ARTENRICO CASTELLANI: Pikturat tredimensionale si peisazhe hënore!

ENRICO CASTELLANI: Pikturat tredimensionale si peisazhe hënore!

-

Artisti
pioner italian, i cili u bë i famshëm për relievet e tij monokromatike!

Babai
i Minimalizmit!

Nga
PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES

1
Ai e filloi karrierën si artitekt

Enrico Castellani lindi në vitin 1930 në
qytetin e Castelmassa-s, rreth 60 milje në jugperëndim të Venecias. Në moshë të
re ai u shpërngul në Belgjikë dhe pas disa kurseve në pikturë dhe skulpturë, ai
u diplomua në arkitekturë në ‘École Nationale Supérieure des Arts Visuels de la
Cambre’, në Bruksel. Ai u rikthye në Itali në mes të viteve 1950 dhe për disa
vite punoi në studion e arkitektit Franco Buzzi në Milano.   

2
Ai i paguante faturat e restorantit me vepra arti

Pavarësisht shkollimit
arkitekturor, zemra e Castellani-it ishte një karrierë në art. Ai pikturonte
natën dhe në fundjavë dhe kalonte një kohë të madhe në një restorant të quajtur
‘Trattoria all’Oca d’Oro’, pronari i së cilës ishte mëse i lumtur që artistë të
tillë si Castellani dhe miqtë e tij, Piero Manzoni dhe Lucio Fontana, të
paguanin për ushqimin e tyre me vepra arti. Në atë kohë, Milano ishte e mbushur
me talente që më vonë fituan famë duke përfshirë Fausto Melotti, Enrico Baj dhe
Agostino Bonalumi.

3
Nëpërmjet një galerie dhe një reviste, ai u investua për rregullimin e artit të
pas-luftës

Castellani nuk ishte
fare i kënaqur me gjendjen e artit të fund të viteve 1950 në Itali dhe jashtë.
‘Kishte shumë vepra derivative të realizuara në atë kohë nga artistë të cilit
po shikonin ende nga Picasso dhe Surrealizmi,’ thoshte ai. Castellani-it nuk i
pëlqente gjithashtu Ekspresionizmi Abstrakt (dhe varianiti i tij evropian,
Tacizmi) mbi pretendimet se lëvizja ishte shumë e lidhur me xhestet subjektive
dhe gjendjen emocionale të piktorit. Në vend të kësaj, ai iu vu ndjekes së një
koncepti të ri të pikturimit. Në dhjetor të vitit 1959, Castellani dhe Piero
Manzoni hapën një galeri në Milano të quajtur ‘Azimut’, dhe në të njëjtën kohë
ata prezantuan edhe një revistë të afiluar me galerinë, ‘Azimuth’, që të dyja jetëshkurtra, por të dedikuara
ripërkufizimit të artit ashtu siç e njihnin njerëzit atë. Galeria organizoi 13
ekspozita në total, duke përfshirë tre nga Manzoni dhe një nga Castellani (show
i tij debutues).

4
Seria e ‘Sipërfaqeve’, që filloi në vitin 1959, u kthye në emblemën e tij

Fontana bëri diçka tërësisht
të re, duke i çarë/prerë kanavacat e tij me thikë, dhe Manzoni e bëri këtë duke
zhytur kanavacat e tij në një lloj solucioni të holle argjile, ndërsa
Castellani krijoi relievet e tij monokromatike, duke ngulur gozhda/duke i
shpuar kanavacat e tij në thellësi të ndryshme dhe pastaj duke pikturuar sipër
tyre me një ngjyrë të vetme. Kjo lloj pune, e njohur si Superfici ose ‘Sipërfaqet’ në shqip, u kthyen në emblemën e
Castellani-t. Sipërfaqe e bardhë, e pikturuar me akrilik të bardhë, është një
shembull tipik: shikuesi haset me dhëmbëzime dhe zgjatime ritmike, një
topografi delikate kulmesh/majash dhe luginash.

5
Ai është një mjeshtër i dritës

Megjithëse, nuk janë
skulptura, sigurisht që ‘Sipërfaqet’ mund të quhen piktura tredimensionale. Sipërfaqet
e tyre, veçanërisht ato që Castellani i ka pikturuar me të bardhë, janë
krahasuar me peisazhet hënore, fotografitë e para të anës më të largët të hënës,
duke treguar masën e kratereve, që u kthyen mbrapsht nga Ranger 7, në korrik të
vitit 1964, rreth së njejtës kohë kur ai po krijonte vepra të tilla si ‘
Senza titolo’ (Superficie bianca) [Pa titull, Sipërfaqe të bardha]. Teksa shikuesi, shikon nëpër vepra të
tilla disa pjes
ë
janë derdhur në dritë të ndezur dhe të
tjerat në hije të errta. Kështu,
Castellani arriti maja të reja në metodën
e pikturimit tradicional italian të ‘chiaroscuro-s’, e mjeshtëruar nga Leonardo
da Vinci.

6
Ai ka qenë pjesë e lëvizjes evropiane të njohur si ‘Grupi ZERO’

Castellani dhe Manzoni
nuk ishin të vetmet figura në Kontinent që po kërkonin ‘arritjen e dëlirësisë’
në art, siç janë shprehur edhe kolegët e tyre nga Düsseldorf-i, Otto Piene dhe
Heinz Mack. Italianët dhe gjermanët gjetën afri shpirtërore në pëlqimin e tyre
për Yves Klein dhe Jean Tinguely në Francë; Jef Verheyen dhe Walter Leblanc në
Belgjikë; dhe Henk Peeters dhe Herman de Vries në Hollandë. Ky grup artistësh të
bashkuar në mënyrë të lirë u bënë të njohur si Lëvizja ZERO. Ata ekspozuan së
bashku në Evropë në vitet 1960, nga Zagrebi në Amsterdam dhe ishin subjekt i një
retrospektive kryesore në Muzeun Guggenheim, në Nju Jork në vitin 2014/15,
ZERO: Numërimi Mbrapsht në të Nesërme (Countdown to Tomorrow). Castellani dhe Manzoni
udhëtonin rregullisht së bashku për të vizituar kolegët e tyre nëpër Evropë në
makinën Fiat 500 të këtij të fundit. 

7
Ai ka realizuar variacione të panumërta të serisë së “Sipërfaqeve”

Castellani kaloi
dekada të tëra duke u përpjekur me ‘Sipërfaqet’ e tij duke ndryshime të ndryshme.
Njëra nga këto ishte ndryshimi i ngjyrës së pikturave të tij, po ashtu edhe të së
bardhës, duke qenë se ai përdortë ngjyrën e verdhë, të zezë, blu dhe, në vepra
të tilla si ‘
Superficie Rossa’ (Sipërfaqet e Kuqe), ngjyrën e kuqe. Një dorë veprash të
pikturuara në të argjendtë, të tilla si ‘
Superficie Alluminio’ (Sipërfaqe Alumini), dallohen nga vezullim i tyre ngërthyes metalik.
Variacione të tjera përfshijnë ndryshimin e formës së kanavacave të tij në trekëndore
dhe në romb.
Atje
ku ai kishte filluar që të aplikonte gozhda/shpimet në një formë si rrjet, me
kalimin e kohës ai u tregua gjithashtu shumë më fleksibël rreth intervaleve në
të cilat ato shfaqeshin – për shembull, në ‘
Superficie Bianca’ (Sipërfaqet e
Bardha) të vitit 1987, ai i organizoi gozhdat e tij në vektorë diagonal që
formojnë korridoret e një hapësire të hapur, të cilat në mënyrë alternative
ngushtohen dhe zgjerohen nëpër kanavacë.
Senza titolo’ (Superficie) [Pa titull, Sipërfaqe] e vitit 1961, ai madje zgjodhi që ta mbulonte
kanavacën e me një copë mëndafshi.

8
Donald Judd e ka pagëzuar atë si ‘Babain e Minimalizmit’

Castellani ka influencuar
një sërë artistë dhe lëvizje që erdhën pas tij, me e shquara ‘Minimalizmi’.
Skulptori amerikan
Donald Judd e veçoi atë për ta lavdëruar
tek Objektet Specifike – traktati bazë i Lëvizjes Minimaliste. Megjithatë,
italiani, nuk e pëlqeu kurrë që të ishte në qendër të vëmendjes, duke preferuar
që të flisnin vet veprat dhe jo ai. Për këtë qëllim, ai u shpërngul në një qytet
të vogël, mesjetar të Celleno-s në Italinë qëndrore në vitet 1970, ku ai vazhdon
të jetojë një jetë të paqtë, tani në dekadën e tij të nëntë.  

9
Ai ka krijuar instalacione në madhësinë e një dhome që ai i quan ‘mjediset’

Përgjatë viteve, Castellani
ka dizenjuar skena për produksione teatrale dhe baleti. Ai ka krijuar gjithashtu
instalacione në madhësinë e një dhome, që ai i quan ‘mjediset’, të cilat përfshijnë
vendosjen strategjike të disa prej veprave të tij. Ai e bëri këtë kur përfaqësoi
Italinë në Bienalen e Vencias në vitin 1966, ku ai fitoi Çmimin Gollin të
eventit. Në raste të tilla, arti i tij shkoi përtej kufijve tradicional të
pikturës në një dimension të ri hapësinor me rrënjët e tij arkitekturore. Mes
amsamblit të kanavacave të tij të bardha që u ekspozuan në Venecia, ishin ‘
Superficie bianca n. 34’ (Sipërfaqe e
Bardhë Nr. 34)
, nku një pjesë e sipërfaqes ishte e sheshtë, ndërsa pjesa
tjetër ishte e gërvishtur me gozhda/e gozhduar në stilin e zakonshëm të
Castellani-t.

10
Ai është nderuar së bashku me Sophia Loren-in

Në vitin 2010, Castellani
ishte në nga tre italianët, së bashku me aktoren Sophia Loren dhe pianistin Maurizio
Pollini, që u nderuan me Shpërmblimin Perandorak në Tokio, një nga çmimet më
prestigjoze në botën e artit. E akorduar nga familja perandorake japoneze (pas
përzgjedhjes nga Shoqata Japoneze e Artit), ky çmim i shkon çdo vit pesë
figurave kulturore ndërkombëtare. Castellani-t iu dhanë edhe rreth 180,000
dollarë.

(Imazhi 2: Enrico Castellani (1930-2017), Sipërfaqe alumini, 1995)

Burimi: https://www.christies.com/features/Enrico-Castellani-8208-1.aspx

Përzgjodhi dhe përktheu –
Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty