ARTArt KonceptualFJALORI NË ART

FJALORI NË ART

-

Nga REVISTA ARTSPER

TERMAT E PËRGJITHSHME

Diçiturë: me emrin e
artistit, titullin, vitin e krijimit, teknikën, dimensionet dhe emrin e
pronarit (private, muze apo galeri), mund të themi se diçitura është si një ID
e veprës së artit.

Format: i referohet
formës (drejtëkëndore, katrore, rrethore,…) dimensioni, proporcionet dhe
orientimi (vertikal, horizontal…) të medias.

Manifesto: një teori e
shkruar apo ndonjëherë vetë një vepër arti konsiderohet që të jetë origjina e
një lëvizjeje artistike.  

Lëvizje artistike: një tendencë apo
stil në art me një filozofi të përbashkët të veçantë, e ndjekur nga një grup
artistësh gjatë një periudhe të kufizuar kohore (kubizmi, impresionizmi,
Dadaizmi, minimalizmi…)

Media: mbi çfarë është ekzekutuar
vepra e artit. Letër, kanavacë,…

Teknikë: procesi i përdorur
nga artistët për të krijuar dhe arritur veprën e tyre (pikturë, fotografi,
skulpturë…).

Media mikse: i referohet një
vepre arti për realizimin e së cilës përdoren më shumë sesa një medium.

PIKTURA DHE GJINITË E SAJ

Gjini: është një përkufizim
i kategorive të subjekteve në pikturë si portrete, peisazhe, natyra të qeta…Në
shekullin e 17-të, Akademia i klasifikoi ato në dy grupe. “Gjinitë kryesore”
ishin pikturat e historisë, pikturat fetare dhe alegoritë. “Gjinitë e vogla”,
pak të neglizhuara ishin: portretet, natyrat e qeta, peisazhet dhe pikturat e
gjinisë. Ky klasifikim bëri që artistët të specializoheshin vetën në një gjini.
Gjatë shekullit të 20-të, artistët i dhanë fund këtyre grupimeve.

Alegori: i referohet personifikimit
të një koncepti abstrakt, si dashuria apo liria të mishëruara tek një kafshë
apo një individ.

Natyrë e qetë: është një gjini që
ilustron objekte të pajeta, shpesh artikuj të jetës së përditshme si mbulesë tavoline,
apo një shportë me fruta.

Vanitet: një vanitet është
një natyrë e qetë që përfaqëson objekte të tilla si një kafkë apo një qiri,
duke i kujtuar spektatorit që është i vdekshëm dhe se jeta është e shkurtër.
Ajo quhet Momento Mori “kujtohu se je i vdekshëm”.

PËRFAQËSIMI

Abstrakte: filloi në fillim
të shekullit të 20-të, është një lëvizje artistike që nuk imiton realitetin e
dukshëm.

Figurative: i refereohet
artit që përfaqson një subjekt të identifikuar si piktura e njohshme e një
objekti apo e një peisazhi.

Antropomorfike: një formë që i përngjan
një atributi njerëzor.

Traditë estitike: një traditë, një
kanon në sferën e arteve pamore dhe në estetikë është një rregull mbi
proporcionet për prodhimin e një figure të formuar në mënyrë të harmonishme.

Kontur: linja që thekson
formën e subjektit apo të formës.

Hijezim: procesi i përzierjes, zbutjes dhe dobësimit
të linjave të një vizatimi.

Realizëm: përpiqet të
imitojë realitetin.

Pentimento: një ndryshim i
pikturës, e treguar nga gjurmën e veprës së mëparshme, duke treguar që artisti
ka ndryshuar mendjen gjatë kompozimit përgjatë procesit të pikturimit.

Subjekt: ajo që përfaqësohet
në një vepër arti.

VEPRA E ARTIT DHE NATYRA E SAJ

Klasike: ajo që i përket
Greqisë Antike apo një vepre arti të një artisti të frymëzuar nga kjo periudhë.

Kolazh: një teknikë
kryesisht e përdorur në artet pamore, ku vepra e artit realizohet nga një
ansambël fragmentesh të ndryshme të formave, duke krijuar një të tërë. Ky
proces u shpik nga kubistët në vitin 1910.

Konceptuale: i referohet një
ideje, një qasjeje apo një reflektimi në mendje.

Skicë: një vizatim i
ekzekutuar me shpejtësi që nuk synohet të jetë një vepër e përfunduar. Ajo është
pika e fillimit të krijimit të një vepre arti.

Printim: e lejon
prodhimin mekanik të një vizatimi në një tirazh të caktuar.

Afresk: pikturim në mur.

Duke ndodhur: përvojë artistike
ku ngjarja është vepra e artit. Kjo formë arti është e përkohshme dhe shpesh
regjistrohet me video apo fotografi.

Instalacion: një formë
shprehjeje artistike e kohëve të fundit, ku një ansambël objektesh krijojnë një
vepër të tërë arti.

Performancë: një formë
shprehjeje artistike ku aksioni në një kohë të caktuar përbën veprën e artit.
Si diçka që po ndodh, ky art i përkofshëm shpesh filmohet apo fotografohet.

Fotomontazh: fotografi të shumëfishta
të grumbulluara në një fotografi të kompozuar.

Seri: Grup pjesësh arti
me të njëjtat karakteristika apo subjekt të përbashkët.

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/collectors-guide-vocabulary/
  

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty