ARTArt DixhitalFormat Unike të Vazhdimësisë në Hapësirë nga UMBERTO BOCCIONI

Format Unike të Vazhdimësisë në Hapësirë nga UMBERTO BOCCIONI

-

Guri i themelit të Futurizmit
dhe një kryevepër!

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES

‘LE TA KTHEJMË ÇDO GJË PËRMBYS DHE
TË SHPALLIM ZHDUKJEN ABSOLUTE DHE TË PLOTË TË LINJAVE TË FUNDME.’ – Umberto
Boccioni


11 prill 1912, artisti italian
Umberto Boccioni (1882-1916)
publikoi Manifestin e tij Teknik të Skulpturës Futuriste. Megjithatë, në atë
kohë ai nuk ishte angazuar ende plotësisht si skulptor. Deri në fund të një
vitit më pas, ai kishte skalitur një vepër kaq komplekse dhe përparimtare, saqë
tani, ajo konsiderohet si guri i themelit të Futurizmit, si edhe si një kryevepër.
 

 

Impulset
trunore të Boccioni-t ishte thyerja e blloqeve të lëvizjes dhe konvertimin e
tyre në kurba të cilat shtriheshin përtej formës së trupit të njeriut, përpara rigrumbullimit
të tyre si një figurë që marshon përpara. Siç ka deklaruar edhe vet artisti,
“Format Unike të Vazhdimsisë në Hapësirë” ishte një  “vazhdimësi sintetike” e lëvizjes; një imazh
abstrakt i njeriut duke ecur përpara, me hapa të mëdha, me guxim dhe në vazhdimsi
drejt një bote të re guximtare, në çdo drejtim njëherësh.  

Pas
diplomimit në Akademinë e Arteve të Bukura të Romës, Boccioni e kaloi dekadën e
parë të karrierës së tij duke udhëtuar rreth Evropës. Ndërmjet punëve që bënte
si ilustrator, ai e kalonte kohën duke bërë portrete dhe peisazhe. ‘Ai luhatej ndërmjet
stileve Impresioniste dhe Pointiliste që kishte parë kur ishte në Paris,’
shpjegon Max Carter, Shefi i Departamentit të Artit Impresionist dhe Modern në
Nju Jork.
   

 


pas, në fillim të viteve 1910, Boccioni zbuloi katalizatorin e tij në formën e
Manifestit Futurist (1909) nga Filippo Tommasso Marinetti.
I frymëzuar nga industrializimi i shpejtë që kishte ‘përlarë’ të gjithë Italinë,
teoricieni italian shkroi një korpus të mekanizuar dhe progresiv të së ardhmes
aerodinamike. Impakti i saj mbi Boccioni-n ishte i thellë. ‘Ai kishte rënë në rrjetë,’
thotë Carter.

 


11 shkurt 1910, Boccioni, së bashku me artistët kolegë Giacomo BallaCarlo CarràLuigi Russolo dhe
Gino Severini
nënshkruan variantin e piktorit të Manifestit të Marinetti-t. Më pas, më pak
sesa një muaj më vonë, Boccioni po e lexonte atë me zë të lartë në një teatër në
Torino.  

Artisit
i kaloi të dy vitet më pas duke sintetizuar manifestin në punën e tij,
fillimsht duke pikturuar “Qyteti Ngrihet”, më pas “E qeshura”, të cilat tani
janë që të dyja pjesë e Koleksionit të MoMA, në Nju Jork. ‘Në këto piktura të
hershme futuriste,’ thotë Carter-i, ‘Boccioni e përmbys realizmin në favor të lëvizjes
dhe të përspektivave komplekse.’

 


pas, në vitin 1912, një vetëtimë e dytë frymëzimi ndodhi kur Boccioni vizitoi
studiot pariziane të skulptorëve kubistë Constantin BrâncusiAlexander Archipenko dhe
Raymond Duchamp-Villon.
‘Unë besoj se kam parë një rinovim total të këtij arti të mumifikuar,’ i
shkruante ai një miku, kritikut Vico Baer.

 

Duke
e kthyer vëmendjen e tij tek dimensioni i tretë, Boccioni u hodh me kokë në një
periudhë eksperimentimesh skulpturore. ‘Le ta kthejmë çdo gjë përmbys,’ shkruante
ai tek Manifesti i tij, ‘dhe të shpallin zhdukjen absolute dhe të plotë të
linjave të fundme dhe të statujës së përmbajtur.’

 


më pak se sa një vit, Boccioni kishte skalitur tre figura duke ecur me hapa të
mëdha – “Sintezat e një Dinamizmi Njerëzor”, “Zgjerimi Spiral” dhe “Muskujt Përshpejtues”.
Secila nga këto skulptura ishte modeluar më parë në dyll përpara derdhjes së
tyre në allçi. Kur “Format Unike të Vazhdimësisë së Hapësirës”, e katërta dhe më
e madhja në këtë grup, u prezantua  tek ‘Galerie
La Boétie’ në Paris, artisti e përshkroi atë si “vepra e tij më çliruese’.    

 

Tragjikisht,
dy vite pasi kishte realizuar këtë skulpturë, Boccioni u shtyp për vdekje nga
kali i tij gjatë një ushtrimi trajnues kalërimi me Ushtrinë Italiane gjatë Luftës
së Parë Botërore. Ai vdiq në Spitalin Ushtarak të Veronës në moshën 33 vjeçare. 

 

Tre
figurat e para duke ecur me hapa të mëdha në allçi u shkatërruan që të gjitha
njëra pas tjetrës dhe ka disa teori të cilat përpiqen që të shpjegojnë përse.
Megjithatë, në vitin 2019, ato u rikrijuan duke përdorur fotografitë arkivore dhe
printimin 3D për një ekspozitë në Koleksionin ‘Estorick’, në Londër.

 

‘Format
Unike të Vazhdimsisë në Hapësirës” nuk është derdhur kurrë në bronz gjatë jetës
së Boccioni-t,’ shpjegon Carter, ‘por janë derdhur disa statuja në bronz nga
modeli dixhital në allçi, që ndohet tani në koleksionin e Muzeut të Artit
Modern në San Paolo. Disa statuja prej bronzi të tjera dytësore janë derdhur
gjithashtu nga këto variante.’

 


total ekzistojnë më pas sesa 20 shëmbuj prej bronzi, katër nga të cilat ndodhen
në muze të tilla si Muzeu Metropolitan i Artit dhe MoMA, në Nju Jork, dhe në
Muzeun Tate, në Londër. Varianti i ofruar nga Christie-s në Nju Jork, më 11 nëntor
2019 – hera e parë thuajse në 50 vite qëkur një skulpturë nga Boccioni del në
treg – është një nga dhjetë derdhjet e tjera në bronz, fillimish në pronësi të
vejushes së Marinetti-t, në vitin 1972. Gjashtë nga këto 10 skulptura tani ndodhen
tek institucionet publike.  

Skulptura “Format Unike të Vazhdimsisë në Hapësirë”, e
konceptuar në vitin 1913, e derdhur në bronz në vitin 1972.

 

Burimi:

https://www.christies.com/features/Umberto-Boccioni-Unique-Forms-of-Continuity-in-Space-10140-3.aspx

 

Përzgjodhi
dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty