HISTORIA
E PIKTURËS EKSPRESIONISTE (1880-1930)
EKSPRESIONIZMI
RUS
Pa
punën e artistëve rus, arti i Kalorësve Blu do të ishte i pakonceptueshëm dhe
atë të skenës pariziane. Evolucioni i ekspresionizmit rus filloi në vitin 1906
në Moskë me themelimin e shoqatës së përbashkët, Trëndafili Bluqielli (Die
Himmelblaue Rose), anëtarët udhëheqës së të cilës ishin Mikhail Larionov
(1881-1964), Natalia Goncharova (1881-1962), David
Burlyuk (1882-1967) dhe vëllai i tij Vladimir. Këta artistë u shfaqën
në të njëjtin vit në ekspozitën e artit rus në Sallonin e Vjeshtës së Parisit (Salon
d’automne). Ata e zhvilluan artin e tyre në kontakt të vazhdueshëm me Evropën
Perëndimore.
Arti
modern francez në veçanti kishte qenë vazhdimisht i pranishëm në Moskë që nga
ekspozita fauviste e vitit 1907, jo më pak nëpërmjet koleksioneve të mëdha të Ivan
Morozov (1871-1921) dhe Sergei Shchukin (1854-1936). Në vitin 1910, Grupi i
Aristëve Fanti i Diamantëve u ngrit në Moskë për të promovuar artin avantgard, ndërsa
Burlyuk-ët tashmë po formonin një grup futurist. Për më tepër, rusët nuk e konsideronin
vetveten si të ndërvarur, por si shpirtra të sinqertë, siç e deklaronin qartazi
në almanakun, Kalorësit Blu. Si frymëzim për artin e tyre ekspresionist, ata
citonin artin popullor, freskot e kishave të vjetra dhe pikturat ikonë të shenjtorëve.
Veçanërisht, influencuesi Larionov, përvëtësoi gjestet naive, lapidare të artit
popullor dhe formoi ‘primitivizmin’ prej tyre, duke formuar në proces Grupin e
Artistevë të Bishtit të Gomarit.
Kontaktet
me Kubizmin dhe Futurizmin i çuan Larionov dhe Goncharova tek Rayonism-i. Këtu, objektet dhe figurat
ndaheshin në diagrama ‘rrezesh’, në tufa ngjyrash nga të cilat, në fakt,
formoheshin forma të pastra abstrakte. Pavarësisht afilimit të tyre me krahun ‘traicionalistët’
sesa atë ‘ndërkombëtar’ të skenës së artit rus, Larionov
dhe Goncharova u larguan nga Rusia në vitin 1914, dhe u vendosën në Paris.
Piktura,
Ushtari mbi kalë, 1911, Michel Larionov
Burimi:
http://www.visual-arts-cork.com/history-of-art/expressionist-painting-origins.htm
Përzgjodhi
dhe përktheu Enkeleda Suti.