Rishpikësi i skulpturës së shekullit të 20-të!
Nga PRESTIGJOZJA
SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES
1 BRANCUSI NJIHET SI ‘KUMBARI I SKULPTURËS
MODERNE’
“Çdo
koleksionist që ka ambicie për të ndërtuar një koleksion të artit modern duhet
të ketë një Brancusi,’ thotë Conor Jordan nga Christie-s në Nju Jork. ‘Ai ka
qenë prifti i lartë i modernizmit.’
I
lindur në fshatin rumun të Hobita-s, por që e kaloi pjesën më të madhe të jetës
së tij në Paris, Constantin Brancusi (1876-1957) konsiderohet
gjerësisht si Kumbari i skulpturës moderne. Ai është i famshëm për zhvillimin e
këtij mediumi në modernizëm, duke zhvilluar një fjalor të ri, të
thjeshtësuar që evkonte – dhe që nuk i ngjante – njerëzve dhe gjërave të botës
së vërtetë.
2
I
ati i Brancusi-t ishte një menaxher pasurish të paluajtshme, i cili kujdesej për
tokat që i përkisnin manastirit lokal. Costantin studioi në Shkollën e Arteve të
Bukura të Bukureshtit përpara se të largohej për në Paris në vitin 1904. (Ai mbërriti
atje në këmbë, duke bërë ‘hiking’ nga Austria dhe Gjermania – apo kështu thotë historia.)
Vitin pasues, ai filloi studimet në Shkollën e Arteve të Bukura në Paris (Ecole
des Beaux-Arts).
Brancusi
ishte një nga anëtarët e ushtrisë së artistëve të cilët tani konsiderohen si
mjeshtrat e modernizmit të cilët emigruan në kryeqytetin francez në fillim të
shekullit të 20-të: të tjerët përfshinin Pablo Picasso, Amedeo Modigliani, Marc Chagall dhe
Diego Rivera. Ai u bë mik
me Modigliani-n; artistët e tjerë me të cilët ai u bë mik përfshin Fernand Léger, Henri Matisse dhe
Marcel Duchamp.
3
Në
vitin 1907, tre vite pas mbërritjes në kryeqytetin francez, Brancusi-t iu dha një
pozicion në punishten e skulptorit të madh Auguste Rodin. Megjithatë, vetëm pas
dy muajsh, ai u largua, duke arsyetuar se ‘nën pemët e mëdha nuk rritet asgjë
tjetër’. Rodin gjithashtu preferonte një stil natyralist të cilin, pas ‘bubërrimeve’
fillestare, Brancusi i refuzoi me të gjithë zemrën e tij.
4
Brancusi
nuk adoptoi kurrë praktikën standarde të skulptorëve të cilët bënin modele prej
argjile për çdo pjesë, duke ia lënë produktin përfundimtar për t’u derdhur apo
përfunduar punëtorëve mjeshtra. Në vend të kësaj praktike, ai preferonte
praktikën e ‘skalitjes direkte’, duke punuar drejtëpërdrejtë në një pjesë guri
apo druri.
5
Rreth
kësaj kohe, mbizotëronte Kubizmi. Megjithatë, nën besimin ‘mos ndiq kurrë të
tjerët’, Brancusi zgjodhi një rrugë artistike që, në shumë mënyra, mund të
kishte qenë shumë më e ndryshme. Në vend të paraqitjes dhe fragmentarizimit të
formave, siç po bënin Picasso, Georges Braque dhe Kubistët,
ai iu bëri atyre trajektore, duke theksuar linjat e qarta.
Me
kalimin e kohës, ai gjithnjë edhe më shumë i flaku tutje aspektet përfaqësuese
nga skulpturat e tij, deri në atë pikë saqë përshkrimi më i mirë i punës së tij
të pjekur shumë mirë mund të jetë “elementësore”. Midis motiveve të cilave ai iu
rikthye në mënyrë konstante përfshinin zogjtë, peshqit, dhe bustin njerëzor.
6
Brancusi
ka realizuar diku tek 15 variante të skulpturës së tij “Zogu në Hapësirë”. Një
variant, i ekzekutuar në vitin 1926, u bë subjekt i një gjygji të famshëm në
Shtetet e Bashkuara. Kur vepra u dërgua nga Parisi në Nju Jork për një ekspozitë
të kuruar nga Duchamp, zyrtarët amerikanë refuzuan që ajo të kalonte pa doganë
(siç ishte zakoni për veprat e artit). Duke argumentuar se, në fakt, ai nuk
ishte art. Duke parashtruar se ai nuk i ngjante një zogu, rrjedhimisht, ata
thanë se ajo nuk cilësohej si skulpturë. Në vend të kësaj, ata e klasifikuan si
një ‘objekt utilitar’. (E njëjta gjë kishte ndodhur po atë vit me fotografin Edward
Steichen, i cili kishte blerë një variant të “Zogut në Hapësirë” dhe kishte kërkuar
që ta sillte në Shtetet e Bashkuara.)
Në
përgjigje, Brancusi i çoi zyrtarët në gjygj. Në vitin 1928, gjykatësi J. Waite
vendosi në favor të tij. Në vendimin e tij, gjykatësi Waite shkroi, ‘Në zhvillim
është e ashtuquajtura shkolla e re e artit, eksponentët e së cilës po përpiqen
të portretizojnë ide abstrakte dhe jo të imitojnë objekte natyrale. Qoftë nëse
na pëlqen neve apo jo, këto ide dhe shkolla të reja, të cilat i përfaqësojnë ata,
ne mendojmë se, fakti i ekzistencës së tyre dhe influenca e tyre tek bota e
artit siç njihet nga gjykatat duhet të merret në konsideratë.’
7
Brancusi
nuk ka qenë kurrë një portretizues në kuptimin strikt të fjalës. Në vënd të kësaj,
ai prodhoi atë që mund të referohet si “ngjashmëria e sublimuar”, shpesh e
krijuar jo nga modele të gjalla, por nga një fotografi apo nga vet imagjinata e
tij. Shembujt e hershëm përmbajnë disa tipare dalluese të subjektit të tij, por
me kalimin e viteve këto tipare patën tendencën që të zbuteshin teksa Brancusi
po lëvizte gjithnjë edhe më shumë drejt abstragimit.
Portretet e tij angazhojnë
rregullisht shikuesin në një lojë pamore: a mund të krijojmë ne ndonjë ide mbi
identitetin e subjektit? Për
shembull, merrni skulpturën “La jeune fille sophistiquée” (Portret
i Nancy Cunard), e vitit 1932. Në asnjë mënyrë
ne nuk mund të njohim menjëherë se ai është shkrimtarja e epokës së Jazz-it, Nancy Cunard. Por, gjithsesi ne mund të dallojmë ende,
në dy skulptura të shkëlqyera bronzi, tiparet e saj fizike dalluese: kaçurrelat
e saj sipër faqeve.
8
‘Aktualisht,
subjekti i Brancusi-t është relativisht tradicional,’ thotë Conor Jordan. ‘në
rastin e “La jeune fille sophistiquée”
(Portret i Nancy Cunard), për shembull, ai ka zgjedhur që të përfaqësojë një
grua nga një rreth social në Parisin bohemian – një zgjedhje relativisht
tradicionale. Por kjo ishte vetëm pika e kërcimit për tek një hetim më gjithëpërfshirës
i formës nga ana e tij. Në këtë mënyrë, ashti si Picasso rishpiku pikturën në
fillim të shekullit të 20-të, ne me siguri që mund të themi se, Brancusi rishpiku skulpturën,’
thotë Jordan.
9 INFLUENCA E
Midis
vizitorëve të show-t të debatueshëm të Brancusi-t në Galerinë Brummer në Nju
Jork ishte një student japonezo-amerikan arti i quajtur Isamu Noguchi (1904-1988).
I riu ishte kaq i frymëzuar nga ajo që pa saqë ai apikoi, dhe siguroi, një Fellowship
nga Guggenheim që e lejoi të vendosej në Paris për të punuar si asistent në
studion Brancusi-n.
Pavarësisht
barrierës së gjuhës ndërmjet tyre, Noguchi punoi i lumtur me Brancusi-n për
shtatë muaj ku fitoi themele të vlefshme për skulpturën në gur. Format e ndara
të Brancusi-t e bindën asistentin e ri që të kthehej nga modernizmi dhe tek një
lloj abstraksioni, ndërsa studio e tij, që të jipte ndjesinë e një guroreje,
kishte lënë një impakt të tillë mbi skulptorin e ri saqë ai krijoi variantin e
tij jugor të Parisit në vitin 1927. Isamu Noguchi u bë një nga skulptorët më të
rëndësishëm dhe më të vlerësuar nga kritika të shekullit të 20-të, dhe të dy
burrat mbetën miq dhe influencuan njëri-tjetrin.
10
Me
vdekjen e tij, Brancusi la pas më shumë sesa 1,000 fotografi dhe mbi 200
skulptura. Ai ishte bërë nënshtetas francez në vitin 1952, pjesërisht në mënyrë
që ai t’ia linte trashëgimi të gjithë studion e tij dhe përmbajtjen e saj
shtetit francez (qeveria komuniste e Rumanisë së tij mëmë e kishte refuzuar
pranimin e veprave të tij).
11
Në
vitet e fundit, veprat e Brancusi-t të ofruara nga Christie e kanë thyer dy herë
çmimin e rekordit botëror për çdo skulpturë në ankand: “Danaide” në vitin 2002, dhe “Zogu në hapësirë” në vitin
2005. Dhe pastaj, sigurisht që, rekordi i artistit u arrit në vitin 2017 me ‘La
muse endormie’. Çfarë qëndron pas këtij interesi kaq të lartë? ‘Karriera e Brancusi-t
ishte relativisht e shkurtër, dhe ai nuk ka qenë artisti më produktiv. Kështu që,
kur del ndonjë pjesë e rëndësishme e tij, tregu i kushton me të vërtetë vëmendje.
(Imazhi
1: Constantin Brancusi)
(Imazhi 2: Studio e Brancusi-t.
E fotografuar nga Constantin Brancusi)
(Imazhi 4: Constantin Brancusi, “Oiseau dans l’espace”, 1922-1923)
(Imazhi 6: Man Ray, Nancy
Cunard, 1926)
Burimi:
https://www.christies.com/features/Brancusi-high-priest-of-modernism-9156-1.aspx
Përzgjodhi
dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.