ARTFilozofiVËZHGUESI ËSHTË I VËZHGUARI NGA KRISHNAMURATI

VËZHGUESI ËSHTË I VËZHGUARI NGA KRISHNAMURATI

-

A jam unë i ndryshëm nga përmbajtja e vetëdijes sime? Nëse
unë jam i ndryshëm nga ajo që vëzhgoj tek vetvetja, atëhere ekziston një ndarje,
ndërmjet meje dhe asaj gjësë në të cilën thellohem. Unë vëzhgoj tek vetja zemërim.
Jam i zemëruar. Ose jam makut, ziliqar. A është kjo zili e ndryshme nga unë që
po vëzhgoj këtë reagim që unë e quaj ‘zili’? Unë jam e gjitha kjo zili; unë nuk
jam i ndryshëm nga ajo zili. Kështu, kur unë vëzhgoj, a ekziston ndonjë ndarje
ndërmjet vëzhguesit dhe të vëzhguarit? Atëherë ka një konflikt. Më pas, unë përpiqem
që ta shtyp atë, ta kontrolloj, ose të largohem prej tij, ose të përpiqem që ta
ndryshoj. Por nëse vëzhguesi është i vëzhguari, atëhere ndodh diçka krejtësisht
e ndryshme. A mos po zhdukim ne misterin e saj? Sepse kjo është shumë e rëndësishme,
që nga fillimi. Ne jemi të kushtëzuar ndaj konfliktit të kësaj ndarje. Ne jemi
të kushtëzuar ose që ta shtypim, ta analizojmë, ose të largohemi prej tij. Ne
jemi edukuar që ta pranojmë këtë ndarje. Por nëse do të shikojmë në të shumë,
shumë thellë, ne do të vënë re se vëzhguesi është i vëzhguari, rrjedhimisht, duke
kuptuar këtë, më pas, ju do të jeni në gjendje që të eliminoni të gjitha
konfliktet tuaja të brendshme.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=q9Ye6WbinMU

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty