Mbrëmë teksa po flija
Ëndërrova, një gabim të mrekullueshëm
Një pranverë po shpërthente
Në zemrën time
Unë thashë: Bashkë me çfarë kanali sekret po vjen tek unë
Ujë i një jete të re
Që nuk e kam pirë kurrë?
Mbrëmë teksa po flija
Ëndërrova, një gabim të mrekullueshëm
Që kisha një koshere bletësh
Brenda zemrës sime
Dhe bletët e arta
Po bënin kreshpa të bardha
Dhe mjalt të ëmbël
Nga dështimet e mia të vjetra
Mbrëmë teksa po flija
Ëndërrova, një gabim të mrekullueshëm
Që një diell i zjarrtë
Po ndriçonte brenda zemrës sime
Ishte i zjarrtë sepse ndjeva
Ngrohtësinë e tij si nga një vatër
Dhe një diell sepse më dha dritë
Dhe lot rrodhën nga sytë e mi
Mbrëmë teksa fjeta
Ëndërrova, një gabim të mrekullueshëm
Se ishte Zoti
Ai që kisha në zemrën time
Mbrëmë teksa po flija nga Antonio Machado
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura nga Ekspozita “Deteve Ngjyre Vere”, nga Orion Shima, ne Galerine FAB