Mos thuaj se dashuria ime ishte
Një unazë apo një byzylyk
Dashuria ime është një kështjellë
Është guximi dhe mosarsyeja
I cili, lundron jashtë në kërkim të vdekjes
Mos thuaj se dashuria ime ishte
Një hënë
Dashuria ime është një shpërthim vezullimesh
Dialog nga Nizar Qabbani
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti