PIKTURËRene MagrittePIKTURA “FAMILJA E MADHE”, 1963 NGA RENE MAGRITTE

PIKTURA “FAMILJA E MADHE”, 1963 NGA RENE MAGRITTE

-

Piktura “Familja e madhe” (‘La Grande Famille’) u krijua nga
Rene Magritte në vitin 1936. Në shikim të parë, pyetja e menjëhershme që mund të
ngrihet është papërshtatshmëria e titullit, duke qenë se në të nuk ka asnjë
imazh të një familjeje, të një njeriu apo diçka të tillë. Megjithatë, kjo nuk
duhet t’ju çudisë duke qenë se, Magritte është i mirënjohur për kënaqësinë e madhe
që ai ndjente nga konfuzimi i shikuesve të tij.

Sfondi i “Familjes së madhe” paraqet një qiell të zymtë, apo
në prag të një stuhie, apo mos ndoshta drita rozë në horizont është fundi i një
stuhie? Retë ogurzeza së bashku me detin e dallgëzuar poshtë, evokojnë ndjenja
të trazuara, ndoshta duke simbolizuar sprovat apo mundimet që shpesh familjet i
durojnë së bashku.

 

Në anën tjetër, kemi një kontrast të rëndësishëm ndërmjet zymtësisë
përreth dhe zogut të bardhë përpara, një simbol i zakonshëm i paqes. Ky zog, si
një dritare, tregon brenda siluetës së tij një qiell të qetë, blu me re të
bardha të fryra, të cilat na shkaktojnë një ndjesi ngrohtësie, pak a shumë si
ato që përjetojmë ne një ditë të bukur vere. Zogu mund të përfaqësojë bashkmin
dhe dashurinë breda një familje. Duke paraqitur harmoninë dhe mosmarrëveshjet,
Magritte ka portretiozuar me mjeshtëri konceptin e familjes tek piktura e tij
“Familja e madhe”, duke evokuar emocionet e rëndësishme dhe të thella përmes
surrealizmit simbolik.

“Të jesh një
surrealist do të thotë të përjashtosh nga mendja të gjitha kujtimet e asaj që
është parë, dhe të kërkosh gjithmonë atë që nuk është parë kurrë.” – Rene
Magritte

 

Burimi:
https://www.renemagritte.org/the-large-family.jsp

 

Përzgjodhi
dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty