Une kam nje mike e cila beson ende tek parajsa
Jo nje person idiot
E megjithate me gjithcka ajo di
Ajo flet me Zotin (fjale per fjale)
Ajo mendon se dikush degjon ne parajse
Mbi toke ajo eshte pazonshmerisht kompetente
E guximshme gjithashtu, e afte te perballet me gjerat e pakendshme
Ne gjetem nje vemje duke vdekur ne pisllek
Milingona makute duke u zvarritur mbi te
Une prekem gjithmone nga fatkeqesite
Gjithmone e etur per t’iu kundervene gjallerise
Por edhe e turpshme gjithashtu
E shpejte per te mbyllur syte e mi
Ndersa mikja ime ishte ne gjendje te shihte
Duke pare zhvillimin e ngjarjeve
Sipas natyres
Ajo nderhyri per hatrin tim
Duke larguar disa milingona nga ajo gjeja e shqyer
Dhe e uli poshte
Pertej rruges
Mikja ime thote se une i mbyll syte e mi kunder Zotit
Se asgje tjeter se shpjegon
Neverine time ndaj realitetit
Ajo thote se une jam si ai femija qe e varros doren ne jastek
Qe te mos shohe
Femija qe i thote vetvetes
Se drita shkakton trishtim
Mikja ime eshte si nena
E duruar, duke me nxitur qe te zgjoje tek une nje njeri te rritur si ajo
Nje person me guxim
Ne endrrat e mia
Mikja ime me afrohet
Ne po ecim ne te njejten rruge
Me perjashtim qe tani eshte dimer
Ajo po me thote se kur e do boten
Ti degjon muzike qiellore
Shih larte, me thote ajo
Kur une shoh lart, asgje
Vetem re, bore, nje pune e bardhe ne peme
Si nuset qe kercejne ne nje lartesi te madhe
Pastaj une kam frike prej saj
Une e shoh ate te kapur ne nje rrjete
E derdhur qellimisht permbi toke
Ne ralitet, ne jemi ulur krahe rruges
Duke pare perendimin e diellit
Here pas here, heshtja pickohet nga nje thirrje zogu
Ky eshte casti qe ne po perpiqemi te shpjegojme
Fakti qe jemi mesuar me vdekjen, me vetmine
Mikja ime vizaton nje rreth ne pisllek
Brenda, vemja nuk leviz
Ajo perpiqet gjithmone qe ta beje dicka te plote
Dicka te bukur
Nje imazh te afte pervec asaj
Ne jemi shume te qeta
Sa qetesi eshte ulur ketu, duke mos folur
Kompozim i fiksuar
Papritur rruga erresohet
Ajri freskohet
Ketu e atje shkembinjte shkelqejne dhe vezullojne
Eshte kjo palevizshmeria qe ne te dyja duam
Dashuria per formen eshte nje dashuri per fundet
Poezia “Muzike qiellore”
Nga Louise Gluck
Përzgjodhi & përktheu Enkeleda Suti