ARTArtsperFOTOGRAFËT E MODËS QË BËN HISTORI

FOTOGRAFËT E MODËS QË BËN HISTORI

-

NGA REVISTA ARTSPER

 

Fotografia e modës filloi disa vite përpara Luftës së Parë Botërore dhe u
zhvillua nga një lëvizje e vogël për fushën e fotografisë në një biznes global,
me qendër në Paris, Nju Jork dhe Milano. Puna nga fotografët e modës shekullin
e fundit ofron një përgjigje përfundimtare ndaj pyetjes: A është fotografia një
art?

 

Nga Edward Steichen
dhe
David Lachapelle, Artsper prezanton 10 fotografët ikonik
të modës, të cilët revolucionalizuan fotografinë e modës sipas mënyrës së tyre.

 

Edward Steichen (1879-1973)

Megjithëse, Baron
Adolphe De Meyer konsiderohet historikisht si fotografi i parë i modës,
piktorialisti Edward Steichen konsiderohet si një nga pionerët e fotografisë
moderne të modës dhe një nga kontribuesit më të rëndësishëm në hitorinë e
fotografisë së shekullit të 20-të.      

 

Në vijim të një
rekomandimi nga Lucien Vogel, botuesi i ‘Jardin des Modes’ dhe ‘Gazette du Bon
Ton’, dhe për të promovuar modën si një art nëpërmjet fotografisë, Steichen
prodhoi një seri fotografish me fustane ballosh të dizenjuara nga Paul Poiret.
Më paa, ai u bë kryefotografi i Vogue dhe Vanity Fair.

 

Norman Parkinson (1913 – 1920)

Norman Parkinson është
“më i panjohuri i fotografëve të famshëm”, siç i pëlqente atij që ta përshkruante
veten. Pak i njohur në Francë, ky fotograf britanik revolucionalizoi fotografinë
e modës në vitet 1950 deri në vitet 1970. Ai njihet si fotografi që e nxorri fotografinë e modës
jashtë shkrepjeve në studio,
një kontrast i fortë ndaj fotografive të shkrepura në
studiot e fotografëve bashkëkohor të modës së asaj kohe. Në fotografitë e tij minimaliste,
gratë, në vend të të qenurit thjesht si mbajtëse të veshjeve të modës, janë aktive, sensuale dhe të zmadhuara
nga një skenë spektakulare. Fotografia ‘Jerry Hall, Rusi, Vogue (1975)’, një
nga veprat e tij më të famshme, tregon një modele mbi një bazament me rroba banje
të kuqe dhe me taka të larta gati për t’u zhytur. Puna e tij doli në Harper’s
Bazaar dhe Vogue.    

 

Irving Penn (1917 – 2009)

Një fotograf
amerikan mode i njohur për fotografitë dhe portretet e tij të modës, Irving
Penn revolucionalizoi fotografinë amerikane e modës pas Luftës së Dytë Botërore.
Ai iu bashkua Revistës ikonike
dhe të famshme Vogue përpara viteve 1950. Ai u dallua menjëherë nga turma me
stilin e tij. Fotografi jo vetëm që shkrepi në studio, pa mbështetëse apo
sfonde përveç veshjes që duhet të tregohej. Ai ka fotografuar emrat më të mëdhenj
të botës së modës dhe të artit, duke përfshirë Yves Saint Laurent, Picasso, Woody
Allen…Sekreti i suksesit të tij ishte aftësia e tij për të portretizuar një
ndjesi intimiteti me modelet nëpërmjet portreteve të tij. Kjo është arsyeja përse
Irving Penn është një nga fotografët më të famshëm të modës.                                

 

Helmut Newton (1920 – 2004)

Ndonëse fotografia
e modës ishte ende në hapat e parë, Helmut Newton vlerësohej për fotografitë e tij
bardh e zi të modelev të paraqitura si femërore apo mashkullore, apo si një
shkrirje e të dyjave. Imazhet e tij qëllimisht seksuale, ilustrojnë zhvillimet
e frontit gjinor dhe adresimin e temave tabu të tilla sado-mazokizmi dhe
fetishizmi. Helmut Newton e ktheu fotografinë e modës në një objekt arti dhe në
një objekt erotik. Në vitet 1950, ai kontribuoi në disa revista mode, duke përfshirë
Vogue, Harper’s Bazaar, Playboy dhe Elle.

Richard Avedon (1923 – 2004)

Fotografi dhe
portretisti amerikan i modës, Richard Avedon ka thënë se fotografitë e tij “e
kanë ndihmuar në përcaktimin e imazhit të stilit, bukurisë dhe kulturës
amerikane.” Duke punuar për Revistën Harper’s Bazaar, ai krijoi një fotografi që
do të ndryshonte jetën e tij: Dovima me elefantët. Në vitin 2010, kjo vepër
theu rekordin dhe u shit për një shumë prej 841,000 euro në Paris, duke e bërë
atë fotografinë më të shtrenjtë të shitur në Francë.

 

Guy Bourdin (1928 – 1991)

Me një karrierë që
ka zgjatur përmbi 40 vjet, Guy Bourdin ka punuar për shtëpitë dhe revistat më të
mëdha të modës në botë. Fillimisht një piktor, ai krijoi imazhe që përmbajnë
histori dhe kompozime magjepsëse, bardh e zi dhe në ngjyra. Një fans i teknikës
“Macguffin” të Alfred Hitchcock, ai ndërtoi “skena krimi”, duke hequr qafe të
gjitha normat e zakonshme të bukurisë dhe të moralit.
Në vitin 1954, u vulos fati i tij si një fotograf mode: një admirues i Man
Ray-it, i kërkoi fotografit që ta prezantonte me ekipin e menaxhimit të Vogue të
Francës. Kryeredaktori i asaj kohe ra nën magjinë e tij dhe komisionoi menjëherë
punë prej tij. Ky bashkëpunim zgjati për më shumë sesa 30 vjet.

 

Peter Lindbergh (1944-2019)

Peter Lindbergh
fotografonte vetëm bardh e zi. Ai refuzonte retushimin e tepërt në
post-produksion, duke preferuar një bukuri më natyrale të grave sesa përdorimin
e Photoshop-it. Ky qëndrim do të thoshte se, ai ishte i njohur për ndjenjën
natyrale të tij për fotografinë.
Ai ka qenë fotografi i parë që i është
kërkuar tre herë nga kalendari Pirelli, dhe i pari që shkrepi fotografinë e kapakut për Vogue
Amerikane nën drejtimin e Anna Wintour. Këto bëma e kthyen atë në një figurë të
rëndësishme të skenës së modës
dhe të njerëzve të famshëm.

 

Mario Testino (1954)

Fotografi peruvian
i modës njihet për fushatat e tij reklamuese për Gucci-n dhe Dolce &
Gabbana-n, si edhe për
fotografitë në kapakët e Vanity Fair me Princeshë Dianën. Ai e filloi marrëdhënien
e tij me fotografinë duke u vendsur në një spital të braktisur afër Sheshit
Trafalgar, në Londër. Në atë kohë, ai ndihmoi në lulëzimin e modeleve në përgatitjen e portofoleve të tyre vetëm për disa paund.
Syri i tij veçanërisht i mprehtë fotografik dhe portretizimi i modeleve nga ana
e tij dhe bukuria e tyre shumë shpejt tërhoqën vëmendjen e krijuesve dhe të
revistave të të gjitha llojeve. Tani i konsideruar si një nga më të mëdhenjtë,
ai është veçanërisht i njohur për shpërfilljen dhe natyrshmërinë që shfaqet në imazhet e tij.

 

Steven Meisel (1954)

Steven Meisel e
filloi karrierën e tij si një ilustues për stilistin Roy Halston Frowick, duke
u frymëzuar nga imazhet pamor të vizatimeve
të tij për Vogue
apo Harper’s Bazaar. Pas disa përpjekjesh si redaktor mode, ai u bë një
fotograf dhe u rekrutua nga revista ‘Seventeen’ (Shtatëmbëdhjetë). Më pas, ai
bashkëpunoi me disa nga emrat më të mëdhenj të modës përpara se të bëhej një fotograf ekskluziv
për të shkrepur kapakët e Vogue Itali që nga viti 1988. Fotografitë e tij
dallohen për mënyrën sipas së cilës
ai komunikon dashurinë e tij për bukurinë femërore dhe sensualitetin që rrjedh
prej tyre.

 

David Lachapelle (1963)

Pasioni i
amerikanit David LaChapelle për fotografinë filloi gjatë rinisë së tij, pasi i
kishte bërë disa fotografi të ëmës. Ishte i madhi Andy Warhol, i cili e pikasi
talentin e tij dhe i dha atij punën e parë si një fotograf për Revistën
‘Interviewë’ (Intervista). Revista e ndryshoi thellësisht konceptin e tij për
fotografinë. Më pas, LaChapelle vendosi që ai dëshironte të punonte për
revistat e modës. Me këtë në mendje, ai përqafoi stilin Porno-shik, që ishte
shumë në modë në atë kohë. Revistat
luksoze e adhuronin dhe puna e LaChapelle u bë shumë popullore. Fotografitë e
tij dallojnë për përdorimin e ngjyrave
të ndezura, të thella deri tek inskenimi ekstrem dhe i kujdesshëm i modeleve,
sfondeve dhe objekteve skenike të frymëzuara nga historia e artit. Në fillim të
viteve 2000, ai u largua nga bota e modës për t’iu përkushtuar fotografisë së
artit.

 

(Imazhi
1: Norman Parkinson, Më shumë shije sesa para, Vogue Mbretëria e Bashkuar, 1950)

(Imazhi
2: Edward Steichen, Marion Morehouse, 1927)

(Imazhi 3: Norman
Parkinson, Jerry Hall, Rusi, Vogue [diptik], 1975)

(Imazhi
4: Irving Penn, Kapak Bardh e Zi Vogue (Jean Patchett), Nju Jork, 1950)

(Imazhi
5: Helmut Newton, Rue Aubriot, 1975)

(Imazhi
6: Richard Avedon, Dovima me Elefantë, Dior, Cirque d’Hiver, Paris, 1955)

(Imazhi
7: Guy Bourdin, Fushatë e Charles Jourdan, 1978)

(Imazhi
8: Peter Lindbergh, Kate Moss për Harper’s Bazaar, 1994)

(Imazhi
9: Mario Testino, Diana, Princesha e Uellsit, për Vanity Fair, 1977)

(Imazhi
10: Steven Meisel, Vogue, 1990)

(Imazhi
11: David Lachapelle, Parajsa në Ferr, 2006)

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/fashion-photographers-who-made-history/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty