ARTArt MetafizikGIORGIO DE CHIRICO: Surrealist përpara Surrealistëve!

GIORGIO DE CHIRICO: Surrealist përpara Surrealistëve!

-

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES

Artisti
italian rebel, i cili pretendonte se ishte “i vetmi njeri që e kishte kuptuar
me të vërtetë Nietzsch-n’, adhurohej nga Surrealistët, ishte një influencë për Edward
Hopper-in dhe Alfred Hitchcock-un, dhe i adhuruar nga Andy Warhol.

1 AI ISHTE NGA QYTETI KU ARGONAUTËT MITIK (REFERUAR
MITOLOGJISË GREKE) NISESHIN PËR LUNDRIM

Giorgio
de Chirico (1888-1978) u lindnga prindër italian në qytetin bregdetar Volos të
Greqisë, ku i ati i tij ishte i punësuar si inxhinier hekurrudhash. Në mitologjinë
greke, ishte nga Volosi që Jason-i dhe Argonauts-i ishin nisur në kërkim të“Qethjes
së Artë” (Në mitologjinë greke, “Qethja e Artë” është gëzofi i dashit të krahut
të artë, me krahë, Chrysomallos, i cili u mbajt në Kolchis. Qethja është simbol
i autoritetit dhe mbretërisë). Megjithëse, ai u largua nga Greqia kur ishte
ende djalë i vogël, historia klasike e vendit la përshtypje të thella tek ai. Përgjatë
karrierës së tij, mitologjia greke ishte një burim i rregullt frymëzimi
artistik. Përqafimi përfundimtar ishte princi Trojan, Hector dhe bashkëshortja
e tij Andromeche, përpara se Hector të ndeshej për vdekje me Akilin – ishte një
çast së cilës de Chirico iu rikthye sërish dhe sërish.

2 NIETZSCHE ISHTE NJË FËRYMËZIM I MADH PËR TË

Kur
ishte i ri, de Chirico studioi për art në Mynih dhe ai përvetësoi stilin e
vonshëm Romantik të Arnold Böcklin, me ajrin e tij melankolik misterioz dhe ëndërronjës.
Megjithatë, me po aq influencë mbi të si për çdo piktor tjetër, ishte filozofi Friedrich
Nietzsche. Në një letër për mikun e tij në vitin 1910, de Chirico shkurante,
‘Unë jam i vetmi njeri që e kam kuptuar me të vërtetë Nietzsche – këtë e tregon
e gjithë vepra ime.’ Gjermani kishte argumentuar se, njeriu ishte një i huaj në
një botë pa Zot me gjëra të huaja dhe të pakuptimta, ku nuk ka asnjë të vërtetë
të dukshme.

3 AI ISHTE NJË “SURREALIST” PËRPARA SURREALISTËVE

De
Chirico e bëri emrin me veprat e tij me pika (nga viti1910 e më tej) në mënyrë
të dukshme nga objekte pa asnjë lidhje me njëri-tjetrin dhe jashtë madhësive
normale. Këto imazhe trullosëse forcuan gjithashtu në mënyrë të qëllimshme një
perspektivë të shformuar dhe, sipas Tate (referuar Muzeut Tate, në Londër),
kapnin ‘një botë vizionare të mendjes, përtej realitetit fizik’. Ato u bënë të njohura
si shembuj të një stili të quajtur ‘Pittura Metafisica’ (Piktura Metafizike)
dhe që më vonë do të ishin një influencë madhore për Surrealistët pak a shumë
një dekadë më vonë. Poeti Guillaume Apollinaire e kishte përshëndetur de
Chirico-n si ‘piktorin më të jashtëzakonshëm të kohërave tona’.

4 AI DOLI VULLNETAR PËR SHËRBIMIN USHTARAK NË LUFTËN E PARË
BOTËRORE – POR NUK U PRANUA

Italia
iu bashkua krahut të Aleatëve në Luftën e Parë Botërore në vitin 1915, dhe de
Chirico u vendos në qytetin verior të Ferrara-s. Megjithatë, majori i
regjimentit ku ishte caktuar ai, ndjente se ai do të ishte me i përshtatshëm për
një rol zyre. Kështu, ai do të vazhdonte të pikturonte dhe ishte gjatë kësaj
periudhe që ai prezantoi një nga motivet e tij më të famshëm: manekinin. Manekinët
janë interpretuar në disa mënyra. Për shembull, për disa, ato janë një sugjerim
për të nënkuptuar që njerëzit janë pak më shumë sesa automatë pa qëllim dhe se
njerëzit janë kokë-zbrazët. Cilido qoftë kuptimi i tyre i saktë, manekinët i
shtojnë atmosferës së pikturave të de Chirico-os një lloj ankthi.  

5 AI KA QENË NJË ROMANCIER I VLERËSUAR

De
Chirico i nënshkruante pikturat e tij me fjalët ‘Optimus Pictor’ – nga
latinishtja ‘piktori më i mirë’. Në të shtatëdhjetat e tij, duke parë pas në
karrierën e tij, ai tha se kishte parë ‘progres të vazhdueshëm, një marshim të
rregullt dhe të qëndrueshëm kundrejt atyre majave mjeshtërore, të cilat ishin
arritur vetëm nga pak artistë të përsosur të së shkuarës’. Talentet e tij
shtriheshin gjithashtu edhe në letërsi, dhe romani i tij i (vetëm), ‘Hebdomeros’,
konsiderohet si një vepër e rëndësishme surrealiste.

6 NJË ZBULIM PËRPARA TITIAN-IT E TRANSFORMOI ARTIN E TIJ


fund të Luftë së Parë Botërore, de Chirico u zhvendos në Romë. Gjatë një vizite
në Galerinë Borghese të qytetit, ai shkroi, “më ka ndodhur një epifani dhe kam
kuptuar se çfarë është një pikturë madhështore’ përpara kryeveprës së Ticianit,
“Dashuria e Shenjtë dhe Profane”. Ai ia ktheu kurrizin avantgardës dhe iu
drejtua Mjeshtërve të Vjetër për frymëzim. Një shembull i mirë i këtij
ndryshimi mund të shikohet tek Piazza d’Italia në vitiet 1920 (Mercurio e i
metafisici). Ndryshe nga skenat e tij “Metafizike”, të cilat vendosen në skena
perëndimi, kjo lahet me rreze të ngrohta të ditës mesdhetare dhe vëzhgon
rregullat tradicionale të perspektivës. Një pjesë kompozimi klasik, dy figurat
kryesore (kali në të majtë dhe një burrë lakuriq me një shtizë në të djathtë)
nga një trekëndësh i padukshëm në kullën qëndrore.  

7 AI KISHTE NJË DOBËSI PËR STALIONËT ITALIAN


vitllim të viteve 1920, de Chirico vizitoi muzetë e Romës rregullisht, dhe u
mor me ekzekutimin e modeleve të veprave të Rilinjes si ato nga Raphael,
Carpaccio dhe Lorenzo Lotto. Ai filloi gjithashtu studimin e pikturimit në
tempera dhe me penel. Dashuritë e tij të sapogjetura për të shkuarën, me sa
dukej filtroheshin nëpërmjet zgjedhjes së bashkëshortes së tij: një arkeologe
ruse, e quajtur Raissa Gourevitch Krol. Rreth kësaj kohe, në artin e tij
filluan që të shfaqeshin tre mjedise të reja: gladiatorët romak; kuajt në
plazh; dhe ai vet, në autoportrert për të cilat shpesh de Chirico vishte
kostume të bëra me dorë të stileve të disa shekujve më parë.

8 AI DIZENJOI SKENA PËR “BALLETS RUSSES” (KOMPANI BALETI LËVIZËSE
ME QENDËR NË PARIS)


fund të viteve 1920, de Chirico u ftua nga sipërmarrësi Sergei Diaghilev për të
dizenjuar skenat për kompaninë e tij të baletit, “Ballets Russes”. Në një sërë
pikturash të de Chirico-s ka një ajër si ato të skenave nga kjo periudhë
gjithashtu. Për të treguar se ai nuk e kishte braktisur plotësisht tërheqjen e
tij për surrealen, shpesh pikturat e tij paraqisnin peisazhe brenda një dhome.

9 ATIJ I PËLQENTE QË TË PËRSËRISTE KRYEVEPRAT E TIJ MË TË
MËDHA


dekadat e mëvonshme të karrierës së tij, de Chirico filloi që të bënte
skulptura në terrakota dhe në bronz. Ai përsëriti gjithashtu – apo, siç
trajtohet ndonjëherë, ‘ka ripërpunuar’ – shumë nga pikturat nga ditët e tij
metafizike. Një shembull, ishte Le Muse inquietante (‘Muzat e turbulluara’) e
vitit 1918, e vendosur përkundrejt një sfondi të Këshjellës Estense në Ferrara,
tek e cila u u rikthye në më shumë sesa 20 reaste. Vepra të tilla e ndanin
mendimin kritik, midis adhuruesve të tjerë ishte Andy Warhol – një artist i
mirënjohur për praktikën e përsëritjes së vetë imazheve të tij. Amerikani e lëvdonte
de Chirico-n si dikë me të cilin ai kishte shumë të përbashkëta, ‘Ndjeja sikur
e kisha njohur përgjithmonë’. Në homazh, Warhol prodhoi vetë serigrafinë e tij
mbi “Muzat e turbulluara” në vitin 1982: “Muzat e turbulluara (sipas de Chirico-s).

10 NGA HOPPER DERI TEK HITCHCOCK, INFLUENCA E TIJ ISHTE
SHUMË MË E LARGËT DHE E GJERË


vitin 1978, de Chirico vdiq në Romë, në moshën 90 vjeçare. Deri në atë pikë,
impakti i tij ishte lënë përgjatë të gjithë kulturës perëndimore: më e dukshmja
tek Surrealistët, por gjithashtu tek Edward Hopper dhe regjizor të shumtë.
Peisazhet e shkretuara të qeta ishin një motiv i adoptuar nga Hitchcock,
Antonioni, Fritz Lang dhe nga një sërë regjizorësh të filmave fantastikoshencorë.

Ndërkohë
që, “Muzat e turbulluara” frymëzuan një poemë me të njëjtin emër nga Sylvia
Plath.  

(Imazhi
1:
Giorgio de Chirico [1888-1978])

(Imazhi
2:
Giorgio de Chirico [1888-1978], “Shfaqja e oxhakut”, rreth viteve 1939-1944)

(Imazhi
3:
Giorgio de Chirico [1888-1978], “Kontinenti misterioz”, 1968)

(Imazhi
4:
Giorgio de Chirico [1888-1978], “Zotëria me pushime”, 1964)

(Imazhi
5:
Giorgio de Chirico [1888-1978], “Autoportret me kostum”, 1951)

Burimi:

https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-de-Chirico-8880-1.aspx

Përgjodhi
dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty