POEZIRene CharPërzgjedhje poezish nga Rene Char

Përzgjedhje poezish nga Rene Char

-

Pavaresisht dritares se hapur ne dhomen e mungeses se gjate

Aroma e trendafilit lidhet ende me frymen qe ishte atje
Serish ne mbetemi pa pervoje te meparshme
Ardhes te rinj, ne dashuri
Trendafili
Fushat e rrugeve te saj do te shperndanin edhe paftyresine e vdekjes
Asgje e pakendshme nuk mbetet ne rruge
Deshira eshte gjalle
Nje dhimbje ne ballin tone te avulluar
Ai qe ecen token ne shi
Nuk ka perse t’i frikesohet gjembave neper vende
Qofte te paperfunduara apo jomiqesore
Por nese ai ndal per t’u bashkuar me vetveten, per t’u betuar
Shpohet shpejt
Papritur ai behet hi
Nje harketar i shpallur nga e bukura
Balli i nje trendafili nga Rene Char

Njeri pas tjetrit, ata deshironin te parashikonin nje te ardhme te lumtur per ne
Me nje eklips ne imazhin e tyre dhe te gjithe akthin e pershtatshem per ne
Ne e perbuzem kete cilesim
Dhe iu pergjigjem me jo fjaleve te tyre vrasetare
Ne ndoqem rrugen e gureve qe zemra kishte gjurmuar per ne
Lart fushave me ajer
Dhe heshtjen unike
Ne e beme dashurine tone kerkuese qe te rridhte gjak
Lumturine tone qe te mundej me cdo guralec
Ne kete cast ata thone se
Pertej vizionit te tyre
Bresheri i tmerron ata
Me shume sesa bora e te vdekurve
Nga Rene Char

Ti ke qene dashuria ime per kaq shume vite
Marrezia ime perpara kaq shume pritjeje
Qe asgje nuk mund ta vjeteroje apo ftohe
Edhe ajo qe priti vdekjen tone
Apo qe mesoi ngadale se si te na luftoje
Edhe ajo qe eshte e huaj per ne
Te dyja, eklipset e mia dhe kthimet e mia
Te mbyllura si kanate druri
Nje shans ekstrem dhe kompakt
Eshte zinxhiri yne, zemerimi yne malor
Shkelqimi dhe vezullimi yne shtypes
Une them shansi
O cekici im
Askush prej nesh nuk mund ta marre
Pjesen misterioze te tjetrit
Duke e mbajtur sekretin te paderdhur
Dhe dhimbjen qe vjen nga diku tjeter
Me ne fund gjen ndarjen
Tek mishi i bashkimit tone
Gjen orbiten e vet diellore me ne fund
Ne qender te vete rese sone
Qe e shqyen dhe rifillon edhe nje here
Ashtu sic e ndjej une, une them shansi
Ti e ke ngritur kulmin e malit
Qe pritja ime duhet ta pastroje
Kur e nesermja te zhduket
Per…, nga Rene Char

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty