Kam nje skene qe me pelqen shume. Ndoshta nje dite do te bej nje film per te. Nje burre qe i ve flaken gruas vetem sepse ajo nuk thote te verteten, sepse genjen. Genjshtrat nuk jane ceshtje shume e rendesishme. Ai e do shume, edhe ajo e do dhe ata kane nje marredhenie te mrekullueshme. Por ajo sajon gjera. Ajo del dhe kur kthehet ai e pyet: ku ke qene? Dhe ajo pergjigjet: takova nje mike. Por ai e di qe ajo s’ka qene tek shtepia e mikes, ajo ka qene diku tjeter, le te themi ne kinema. Ai nuk e kupton perse ajo genjen. Une mendoj se as ajo nuk e kupton. Ndoshta per shkak te ndonje instikti vetembrojtes. Ai zihet me te, por nuk e bind dot qe te mos genjeje. Ne fund ai e lidh tek nje peme, dhe i ve zjarrin, si Zhan d’Ark.
Detaje, Dokumentari ‘Voyage in time’ (Udhetim ne kohe), 1983, regjia Tonino Guerra, Andrei Tarkovsky