Unë jam një skulptor, një krijues forme
Në çdo çast unë formësoj një idhull
Por më pas, përpara teje, unë shkrihem
Unë mund të zgjojë njëqind forma
Dhe t’i mbush ato me shpirtra
POR KUR SHIKOJ FYTYRËN TËNDE
DUA QË T’I HEDH TË GJITHA ATO NË ZJARR
Shpirti im derdhet tek shpirti yt dhe përzihet
Sepse shpirti im e ka përthithur aromën tënde
Unë e ngre atë lart
ÇDO PIKË GJAKU QË DERDH
ËSHTË NJË MESAZH PËR TOKËN
Unë shkrihem me të dashurën time
Kur bëj dashuri
Në këtë shtëpi prej balte dhe uji
Zemra ime ka rënë në rrënoja
Hyr në këtë shtëpi, Dashuria ime, ose lërmë të ikë.
Unë jam një skulptor, një krijues forme nga dashuria nga Rumi
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Skulptura, Orfeus dhe Euridice, 1905-07, Charles Ricketts
#art #rumi #poetry #enkeledasuti #sculpture #charlesricketts