Te gjitha grate
Dhe puthjet e tyre
Menyrat e ndryshme se si ato dashurojne
Dhe flasin dhe kane nevoje
Veshet e tyre
Ato qe te gjitha kane veshe
Dhe fyte
Dhe fustane
Dhe kepuce
Dhe makina
Dhe ish burra
Me se shumti
Grate jane shume te ngrohta
Ato me kujtojne buken e thekur me gjalpin shkrire mbi te
Eshte nje shikim ne sy
Ato jane rrembyer
Ato jane mashtruar
Une nuk e di mire se cfare mund te bej per to
Une jam nje kuzhinjer i mire
Nje degjues i mire
Por une kurre nuk mesova se si te vallezoj
Atehere isha me i zene me gjera te medha
Por i kam shijuar shtreterit e tyre te ndryshem
Duke pire cigare
Duke ia ngulur syte tavanit
Nuk kam qene as vicioz dhe as i padrejte
Vetem nje student
Une e di qe ato te gjitha kane keto kembe
Dhe zbathur ato ecin neper dysheme
Teksa shoh butoksin e tyre te turpshem
Ne erresire
Une e di qe ato me kane qejf
Disa madje edhe me duan
Por une dua shume pak
Disa me japin portokalle dhe vitamina
Disa te tjera flasin shume qetesisht per femijerine
Dhe baballaret dhe peisazhet
Disa jane thuajse te cmendura
Por asnjera prej tyre nuk eshte pa kuptim
Disa duan mire
Disa te tjera jo edhe aq shume
Me te mirat ne seks nuk jane gjithmone me te mira ne menyrat e renditjes
Secila ka limite sic kam une limite
Dhe ne e mesojme njeri-tjetrin shpejt
Te gjitha grate, te gjitha grate
Te gjitha dhomet e gjumit
Qilimat, fotot, perdet
Eshte dicka si nje kishe
Vetem se ndonjehere eshte edhe nje qeshje
Ato veshe, ato krahe
Ato berryla, ato sy qe shohin
Dashuria e tyre
Dhe deshirimi qe kam mbajtur
Dhe deshirimi qe kam mbajtur
Poezia “Nje poeme dashurie”
Nga Charles Bukowski
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti