ARTArt NaivPIKTURA “BURRI ME KAPELE REPUBLIKE”, 1964 NGA RENE MAGRITTE

PIKTURA “BURRI ME KAPELE REPUBLIKE”, 1964 NGA RENE MAGRITTE

-

Magritte e ka përdorur burrin me kapele republike në disa nga
pikturat e tij. Ndoshta, kjo pikturë nuk është aq e njohur sa pikturat e tjera të
Magritte, megjithatë, ajo është lehtësisht e identifikueshme si një pikturë nga
Magritte, duke na rikujtuar pikturën e famshme “Biri i Njeriut”, 1964.

Vëzhgojeni pikturën dhe detajet e saj. Fytyra e burrit është
e mbuluar, sikur pëllumbi ka fluturuar në kornizë; sikur Magritte të ishte duke
bërë një fotografi të çastit. Zogu po fluturon nga e mjata në të djathtë të
burrit, drejt dritës. Ne nuk i shikojmë sytë e burrit, megjithatë ne shikojmë
syrin e majtë të zogut; tek piktura “Biri i Njeriut”, 1964, ne mund të shikojmë
syrin e majtë të burrit. Dhe kollarja e burrit është një rozë e zbehtë
krahasuar me kollaren e kuqe të ndezur që shfaqet tek “Biri i Njeriut”, 1964. Ndryshe
nga ajo pikturë, kjo pikturë është një kapje nga afër e shpatullave të burrit.
Shikoni sfondin blu pas tij; a mos është ai qielli apo ai është ulur përpara
një sfondi për një portret?

 

Ajo që e tërhiqte Magritte dhe që e bënte atë kaq të ndryshëm
nga shumica e kolegëve të tjerë surrealistë ishte misteri dhe ndjesia e
ëndërrimit. Joan Miro përkrahu qasjen “automatike”, duke e lënë të
pavetëdijshmen të përcaktonte linjat; Dali që arriti në botën e ëndrrave, duke
u rikthyer tek arti tredimensional dhe ai figurativ në veprat e tij të
mëvonshme, Magritte i qëndroi besnik kanoneve (traditës) së tij të dimensioneve
të sheshta dhe imazheve të ngrira. Ajo që kërkonte Magritte dhe që ai e ka
arritur me mirë me veprën e tij, nuk kishte të bënte edhe aq shumë me sfidimin
e shikuesit se sa me zgjimin e kureshtjes për ta parë jetën të çliruar nga
konkretja dhe e tashmja.

Burimi:
https://www.renemagritte.org/man-in-a-bowler-hat.jsp

Përzgjodhi
dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty