ARTArt NaivPIKTURA “MPREHTËSIA”, 1936 NGA RENE MAGRITTE

PIKTURA “MPREHTËSIA”, 1936 NGA RENE MAGRITTE

-

Tek piktura
“Mprehtësia”, Rene Magritte paraqet një autoportret të vetes duke pikturuar një
zog. Por, si me të gjitha veprat e Magritte, aty po ndodh shumë më shumë. Jo
vetëm që ai po pikturon pikturën e një zogu, por ai po përdor një vezë të pabërë
si pikë referimi. Magritte po pikturon më shumë se sa ajo që ndodhet përpara
tij: ai po pikturon mundësinë, potencialin, të ardhmen. Prandaj emri i pitkurës
është: “Mprehtësia”. Magritte ka pikturuar vetë perceptimin e tij të së
ardhmes. Konfuzese? Pak. I shkëlqyer? Absolutisht.

 

Duke e
futur veten në pikturë dhe duke e quajtur atë “Mprehtësia”, Magritte po dërgon
një mesazh rreth vetvetes si një piktor: ai është mendjemprehtë, ai paraqet të
ardhmen nëpërmjet artit të tij. Rrjedhimisht, kjo pikturë është po aq shumë
rreth tij si piktor sa edhe rreth veprës rezultante. Megjithëse, disa mund ta
perceptojnë këtë pjesë si arrogante, Magritte po parashtron pretendimet e tij
dhe po ndan filozofinë e tij, siç bënin rregullisht shumë nga bashkëkohësit e
tij surrealist (p.sh., Joan Miro dhe Salvador Dali). Magritte është mjaftueshëm
i guximshëm për të përdorur pikturën e tij për t’u angazhuar në një dialog me
shikuesit e tij.

 

Burimi:
https://www.renemagritte.org/la-clairvoyance.jsp

 

Përzgjodhi
dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.    

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty