Të tjeraMbi poezinë - Nga Wallace Stevens

Mbi poezinë – Nga Wallace Stevens

-

Mbi poezinë

Nga Wallace Stevens

– Imagjinata është romantiku.

– Romantiku është faza e parë (jo-pezhorative) e marrëzisë.

– Poeti është Zot, apo më mirë, poeti i ri është Zot. Poeti plak është endacak.

– Të japë ndjesinë e freskisë dhe të gjallërisë së jetës është një nga qëllimet e vyera të poezisë.

– Poezia është një trajtë e melankolisë.

– Poezia nuk është vetjake.

– Poezia është një mënyrë shëlbimi.

– Realja është vetëm themeli, por ama është themeli.

– Poezia ia përshfaq vetveten vetëm të paditurit.

– Në një masë të madhe, problemet e poetëve janë dhe probeme të piktorëve, ndaj poetët duhet t’i drejtohen shpesh literaturës së pikturës për të shqyrtuar problemet e veta.

– E gjithë poezia është poezi eksperimentale.

– Në poezi duhet të duash fjalët, idetë, shëmbëlltyrat dhe ritmet më tërë fuqinë tënde.

– Poezia duhet të jetë irracionale.

– Mendja s’është asgjë në jetë, veç asaj që mendojmë për të.

– Ndërsa arsyeja shkatërron, poeti duhet të krijojë.

– Nuk ndodh përditë që bota ta ujdisë veten në një poezi.

– S’ka gjë më të bukur në jetë, veç jetës.

Dije:

– Se e gjithë bota është lëndë për poezinë.

– Se nuk ekziston ndonjë lëndë e posaçme poetike.

– Sentimentalizmi është dështim i ndjenjës.

– Vera dhe muzika nuk bëjnë mirë deri në mesditë. Ndërsa poezia është si lutja, në kuptimin qëështë më e efektshme në vetmi dhe në kohët e vetmisë, si, për shembull, në mëngjes herët.

– Poezia është arti i të diturit.

– Detyra e poetit është të studiojë dhe të kuptojë botën e trilluar.

– Çdo poet duhet të ketë diç prej fshatari.

– Poeti është prift i së padukshmes.

– Romantizmi është për poezinë si dekoracioni për pikturën.

– Kemi bërë shumë në jetë. Ditari i jetës rrallëështë ditar lumturie.

– Poezia duhet t’i bëjë qëndresë thuajse me sukses inteligjencës.

(Shkëputur nga Revista Letrare, HELICON Nr. 2, maj 2014, përkthyer nga Azem Qazimi)

#enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty