Disa më thërrasin natyrë.
Disa të tjerë, më thërrasin ‘Nëna Natyrë.’
Unë kam qenë këtu për mbi 4.5 miliardë vite.
22,500 herë më gjatë sesa ty.
Në të vërtetë, mua nuk më duhen njerëzit.
Por, njerëzit kanë nevojë për mua.
Po, e ardhmja juaj varet nga unë.
Kur lulëzoj unë,
lulëzoni edhe ju.
Kur dobësohem unë,
dobësoheni edhe ju.
Ose, më keq akoma.
Por, unë kam qenë këtu për mijëra vjet.
Kam ushqyer specie më të mëdha sesa ju.
Dhe kam lënë që të vdesin urie, specie edhe më të mëdha sesa ju.
Oqeanët e mi…
Toka ime…
Rrymat e mia vërshuese…
Pyjet e mia…
Ato mund t’ju marrin
Ose t’ju lënë ju që të gjitha.
Se si zgjidhni që ta jetoni ju çdo ditë,
Qoftë nëse më merrni në konsideratë, apo jo mua,
për mua s’ka fare rëndësi.
Në një mënyrë,
apo në një tjetër.
Veprimet tuaja do të përcaktojnë fatin tuaj.
Jo timen.
UNË JAM NATYRA!!!
Unë do të vazhdojë përpara.
Unë jam e përgatitur që të evoloj.
Po ti?
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=WmVLcj-XKnM
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti