Mbi artin
Nga Wallace Stevens
– Marrëdhënia e artit me jetën është e një rëndësie të dorës se parë, veçanërisht në një epokë skeptike, meqë, në mungesë të besimit në Zot, mendja u drejtohet krijimeve të saj dhe i shqyrton, jo vetëm nga këndvështrimi estetik, por edhe për zbulesën që bëjnë, për atë që e quajnë të vlefshme dhe të pavlefshme, si dhe për mbështetjen që ofrojnë.
– Arti ngërthen shumë më tepër sesa kuptimi i së bukurës.
– Saktësia e vëzhgimit është e njëvlefshme me saktësinë e mendimit.
– Imagjinata do që të llastohet.
(Shkëputur nga Revista Letrare, HELICON Nr. 2, maj 2014, përkthyer nga Azem Qazimi)