gratë e mbytura në ujë kanë frymëzuar
për një kohë të gjatë artin kryesor (shikoni: Ofelinë). Shkrimtarja Anne-Gaëlle
Saliot ka parashtruar se kujtimet e kësaj ngjarje pushtojnë disa vepra
specifike të Magritte, duke përfshirë pikturat “Ëndërrimet e një Shëtitësi
Vetmitar” (1926) dhe “Shpikja Kolektive” (1934-35). Në këtë të fundit, një
krijesë gjysëm grua dhe gjysëm peshk, shtrihet në plazh në kulmin e baticës.
“Shkatërrimi i kohës së njerëzimit është një tregues i drejtëpërdrejtë i
tmerrit të shfytyrimeve ujore, duke na kujtuar në të njëjtën kohë dhe duke
shkatërruar imazhet e sirenës mitike,” shkruan Saliot. Ndonëse shumë prej
imazheve të Magritte janë joshëse dhe fantastike, ne mund të gjejmë aty edhe mërzi
gjithashtu.       

 

Magritte e filloi herët edukimin e tij artistik. Ai i filloi mësimet e vizatimit
në vitin 1910, realizoi pikturën e tij të parë kur ishte adoleshent dhe hyri në
Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura (Académie Royale des Beaux-Arts), në
Bruksel, në vitin 1916. Ai e filloi karrierën e tij duke pikturuar
abstraksione. Gjashtë vite më vonë, në vitin 1911, tre ngjarje kryesore formësuan
jetën dhe stilin e Magritte: Ai u martua me Georgette Berger, ekspozoi gjashtë
piktura në Show-n e Kongresit të Artit Modern të Antwerp-it dhe pa për herë të
parë veprat e Giorgio de Chirico. Skenat përndjekëse, të hijezuara dhe të
ngarkuara me simbole, e bindën Magritte që të realizonte vet peisazhet e tij psikologjike.
      

 

Megjithëse, ai e filloi punën e tij në Bruksel, në vitin 1927, Magritte
dhe Georgette u vendosën në Paris në mënyrë që ai të përfshihej në rrethin e
Surrealistëve. Ky mjedis i ri ishte për të njëherësh frymëzues dhe i
mërzitshëm. Megjithëse, në fillim ai ishte ngazëllyer nga idetë e shkrimtarit
dhe liderit të lëvizjes Andre Breton, në fakt, shumë shpejt ata u kthyen në
diçka shumë dogmatike. Pavarësisht neverisë së Surrealistëve ndaj fesë,
Georgette njëherë vuri një varëse me një kryq të artë në një festë, duke
shkaktuar mosmarrëveshje ndërmjet bashkëshortit të saj dhe Breton. Çifti u
kthye në Bruksel në vitin 1930.      

Magritte dhe
Georgette nuk u divorcuan kurrë, megjithëse tradhëtia në të dy krahët krijoi
trazira shtesë për artistin. Në fund të viteve 1930, ai pati një marrëdhënie me
artisten surrealiste Sheila Legge. Kur bashkëshorti i saj, poeti Paul Colinet u
regjistrua në ushtri, ata filluan që të flinin bashkë.

 

Në vitin 1945, Magritte iu bashkua Partisë Komuniste Belge. Besimet e tij
politike e dallonin atë nga shumë prej kolegëve Surrealist. “Magritte kërkonte
një revolucion tani dhe këtu, dhe ai kërkonte që të ishte i lidhur njëherësh me
surrealizmin dhe komunizmin, për të cilën Breton i kishte kthyer atij kurrizin plotësisht,”
ka shkruar historiani i artit Michel Draguet për një katalog lidhur me “Stinën
e Pestë,” një Show që u hap për Muzeun e Artit Modern të San Francisco-s.      

 

Mbështetja e Magritte për komunizmin lidhej gjithashtu ngushtësisht me
dashurinë e tij për burrin me kapele të kudondodhur në pikturat e tij (i cili
ishte gjithashtu një aksesor konstant në gardarobën e tij). Ky aksesor e bënte
atë që të dukej njësoj si shokët e tij kolegë, me efekt të kundërt të, le të
themi, të mustaqeve idiotokratike të vështira për të mos u vënë re të Salvador
Dali-së.    

 

Magritte mori shumë vlerësime individuale përgjatë jetës ë tij, duke
filluar rreth viteve 1930. Muzeu i Artit Modern (MoMA) në Nju Jork, organizoi
një retroskpektivë për të në vitin 1965, më pak se sa dy vite përpara vdekjes së
tij nga kanceri në pankreas. “Nga jashtë jeta e tij ka qenë jashtë mase e paqëndrueshme,
por bota e brendshme e imagjinatës që tregohet tek arti i tij varion dhe ka qenë
jashtëzakonisht novator, duke i dhënë atij një vend udhëheqës midis fantazuese
të kohëve tona,” ka shkruar kuratori James Thrall Soby në esenë e katalogut të
atij Show.

 

CILAT
ISHIN ARRITJET E MAGRITTE-IT PËRTEJ PIKTURËS?

 

Si shumë surrealistë,
Magritte ishte thellësish i angazhuar me letërsinë. Ai krijoi vizatime për
tekstet nga poeti Paul Éluard, nga shkrimtari Georges Bataille dhe nga Markezi
De Sade.

 

Magritte punoi
gjithashtu në fushën e reklamimit, duke dizenjuar reklama për klentët në
industri t
ë ndryshme, duke filluar nga makinat deri tek moda. Si në dizenjot e
tij të reklamave, Magritte përdori qasje të pastra dhe të sheshta në artin e
tij. Vetëm disa dekada më pas, Andy Warhol do të ndiqte të njëjtën trajektore,
më qartësisht duke përzier printimet, pikturat dhe skulpturat e tij me evidenca
të ditëve të tij si një mjeshtër tregtar. Magritte ka përdorur gjithashtu aftësitë
e tij profesionale për qëllime politike, duke realizuar grafika dhe postera për
Partinë Komuniste Belge.       

 

Përgjatë pushtimit
nazist të Belgjikës gjatë Luftës së Dytë Botërore, Magritte prodhoi fotografi
dhe filma të shkurtër. Në vend të tematizimit të dhunës dhe të fashizmit që pushtoi
vendin, artisti u kthye drejt burimeve më të këndshme të frymëzimit. “Unë jetoj
në një botë shumë të papëlqyeshme, dhe puna ime është si një kundër-ofensivë,” ka
shkruar ai njëherë.

PËRSE
KA RËNDËSI VEPRA E TIJ?

Në sipërfaqe, pikturat
me humor dhe atmosferë të Magritte, evokojnë një ndjesi tërheqjeje ndaj misterit
dhe të cilat nxisin eksplorimin e vet psikikës së njeriut.

 

Megjithatë, veprat e
tij të mëvonshme, ofrojnë ide të ndryshme. Nga vitit 1943 deri në vitin 1947,
Magritte kaloi përgjatë “periudhës Renoir,” dhe rreth vitit 1948, të ashtuquajturën
“periudhën vache” (në frengjisht, termi “vache” do të thotë “lopë”). Gjatë të
parës, Magritte përshtati stilin impresionist të penelatave të Pierre-Auguste
Renoir; në periudhën tjetër, ai pikturoi sipas një mënyrë fauviste dhe përdori
ngjyra më të gjalla, dhe jorealiste, duke sugjeruar kanavacat e Henri Matisse
dhe Adre Derain. Në të vërtetë, shumë nga pikturat e Magritte nga vitet 1940
duken sikur janë kopjuar nga krijmtaria e dikujt tjetër. Aty ka po ashtu një
element karikaturist në kompozimet e tij ‘vache’; ato janë pjesë e kategorisë së
“pikturabe të këqia,” një estetikë që rrezaton sot në veprat e artistëve si Philip
Guston dhe Laura Owens.   

 

Dhe, sigurisht që, është
edhe vepra më e famshme e Magritte, të cilën e njohin shum
ë njerëz edhe pse ata
mund të mos
dinë emrin e artistit. Piktura “Tradhëtia
e imazheve” e vitit 1929, e lidhte artin e Magritte me filozofitë e rëndësishme
të përfaqësimit. Artisti thjesht pikturoi një llullë duhani me ngjyr
ë kafe
dhe t
ë zezë sipër fjalëve të cilat thonë “kjo nuk është një
llull
ë”. Kjo kanavacë nënvizon faktin që, shikuesi nuk po shikon një
llullë, por një pikturë të një llullëe; pra dallimi ndërmjet artit dhe
realitetit. Diçka e till
ë u kthye në një shqetësim madhor për
Gjeneratën e Fotografive në vitet 1970 dhe 1980, të cilat në t
ë njëjtën mënyrë nënvizonin faktin që trillimet e dukshme në këto fotografi (‘Snapshots’) nuk përfaqësonin
të vërtetën, por këndvështrimin e sajuar të një artisti.  

 

Magritte, më shumë
sesa çdo artist në shekullin e kaluar, e ktheu në projektin e tij për të shkatërruar
besimin tonë tek ngjashmëritë pamore. Ai jetoi përgjatë periudhave të dhunshme
që frymëzuan shumë evropian
ë për të vënë në pikëpyetje qeveritë,
fenë dhe dekadencën e tyre njer
ëzore; veprat e tij të artit në mënyrë
të ngjashme i kërkojnë shikuesit që të rivlerësojnë pranimin e tyre mbi atë që
ata shikojnë. Duke qenë se, teknologjia e përmirësuar me shpejtësi amplifikon
aftësinë tonë për të shformuar imazhet në mënyrë realiste, është e rëndësishme më
e shumë sesa kurrë që të shqyrtojmë se çfarë është dhe çfaë nuk është një llullë.
    

 

(Imazhi 1: René Magritte me Femrën Shishe, rreth vitit
1955)

 

(Imazhi 2: René Magritte, “Biri i njeriut”, 1964)

 

(Imazhi 3: René Magritte, “Tradhëtia e imazheve” [Ceci n’est
pas une pipe
], 1929)

 

(Imazhi 4: René Magritte, “Mrekullitë e natyrës”, 1953)

 

(Imazhi 5: René Magritte, Georgette
Magritte (bashkëshortja) dhe Jackie, ‘son chien dans l’appartement du Coq sur
Mer
, 1947)

 

(Imazhi 6: René
Magritte, “Familja e madhe”, 1963)

 

(Imazhi 7: René
Magritte, “Stina e pestë”, 1943)

 

(Imazhi 8: René Magritte, “Sekreti i dyfishtë”,
1927)

 

Burimi: https://www.artsy.net/article/artsy-editorial-rene-magritte

 

Përzgjodhi dhe përktheu
– ENKELEDA SUTI.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty