ARTArtsperDISA ANEKTODA PËR SALVADOR DALI

DISA ANEKTODA PËR SALVADOR DALI

-

Nga REVISTA ARTSPER

Dali nuk ka rreshtur kurrë së na magjepsuri, dhe sot, shumë vite pas
vdekjes së tij, emri i tij rrezaton ende. Salvador Dali, një figurë kryesore e
surrealizmit, i ka impresionuar njerëzit me gjallërinë, pamjen e pazakontë dhe
mënyrat e tij eksentrike. Ai është më shumë i njohur për veprat e tij, dhe me të
drejtë, por ka disa anektoda rreth këtij gjeniu të cilat duhet t’i dini
gjithashtu! Artsper ka përzgjedhur disa prej tyre.  

 

1) Një njeri i vërtetë i Rilindjes, Dali ka qenë shumë i interesuar tek
kinemaja. Ai majde ka realizuar disa filma të tillë si “Qeni andaluzian” dhe
“Epoka e artë”. Ai ka dizenjuar gjithashtu një skenë për filmin “I magjepsur” të
Alfred Hitchcock.

 

2) Dali e quante Walt Disney, “amerikani i madh surrealist”. Në vitin
1946, ky admirim reciprok çoi në një film me kukulla të quajtur “Destino”, e
cila më në fund u përfundua dhe u nxorr në qarkullim në vitin 2003.

3) Salvador Dali dizenjoi logon e lëpirëses Chupa Chups në
vitin 1969, e cila ende përdoret edhe sot. Ai e këshilloi themeluesin, i cili
ishte gjithashtu një mik, që ta përfshinte logon tek lëpirsja për të rritur ndërgjegjësimin
e brand-it tek konsumatorët.

4) Ekscentriciteti i Dali-së dhe mendja e tij tregtare
irrituan an
ëtarët e botës
së artit të asaj kohe. Kështu André Breton, babai i lëvizjes surrealiste, i
vuri atij nofkën “Avida Dollars”, një anagram për emrin e artistit. Dali njihet
për dashurinë e tij për paratë, një dashuri që nuk e kishte fare problem ta përqafonte.

5) Amanda Lear, një modele dhe këngëtare franceze, merrte
leksione pikture nga Dali gjatë rinisë së saj dhe ishte një nga muzat më të mëdha.
Ajo ishte nën patronazhin e çiftit Dali-Gala, dhe jetoi me ta në shtëpinë e
tyre në Port Lligat. Marrëdhënia e tyre zgjati më shumë sesa pesëmbëdhjetë
vjet.

6) Për lançimin e parfumit “Fracas”(që do të thotë përplasje apo
gjëmim) Dali ishte porositur që të krijonte një vepër për dritaren e dyqanit.
Ditën e lançimit ai erdhi duarbosh dhe thjesht hodhi një gur kalldrëmi në
dritaren e dyqanit.

7) Gala, e cila ishte e dashura dhe më pas bashkëshortja e
Dali-së, ishte fillimisht e martuar me Paul Eluard, një poet i famshëm francez.
Ishte me Paul, bashkëshortin e saj në atë kohë, që ajo vizitoi të famshmin Dali
në shtëpinë e tij në Figueras (Spanjë). Ata ranë në dashuri menjëhërë dhe u
martuan tre vite më vonë. Dali-Gala shumë shpejt u kthyen në një nga çiftet më
legjendare të botës së artit.

8) Që nga vdekja e Dali-së, është përhapur një thashethem që
në fund të jetës së tij, artisti i jipte vizitorëve një fletë bosh që ai e
nënshkruante dhe ia dorëzonte atyre duke iu thënë: “Merreni, bëni pak Dali dhe
pasurohuni!”

(Imazhi
1: Fotografi e Salvador Dali)

(Imazhi
2: Dali dhe logo e tij e Chupa Chups)

(Imazhi
3: Dali dhe Amanda Lear)

(Imazhi
4: Dali dhe bashkëshortja e tij, Gala)

(Imazhi
5: Shtëpia e Dali në Port Lligat)

Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/things-to-know-about-salvador-dali/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.  

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty