Unë jam oqeani.
Unë jam ujë.
Unë jam shumica e këtij planeti.
Unë i kam dhënë atij formën.
Çdo rrymë,
Çdo re, dhe
Çdo pikë shiu.
Të gjitha vijnë prapë tek unë.
Në një mënyrë, a në një tjetër,
Çdo gjë e gjallë këtu ka nevojë për mua.
Unë jam burimi.
Unë jam ai nga i cili ata zvarriten që të dalin jashtë.
Njerëzit?
Nuk janë të ndryshëm.
Nuk u detyrohem atyre asgjë.
Unë u jap.
Ata marrin.
Por unë mund t’ua rimarr gjithmonë mbrapsht.
Kështu, ka qenë gjithmonë.
Gjithsesi nuk është planeti i tyre.
Kurrë nuk ka qenë.
Dhe kurrë nuk do të jetë.
Por njerëzit,
Ata marrin më shumë ngasa u takon.
Ata më helmojnë, dhe pastaj presin që unë ti ushqej.
Epo nuk funksionon kështu.
Nëse njërëzit duan që të ekzistojnë në natyrë me mua
Dhe prej meje,
I sugjerojë që të dëgjojnë mirë
Se do ta them këtë vetëm një herë.
Nëse nuk e mbajmë të shëndetshme natyrën,
Njerëzit nuk do të mbijetojnë.
Kaq e thjeshtë!
Mua, aq më bëhet,
me apo pa njerëzit.
UNË JAM OQEANI!!!
E kam mbuluar njeherë të gjithë këtë planet.
Dhe mund ta bëjë gjithmonë, sërish.
Kaq kisha unë!
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=rM6txLtoaoc
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti