ARTKritikë & EstetikëPËRSE KA RËNDËSI E BUKURA? Nga Roger Scruton

PËRSE KA RËNDËSI E BUKURA? Nga Roger Scruton

-

Dokumentar i BBC

 

Nëse kurdoherë, nga periudha 1750 – 1930, do
të pyesnit njerëzit e kulturuar t
ë asaj kohe se “Cili është qëllimi i poezisë, artit apo i muzikës?”, ata do t’ju përgjigjeshin:
“E bukura!”. Nëse do t’i pyesnit se “Përse e bukura?, – ata do t’ju përgjigjeshin:
“Sepse e bukura është një vlerë po aq e rëndësishme sa e vërteta dhe e mira. Më
von
ë, në shekullin e 20-të, e bukura ndaloi së qeni e rëndësishme.
Asokohe, arti synonte m
ë tepër të shkaktonte shqetësim
dhe të thyente tabutë morale. Si i tillë, arti nuk kishte lidhje me të bukurën,
por me origjinalitetin, pavarësisht se si arrihej ky dhe kostove t
ë tij morale. Jo vetëm që arti e ka kthyer të shëmtuarën
n
ë kult, por edhe arkitektura mbetet po aq sterile. Sot nuk
janë të shëmtuara vetëm gjërat që na rrethojnë, por edhe gjuha, muzika dhe
sjelljet tona janë të ashpra, të vet
ëqendërzuara dhe egoiste,
a thua se e bukura dhe shija e mirë nuk kanë më vend në jetën tonë. Mbi këto gjëra
shkruhet me të madhe vetëm një fjalë dhe ajo
është: UNË! – përfitimet e mia, dëshirat
e mia, kënaqësitë e mia. Artit s’i ka mbetur asnjë përgjigje mbi k
ëtë veç të thotë: “Po, jepi! Vazhdo!” Unë mendoj se ne po
e humbasim të bukurën dhe rreziku që rrjedh nga kjo humbje është se bashkë me të
bukurën, ne do të humbasim edhe kuptimin e jetës. 

 

Jam Roger Scruton,
filozof dhe shkrimtar. Profesioni im është të ngre pyetje. Vitet e fundit kam ngritur
pyetje mbi të bukurën. E bukura ka qenë thelbësore për qytet
ërimin tonë për thuajse 2000 vjet. Që nga fillimi i saj në
Greqinë e lashtë filozofia është marrë me vendin që zë e bukura në art, muzikë,
arkitekturë dhe në jetën tonë të përditshme. Filozofët kanë argumentuar se nëpërmjet
kërkimit të së bukurës ne i japim formë botës si një të tërë. Kjo na ndihmon edhe
për të kuptuar natyrën tonë dhe qenien tonë shpirtërore. Por bota jonë i ka
kthyer shpin
ën së bukurës. Për këtë shkak gjendemi të rrethuar nga shëmtia dhe asgjësimi. Unë dua
t’ju bind mbi rëndësinë e së bukurës, mbi at
ë se ajo nuk është vetëm diçka subjektive, por një nevojë
universale e qenies njerëzore. Nëse ne ia mohojmë vetes këtë nevojë, atëherë do
t
ë gjendemi në një shkretëtirë shpirtërore. Unë dua t’ju
tregoj rrugën se si të dilni nga kjo shkretëtirë. Ajo është rruga që do t’ju çoj
ë në shtëpi.

 

Mjeshtrit e mëdhenj të së shkuarës ishin të vetëdijshëm për kaosin dhe vuajtjet e mëdha
në jetën e njeriut. Por ata kishin një zgjidhje për këtë dhe kjo ishte e
bukura. Veprat e bukura të artit t
ë japin ngushëllim në vuajtje
dhe t
ë
mbështesin
në gëzim. Ato na tregojnë se jeta
ia vlen të jetohet. Shumë nga artistët modernë janë të shqetësuar nga kjo detyrë
e shenjtë që ka arti në jetët tona. Ata mendojnë se thjeshtësia e jetës së përditshme
nuk mund të shpjegohet. Por në vend të kësaj ato duhet të shfaqen përpara
publikut. Ky model është vendosur një shekull m
ë parë nga artisti francez Marcel Duchamp, i cili nënshkroi
një pishuar nën firmën fiksive si R. Mutt (1917), dhe e paraqiti atë në një
ekspozitë. Veprimi i tij ishte satirik dhe kishte p
ër qëllim të përqeshte botën e artit dhe snobizmin që ecën
krah për krah me të. Por ky veprim i Duchamp-it është interpretuar në një mënyrë
tjetër, për të thënë se çdo gjë mund të jetë art, si p.sh. një dritë që fiket
dhe ndizet, një kanoçe konservë me jashtëqitje njeriu, madje edhe një rresht me
tulla. N
ë këtë
mënyrë
, arti nuk ka më status të shenjtë. Ai nuk na ngre më në një nivel më të
lartë moral dhe shpirtëror.
Është thjesht një veprim njerëzor
ndaj një tjetri. Dikur arti ngrinte lart kultin e së bukurës, ndërsa tani kemi
kultin e së shëmtuarës. Duke qenë se në kohët tona bota është shqetësuese, edhe
arti duhet të jetë i tillë, shqetësues. Ata që jan
ë në kërkim të së bukurës në art janë jashtë realitetit modern të kohës ku
jetojmë. Ndonjëherë qëllimi është që ai, arti, të na trondit
ë. Por ajo që na trondit herën e parë, bëhet e mërzitshme nëse
përsëritet. Kjo e ka kthyer artin në një shaka, e cila dikur mund të ishte edhe
argëtuese. Por arti krijues nuk arrihet vet
ëm në këtë mënyrë, pra duke pasur një ide. Sigurisht që
idetë mund të jenë interesante dhe argëtuese, por kjo nuk do të thotë se ajo,
ideja, e meriton termin “art”. Nëse një vepër arti do t
ë ishte thjesht një ide, atëherë çdo njeri mund të bëhet artist dhe çdo objekt mund të jetë një vepër arti. Si e
tillë, nuk ka m
ë nevojë për aftësi,
shije apo krijimtari. Veprat e Duschamp-it vazhdojnë të ndikojnë rrugën e artit
bashkëkohor sot. Arti i sotëm na e tregon botën ashtu siç është, si
ç është këtu dhe tani dhe të gjitha anët e saj të
papërsosura. Por a p
ërbën me të vërtetë art
rezultati? Sigurisht që diçka nuk është vepër arti vetëm sepse ajo ofron një
pjesë të realitetit, duke përfshirë edhe shëmtinë në të.

 

Arti ka nevojë për krijimtari
dhe krijimtaria nuk ka kuptim pa u ndare me t
ë tjerët, duke i bërë thirrje atyre ta shikojnë botën ashtu siç e
shikon artisti. Kjo është arsyeja përse ne gjejmë bukuri në artin naiv të fëmijëve.
Fëmijët nuk përpiqen të na paraqesin ide, por p
ërpiqen të na tregojnë se si e shikojnë ata botën dhe që të ndajnë
me të tjerët atë që ata ndjejnë. Diçka e ngjashme me kënaqësinë e dëlirë që
gjendet te fëmijët gjendet te çdo vepër e vërtetë arti. Por vetëm krijimtaria
nuk mjafton. Aftësitë e artistit kërkojnë që ai të jetë në gjendje të tregojë të
vërtetën nën dritën e idealit duke e transformuar atë. Këtë ka arritur
Michelangelo-ja në portretin e tij të madh të David-it. Kur shikojmë kopje të
derdhura të Davidit, ato nuk ngjajn
ë aspak
bukura sepse atyre u mungon substanca kryesore, krijimtaria.

 

Diskutimet që më lindën janë të rrezikshme. Në kulturën e sotme demokratike
shpesh njerëzit mendojnë se është e papranueshme që të gjykosh shijen e dikujt
tjetër. Disa, madje, ofendohen nëse thua se ka një dallim midis shijes së mirë
dhe asaj të keqe, ose se ka rëndësi ajo që shikon. Mbase njerëzit e kanë humbur
besimin e tyre tek e bukura sepse ato kanë humbur besimin e tyre tek idealet. Ekziston
vetëm bota e uris
ë së pangupur. Nuk
ka vlera të tjera përveç atyre utilitare. Diçka ka vlerë vet
ëm nëse ajo mund të përdoret. Përse mund të përdoret e
bukura?
Oscar Wilde ka shkruar se “i gjithë
arti është absolutisht i padobishëm”. Për Wild e bukura kishte një vlerë shumë
më të madhe sesa dobia. Njerëzit kanë nevojë për gjëra të padobishme, madje
edhe më shumë sesa për gjërat e dobishme në jetët e tyre. Mendojeni! P
ërse mund të nevojitet dashuria, miqësia, adhurimi? Për asgjë! E njëjta
gjë vlen edhe për të bukurën. Shoqëria jonë konsumatore i jep p
ërparësi dobisë. E bukura s’është veçse një efekt anësor. Duke qenë se
arti është i padobishëm, atëherë nuk ka rëndësi se çfarë lexon, çfarë shikon
apo çfarë dëgjon. Jemi të rrethuar nga mesazhe të nxitura nga nevoja q
ë  nuk ngopen kurrë.
Kjo është arsyeja përse e bukura po zhduket nga bota jonë. Në botën e sotme një
reklamë është më e rëndësishme sesa një vepër arti dhe shpesh veprat e artit përpiqen
të kapin vëmendjen tonë në të njëjtën mënyrë siç bëjnë reklamat, duke na u
paraqitur si të papërpunuara ose të paturpshme. Ashtu si reklamat, sot veprat e
artit përpiqen që të krijojnë një markë edhe nëse ato s’kanë asnjë produkt për
të shitur përveç vetes.

 

E bukura është si një rrugë me dy drejtime, që shkojnë njëra nga kulti i së shëmtuarës në art dhe tjetra nga kulti i
dobisë në jetën e përditshme. Në botën e arkitekturës moderne këto dy kulte
bashkohen në një. Në fillim të shekullit të 20-të, arkitektët, ashtu si dhe artistët,
u treguan t
ë paduruar me të bukurën, duke e zëvendësuar atë me dobinë.
Arkitekti amerikan Louis Sullivan është shprehur se “forma duhet të jetë në
funksion të dobisë”. Pra, mos mendoni se si duket një godinë, por filloni të
mendoni se cili është qëllimi i saj, kujt i shërben ajo?! Doktrina e Sullivan-it
është përdorur si justifikim p
ër krimin më të madh që ka parë bota ndaj së bukurës. Ky është krimi i arkitekturës moderne. Por
nëse diçka është e shëmtuar, atëherë ajo do ta humbasë dobinë sepse askush nuk
dëshiron të jetojë apo t
ë punojë në një vend të shëmtuar.
Në vitet ‘60 publiku filloi të reagonte ndaj realitetit të shëmtuar të blloqeve
prej betoni që filluan t
ë lulëzonin në atë kohë,
por arkitektët i zëvendësuan ato me një lloj tjetër ‘plehre’, si
ç ishin muret prej xhami, ndërtimet prej çeliku apo detajet
absurde të cilat nuk kanë asnjë lidhje. Kjo më bën t’i rikthehem shprehjes së Wilde-it.
N
ëse do t’i jepnim më tepër rëndësi dobisë, do ta kemi davanë të humbur, por nëse rëndësi më të madhe do të
ketë
bukuria, ne  do ta kemi
fituar atë përgjithmonë. Pra del se asgjë nuk është m
ë e dobishme sesa e padobishmja. Këtë e gjejmë tek arkitektura tradicionale me gjithë detajet e saj. Ornamentet na çliruan nga tirania e dobisë
dhe nga nevoja që kemi për harmoni. Në një farë mënyre, diçka e tillë na bën të
ndjehemi t
ë
rehatuar
pasi na kujton se ne jemi shumë më tepër sesa vetëm nevojat tona praktike. Ne nuk udhëhiqemi vetëm
nga nevoja t
ë nivelit kafshëror, siç janë ushqimi dhe gjumi, por kemi gjithashtu edhe nevoja
morale dhe shpirtërore, dhe nëse këto nevoja nuk plotësohen, po kështu të
paplotësuar do të mbetemi edhe ne. Ne e dim
ë çfarë do të thotë që
edhe në jetën tonë të përditshme të ngazëllehemi me gj
ërat e vogla, të kalojmë nga bota e urisë së pangopur në
sferën e ndriçuar të plotësimit
– një rreze drite, një
melodi e harruar, fytyra e dikujt që kemi dashur – këto janë gjëra q
ë na shfaqen papritur dhe pikërisht atëherë kuptojmë se jeta ia vlen të jetohet. Janë momente të paçmuara,
gjatë të cilave ndjejmë praninë e botëve të tjera më të larta.

 

Qysh prej ngjizjes së qytetërimit perëndimor poetët dhe filozofët e kanë
konsideruar përjetimin e së bukurës si thirrjen tonë drejt hyjnores. Platoni, që
shkruante në Athinën e shekullit të IV përpara Krishtit, argumentonte se e
bukura është simbol i një rendi tjetër më të lartë. “Me t
ë bukurën në mendje  – thoshte ai, – ju
do të jeni në gjendje të ushqeni virtytet e vërteta dhe të bëheni kështu miq të
Zotit.” Platoni ishte një idealist. Ai besonte se ne, njerëzit, jemi pelegrinë
dhe mysafir
ë në këtë botë, ndërkohë që aspirojmë përtej, për të
shkuar te “Roma e përjetshme”, aty ku do të bashkohemi me Zotin. Zoti ekziston
në një botë transhendente të cilën ne njerëzit e aspirojmë, t
ë cilën nuk arrijmë ta njohim dot në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Njëra nga mënyrat për arritjen e saj në tokë është nëpërmjet përjetimit të së
bukurës. Kjo duhet si paradoks.

 

Për Platonin e bukura
ishte para së gjithash dhe mbi të gjitha bukuria e fytyrës dhe e formës njerëzore.
Dashuria për të bukurën, mendonte ai, e ka origjinën tek erosi, një pasion të
cilin e ndjejmë të gjithë ne. Ne do ta quanim këtë pasion dashuri romantike. Për
Platonin, erosi
është një forcë kozmike e cila rrjedh tek ne në formën e dëshirave
seksuale. Por nëse bukuria njerëzore ndjell dëshir
ë, si mund të ketë ajo lidhje me hyjnoren? Dëshirat i
takojnë individit, jeta në këtë botë është një pasion i shpejt
ë. Dëshirat seksuale na ofrojnë një zgjedhje: adhurim ose uri
e pangopur, dashuri ose epsh. Epshi merr, dashuria jep. Epshi sjell shëmti, shëmtinë
e marrëdhënieve njerëzore në të cilën njëri nga personat e trajton tjetrin si një
instrument të zëvendësueshëm. Për të arritur te burimi i së bukurës, ne duhet të
jemi në gjendje ta kapërcejmë epshin. Dëshira pa epsh është ajo që ne kuptojmë me
dashurin
ë platonike. Kur ne gjejmë bukurinë te një person i ri,
kjo ndodh sepse ne kërkojmë dritën e përjetësisë, ato tiparet hyjnore të cilat
nuk janë të kësaj bote. Bukuria e formës njerëzore është ftesë për t’u bashkuar
me të shpirtërisht, jo fizikisht. Kështu, ndjenja jonë për të bukurën është një
ndjesi fetare dhe jo emocion seksual. Kjo teori e Platonit është magjepsëse. Ai
mendonte se e bukura është një mysafir prej një bote tjetër dhe ne nuk mund të
bëjmë asgjë për këtë veçse t’i g
ëzohemi shkëlqimit të saj. Çdo
gjë tjetër e ndot dhe e çshenjtëron atë duke shkatërruar aurën e saj të shenjtë.
Teoria e Platonit mbetet një nga teoritë me më shumë ndikim në histori. Përgjatë
qytetërimit tonë poetët, tregimtarët, piktorët, priftërinjtë dhe filozofët janë
frymëzuar nga këndvështrimet e Platonit për seksin dhe dashurinë. Po t’i
drejtohemi poezive, do të gjejmë se si janë përpjekur poetët të paraqesin
vizionin platonik të erotikes.

 

Piktori i rilindjes
italiane
Sandro Botticelli e ka
ilustruar këtë teori të Platonit në pikturën e tij të famshme “Lindja e Venusit”,
e cila tregon lindjen e perëndeshës së dashurisë erotike. Venusi e shikon botën
nga një vend tjetër, që shkon përtej dëshirës. Ajo na fton t’i kapërcejmë nevojat
tona t
ë
pangopura
tokësore dhe t’i bashkohemi asaj përmes dashurisë së pastër të së bukurës. Modelja e
Botticelli-t ishte Simonetta Vespucci. Botticelli e deshi atë deri në fund të
jetës së saj të shkurtër. Madje kërkoi të varrosej n
ë këmbët e saj. Për të ajo përfaqësonte idetë e Platonit.
Ajo ishte bukuria që mund të soditej, por që nuk mund të zotërohej.

 

Platoni dhe Botticelli
na m
ësojnë se bukuria e vërtetë shtrihet përtej dëshirave seksuale.
Ndaj ne mund ta gjejmë të bukurën jo vetëm në një person të ri të dëshirueshëm,
por edhe n
ë një fytyrë të plakur e plot dhimbje e mençuri, siç i ka
pikturuar Rembrandt-i. Bukuria e një fytyre ka të bëjë me jetën që ajo shpreh. Ajo
është mishi që kthehet në shpirt. Duke parë atë, ne shohim drejt e në shpirt. Rembrandt-i
na ka treguar se e bukura mund të gjendet edhe në gjërat e thjeshta të jetës së
përditshme. Ajo gjendet rreth nesh dhe na duhen vetëm sytë për ta parë dhe zem
ër për ta ndjerë. Edhe ngjarja më e thjeshtë mund të kthehet në diçka të bukur nëpërmjet paraqitjes
me zemër që piktori i bën asaj.

 

E bukura është vetë zbulesa e Zotit, këtu dhe tani. Kjo qasje fetare ndaj së
bukurës zgjati për 2000 vjet. Por në shekullin e shtat
ëmbëdhjetë, me shpërthimin e Revolucionit Shkencor, dolën në pah farat
e para të dyshimit mbi këtë qasje. Kisha mesjetare pranoi këndvështrimin e
lashtë që toka qëndron në qendër të universit, pastaj Koperniku dhe Galilei
provuan se toka vërtitet rreth diellit. Ndërsa, Newton
çoi më tej punën e tyre duke na treguar se bota funksionon si
mekanizmi i një ore ku çdo ndodhi është pasojë e një veprimi ndaj një veprimi paraprijës.
Ky ishte vizioni i ndriçuar që e përshkroi botën tonë si një vend ku nuk ka vend
për Zotin apo për shpirtin, as për idealet dhe vlerat. Nuk ka vend për asgjë përveç
lëvizjes mekanike që e rrotullon Hënën rreth Tokës dhe Tokën rreth Diellit pa
asnjë qëllim.

 

Në qendër të universit njutonian
qëndron një boshll
ëk shpirtëror. Këtë boshllëk
e plotësoi një filozof në veçanti. Ai ishte
Anthony
Ashley Cooper, konti i 3-të i Shaftesbury-it. Sipas tij, shkenca mund ta shpjegoj
ë botën, por ky këndvështrim është
i paplotë. Ne mund ta shohim botën edhe nga një perspektivë tjetër. Jo për ta
shpjeguar, por për t
ë përjetuar
ekzistencën e saj. Ashtu siç mund të sodisim një peizazh apo një lule. Ideja që
bota është e magjishme dhe që për ta ndjerë këtë nuk ka nevojë për asnjë
doktrinë fetare i dha përgjigje një nevoje emocionale shumë të thellë. E bukura
nuk u soll në tokë nga Zoti, por u zbulua nga njerëzit. Idetë e Shaftesbury-të
inkurajuan kultin e së bukurës duke i ridhënë artit dhe natyrës vendin që i
takon
. E
bukura do ta plotësonte atë zbrazëtinë e madhe të krijuar nga shkenca. Pas këtij
momenti artistët nuk ishin më tregimtarë të historive të shenjta në shërbim të
kishave, por ato rizbuluan historitë duke interpretuar vet
ë sekretet
e natyrës. Peizazhet që dikur ishin thjesht sfonde të tablove me p
ërmbajtje të shenjtë u kthyen në plan të parë, ku shpesh figura
njerëzore humbiste në tërësinë e saj. Por për Shaftesbury-n, ne nuk kemi nevoj
ën e pashmangshme të një vepre arti për të vlerësuar
bukurinë e botës. Duhet vet
ëm ta
shikojmë një imazh me kthjellt
ësi dhe
pa emocion. Shaftesbury na thotë: “Mjaft i shpjeguat apo i shfrytëzuat gjërat,
shikojini ato! Vetëm atëherë do ta kuptojmë kuptimin e tyre. Mesazhi i lules është
lulja. Budistët kanë thënë gjëra të ngjashme. Vetëm duke m
ënjanuar
punët dhe interesat tona
, pa
dyshim q
ë do të takojmë të vetë të vërtetën e lules. Vetëm duke i parë gjërat në këtë mënyrë
do të jemi në gjendje të zbulojmë bukurinë e tyre.

 

Filozofi i madh i iluminizmit,
Immanuel Kant, ka qenë thellësisht i ndikuar nga idetë e Shaftesbury-t. Kanti
ka shpjeguar se ne mund ta përjetojmë të bukurën vetëm kur i l
ëmë mënjanë interesat tona; kur i shohim gjërat jo me qëllimin
për t’i përdorur apo për t
ë shpjeguar
funksionimin e tyre, për të kënaqur nevojat apo urit
ë
tona, por thjesht për t’i p
ërthithur
dhe pranuar për atë që janë. Mendoni sa g
ëzim ndieni
kur mbani foshnjën e një miku në krahë. Ju nuk keni asnjë qëllim, nuk doni ta hani, as ta përdorni për ndonjë gjë, apo të
bëni eksperimente shkencore me të, ju thjesht keni dëshirë ta kundroni dhe të
ndjeni rrezen e madhe të dritës që buron prej saj kur vëmendja juaj është e përqendruar
e gjitha te foshnja dhe jo te vetja juaj. Kjo është ajo që Kanti e ka përshkruar
si “sjellja e painteresuar” dhe ky është qëndrimi në themel të përjetimit tonë
ndaj së bukurës. Të shpjegosh një gjë të tillë është tejet e vështirë pasi nëse
nuk e keni përjetuar kurrë diçka të tillë, ju nuk mund ta kuptoni se për çfarë
bëhet fjalë. Por çdo njeri kur d
ëgjon
muzikë, kur sheh një peizazh apo kur lexon një poemë, që të jep ndjesinë se përmban
thelbin e asaj që është duke përshkruar, çdo njeri që ka përjetuar diçka të
tillë, thotë: “Po, kjo mjafton!” Por përse është kaq e rëndësishme kjo përvojë?
Takimi me të bukurën është kaq i menjëhershëm, kaq i gjallë dhe kaq personal
saqë vështirë që t’i përkasë botës së rëndomtë. Megjithatë, e bukura buron edhe
nga gjërat e thjeshta. A është kjo një veçori e botës apo pjellë e imagjinatës?
Pjesën më të madhe të kohës jetët tona v
ërtiten
rreth
shqetësimeve të përditshmërisë
sonë
, por ka momente kur gjendemi jashtë kësaj sfere të
nevojave dhe të interesave tona të përditshme, diçka që nuk i përket kësaj
bote. Nga Platoni deri te Kanti, filozofët janë përpjekur të kapin mënyrën e çuditshme
se si na përndjek e bukura si një rreze drite, apo kërkimi i dashurisë. Për
Platonin një përjetim i tillë kishte të bënte me origjinën e saj
trandshendente. Dashuria dhe e bukura na flasin si zëri i Zotit. Kanti,
gjithashtu, edhe pse në një mënyrë më të kthjellët, besonte se përjetimi i së
bukurës na lidh me ekzistencën mistike të qenies. Nëpërmjet së bukurës në
gjendemi në praninë e së shenjtës. Mund ta kuptojmë rëndësinë e kësaj që kanë
thënë filozofët duke menduar për atë që ndjejmë pran
ë
vdekjes, veçanërisht kur humbasim dik
ë
duam. Ne e shikojmë me përçmim trupin nga e cili ka fluturuar jeta, hezitojm
ë të prekim trupin e të vdekurit, duke e parë atë si një gjë
që nuk i përket botës sonë, thuajse një mysafir nga një sferë tjetër.

 

Përjetimi transhendent që ka frymëzuar
Platonin është i njëjt
ë me përjetimin
e dashurisë. Edhe kjo është pjesë e universit njerëzor dhe është një përjetim i
llojit më të çuditshëm. Fytyra dhe trupi i të dashurve tanë përmbajnë jetën, por
gjithashtu ato janë edhe si trupi i dikujt që ka vdekur, sikur ata nuk i përkasin
botës së përditshme. Poetët kanë shpenzuar mijëra fjalë për të shpjeguar këtë përvojë
e cila nuk kapet tërësisht nga asnjë fjalë. Por këto ndryshime në jetë, si
nevoja për t’u bashkuar me një qenie tjetër apo humbja e një njeriu të shtrenjtë,
janë momente të shenjta për ne. Nëse shikojmë historinë e ideve të së bukurës,
gjejmë edhe arsyet përse filozofët dhe artistët kanë pasur nevojën të lidhin të
bukurën me të shenjtën dhe ta shohin nevojën tonë për të bukurën si një gjë më
të thellë në qenien tonë si njerëz si pjesë e botës sonë të mbushur me vuajte,
dhimbje dhe rrezik. Ashtu si ish-besimtarët që e kanë humbur tanim
ë besimin e tyre dhe kanë nevojë të përqeshin idealet dikur
të adhuruara, në të njëjtën mënyrë edhe artistët sot ndiejn
ë nevojën ta trajtojnë
jetën njerëzore në mënyra poshtëruese dhe të tallen me gjurmimin e së bukurës. Një
sjellje e tillë është edhe mohim i dashurisë. Nj
ë
përpjekje
për rikrijim të
botës si një vend që nuk ka më vend për dashurinë. Për mua ky është tipari më i
rëndësishëm i kulturës tonë postmoderne. Kjo është një kulturë q
ë na thotë se njeriu nuk meriton dashuri, ai është i padëshiruar. Sigurisht që ky zhbirim drejt kësaj ane të njeriut nuk
përbën asgjë të re. Që në fillim të qytet
ërimit
kjo ka qenë një nga detyrat kryesore të artit, rr
ëmbimi
i asaj
që është më
e dhimbshme në gjendjen njerëzore dhe kthimi i saj në një vepër arti.

 

Arti ka fuqinë që të gjejë të
bukurën edhe n
ë aspektet më negative
të gjërave. Edhe në praninë e vdekjes fytyra njerëzore mund të jetë fisnike, të
tregojë mëshirë. Arti është një mënyrë për të pranuar vdekjen. Arkitektura që
nuk respekton të shkuarën, nuk respekton as të tashmen sepse ajo nuk respekton
nevojat baz
ë të njeriut përkundrejt saj, që lidhen
me
ndërtimin e një banësë
të qëndrueshme. Mjeshtrit e së shkuarës e kanë kuptuar nevojën shpirtërore të
njeriut, ashtu siç kanë kuptuar edhe urit
ë tona
më kafshërore. Për Platonin, e bukura ishte rruga drejt Zotit. Ndërsa mendimtarët
e iluminizmit e kanë parë të bukurën dhe artin mënyrën sipas së cil
ës ne shpëtojmë vetveten nga rutinat e pakuptimta duke u
ngritur kështu në një nivel më të lartë. Por arti ia ka kthyer krahët së bukurës.
Ai është kthyer në skllav të kulturës s
ë
konsumit
duke ushqyer kënaqësitë dhe veset tona dhe duke na zhytur
në vet
ëneveri. Për mua ky është
mësimi i formës më të shëmtuar të artit dhe arkitekturës moderne. Ato nuk tregojnë
realitetin, por hakmerren ndaj tij duke na lënë pa atë vend që mund të kishte
qenë shtëpia jonë, të pangushëlluar dhe të asgjësuar në një shkretëtirë shpirtërore.
Q
ëllimi nuk ka
të bëjë me pranimin e këtij asgjësimi, por me kërkimin e rrugës së shpëtimit për
të dalë nga kjo shkretëtirë, në një vend kur e vërteta dhe ideali të ekzistojnë
ende në harmoni. Në jetën time unë e kam gjetur këtë rrugë më lehtësisht nëpërmjet
muzikës sesa nëpërmjet çdo lloj forme tjetër arti. Në këtë dokumentar e kam përshkruar
të bukurën si një burim thelbësor. Nëpërmjet kërkimit të së bukurës ne i japim
botës formën e shtëpisë. Duke bërë këtë, ne shumëfishojmë gëzimin dhe gjejmë
ngushëllim për vuajtjet tona. Arti dhe muzika i japin kuptim jetës sonë të përditshme;
nëpërmjet tyre ne jemi në gjendje të përballojm
ë
shqetësimet tona
dhe të gjejmë ngushëllim dhe paqe në praninë e tyre. Ky
kapacitet i së bukurës për të zbutur vuajtjet tona është një nga arsyet përse e
bukura mund të shikohet si një zëvendësuese e fesë. Përse t’i japim përparësi
fesë? Përse të mos themi që feja është një zëvendësuese e së bukurës? Për të
shkuar edhe më tej, përse t’i përshkruajmë të dyja si kundërshtare kur në fakt
e bukura dhe e shenjta janë dy dyer drejt një hapësire të vetme dhe në atë hapësirë
të vetme ne gjejmë shtëpinë tonë?

 

Link: https://www.youtube.com/watch?v=bHw4MMEnmpc

 

Përzgjodhi dhe përktheu
– Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty