ARTArt KonceptualLOUISE BOURGEOIS: GRUAJA PAS MERIMANGAVE IMPOUESE DHE MONUMENTALE

LOUISE BOURGEOIS: GRUAJA PAS MERIMANGAVE IMPOUESE DHE MONUMENTALE

-

Çfarë përfaqësojnë Maman-et ikonike?

Nga REVISTA ARTSPER

 

Artiste pamore, piktore dhe skulptore, Louise Bourgeois ka lënë gjurmë të mëdha
në formë merimange në botën e artit të shekullit të 20-të. Megjithëse, artistja
franceze jetoi deri në moshën nëtëdhjetë e tetë vjeçare, karriera e saj e jashtëzakonshme
filloi shumë vonë në jetë, ku veprat e saj të debatueshme u pritën njëherësh,
me vlerësim dhe kriticizëm në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën.
Skulpturat imponuese dhe monumentale të Bourgeois-it vazhdojnë të admirohen
(dhe frikësohen) në institucionet kulturore më prestigjoze, dhe Artsper ju fton
të zbuloni 10 fakte rreth gruas që qëndron pas këtyre merimangave.  

 

1. Ajo e filloi karrierën artistike në Nju Jork në vitet 1940

Louise Bourgeois e
filloi karrierën e saj duke krijuar vepra arti tërësisht revolucionare në një
kohë kur mbretëronte arti konceptual dhe arti abstrakt. Bourgeois vendosi të portretizonte
lakuriqësinë (nudon), seksin, frikën, fëmijërinë dhe kujtesën ndaj qëndrimeve të
vrazhda të shoqërisë në Shtetet e Bashkuara që qeverisej nga agjitacioni dhe
propaganda. Veprat e saj nuk imitonin asgjë, dhe nuk mund të imitoheshin. Pavarësisht
se ajo po punonte jashtë skenës artistike, Bourgeois ende ia doli që të
menaxhonte disa ekspozita solo, kur filloi që të kishte një interes më të madh për
punën e saj në vitet 1970.

 

2. Veprat e saj ishin intime dhe bruto

Louise Bourgeois
eksploronte kryesisht aspektet personale të jetës së saj në veprat e saj, të
tilla si emocionet, kujtimet dhe ankthin. Kujtimet dhe ankthi i Bourgeois-it u
kthye në material thelbësor për krijimin e skulpturave, pikturave dhe gravurave
të saj; ajo thoshte se “arti është garancia e një mendje të shëndoshë.”

 

3. Ekziston një Kishë ‘Louise Bourgeois’ në një fshat të vogël në Francën
rurale

Në zemër të Bonnieux,
një fshat i vogël në Luberon, shtrihet Kisha ‘Louis Bourgeois’. Megjtihëse, ish
manastiri nuk përdoret më, ajo është shtëpia që strehon disa skulptura shumë të
veçanta që nga vitit 1998. Kjo ide unike u komisionua nga bankieri,
koleksionisti, dhe pronari i manastirit, Jean-Claude Meyer. Në kishë është
vendosur një kafaz rrëfimi prej hekuri, ndërsa një merimangë në shenjë të Bourgeois-it
end rrjetën e saj teksa zbret muret e godinës së shenjtë. Njëzëshmëria e
mermerit Carrara të kishës dhe skulpturat intime të Bourgeois-it, e kthejnë këtë
vend në një përvojë të vërtetë.

 

4. Merimangat e saj ikonike përfaqësojnë figurën e nënës

Maman-i me tetë këmbë
të gjata e Louise Bourgeois, mund të gjendet në hyrjen e disa prej muzeve më
madhështorë të botës. Kjo veopër është një tribut për mëmësinë, veçanërisht për
vet të ëmën e Bourgeois-it, e cila vdiq kur artisjta ishte vetëm tetëmbëdhjete
vjeç. Megjithëse, kërcënuese në madhësi dhe në dukje, merimanga është, në fakt,
një paraqitje pozitive e mëmësisë: duke paraqiutur tipare të fuqishme të tilla
si inteligjencë, mbrojtje dhe fuqi. Nëpërmjet një figure frikësuese, Bourgeois
synonte thyerjen e ideve të parapërcaktuara rreth merimangës dhe ndryshimin e reputacionit
të saj të frikshëm.

 

5. Ajo ka qenë në terapi për më shumë sesa 30 vjet

Nëpërmjet veprava të
saj psikoanalitike, Louise Bourgeois kërkonte të kapërcente traumën e shkaktuar
nga marrëdhënia e të atit me shërbërtoren, si edhe vdjeka e hershme të ëmës së
saj të dashur. Përpara retrospektivës së saj në Muzeun ‘Tate Modern’, në
Londër, në vitin 2007, u zbulua se Bourgeois shkonte tek një terapist katër herë
në javë, ndërkohë që, edhe vet arti shërbeu si një rol terapeutik për artisten.
Psikoanaliza dhe Frojdi ishin burime shtesë frymëzimi për artisten, e cila realizoi
jo vetëm vepra arti të frymëzuara nga terapia, por gjithashtu edhe shkrime mbi
vet Frojdin.  

 

6. Në veprat e saj, ajo kërkonte të ndoste figurën e të atit


kontrast me dashurinë e
Bourgeois-it për të ëmën, të cilën ajo e ka paraqitur përmes merimangave të
saj, urrejtja e saj për të atin, qejfli femrash ishite një burim shtesë frymëzimi
për artisten. Për shembull, tek vepra “Shkatërrimi i Babit”, Bourgeois-i
paraqet një figurë atërore në mes të një darke familjare i përpirë nga fëmijët
e tij. Bourgeois e reduktoi patriarkatin në një pirg monstruoz lëndësh
organike, duke deklaruar se “duke qenë se unë u shkatërrova nga im atë, përse të
mos e shkatërroi edhe unë atë?”

 

7. Pavarësisht veprave të saj feministe ajo nuk u asociiua kurrë me lëvizjen

Në vitete 1970, ajo
mbështeti artistet e reja femra dhe mori pjesë në fushatat dhe ekspozitat e
organizuara nga MLF (Lëvizja për Çlirimin e Grave). Për më tepër, Bourgeois nuk
e ka pohuar kurrë që ajo vet ishte feministe, dhe majde një herë ajo ka thënë
se: “Unë jam një grua, kështu që nuk kam nevojë të jem feministe.” Megjithëse,
ajo nuk u asociiua me lëvizjen gjatë jetës së saj, ajo mbeti një influencë e rëndësishme
për artistet femra dhe për feministet që ndoqën hapat e saj.

 

8. André Breton ka qenë gjithmonë kundër hyrjes së Bourgeois-it në rrethin
e artistëve surrealist në Paris

Louise Bourgeois bëri
një përpjekje të dështuar për të hyrë në rrethin e Surrealistëve Parizien për
shkak të kundërshitsë së ashpër të Andre Breton për bashkimin e saj me lëvizjen.
Megjithatë, kjo nuk e parandaloi Bourgeois-in për të takuar Yves Tanguy dhe Joan
Miró, apo për farkëtimin e miqësive të forta me Marcel Duchamp dhe Le
Corbusier.

 

9. Ajo kishte studiuar matematikë në Universitetin e Sorbonne-s

Pas përfundimit të
diplomimit të saj në ‘Lycée Fénelon’, Bourgeois studio për matematikë në
Sorbonne. Ajo u specializuar në gjeometri, duke shpresuar se kjo do t’i sillte
rend dhe llogjikë jetës së saj. Megjithatë, artistja në fund e braktisi këtë
disiplinë, për të cilën mendonte se ishte shumë teorike për stilin e saj të jetës.

 

10. Ajo ka performuar një këngë rep në moshën 84 vjeçare

Louise Bourgeois ka kënduar një këngë rep të titulluar
“Otte,” e cila ishte shkruar nga artisti i videove, Brigitte Cornand me
tingullin e Ramuntcho Matta në sfond. Bourgeois manovron rëndshëm me tingullin
e rrokjes “otte,” duke rezultuar në një paraqitje surprizuese, të pazakontë dhe
të paparë më parë nga ana e artistes.

Artistja pamore, Louise Bourgeois, theu me sukses kanonet
(kodet/traditat) dhe shpiku një formë të re arti. Ajo gdhendi, ngjiti, qepi dhe
q
ëndisi rrugën e saj drejt lënies pas të një impakti të
paprecendentë në botën e artit bashkëkohor. Revolucionare, e fortë dhe e ndjeshme,
 Louise Bourgeois është një figur
ë femërore thelbësore e artit të shekullit
të 20-të.

(Imazhi
1: Portret i Louise Bourgeois)

(Imazhi
2: Louise Bourgeois në punishten e saj në apartament në Nju Jork, 1946)

(Imazhi
3: Louise Bourgeois, “Harku i Histerisë”, 1993

(Imazhi
4: Burimi uji të shenjtë në Kishën ‘Louise Bourgeois’, 2001)

(Imazhi 5: Louise Bourgeois, Maman,
1999)

(Imazhi
6: Louise Bourgeois dhe vepra e saj “Janus”, 1968)

(Imazhi
7: Louise Bourgeois, “Shkatërrimi i Babait”, 1974)

(Imazhi
8: Louise Bourgeois, Femme Maison [‘Shtëpijakia],
1994)

(Imazhi
9: Louise Bourgeois, “Cell XXVI”, 2003)

(Imazhi
10: Shkolla e Historisë në Sorbonne)

(Imazhi
11: Fotografi e Louise Bourgeois)

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-to-know-about-louise-bourgeois/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty