Duket sikur ne mendojmë se jeta jonë e përditshme është diçka
e ndarë, larg të gjithë botës, punëve të rënda, mjerimit, dhe konfuzionit. Ne
mendojmë se, individi, ju, është i ndryshëm nga pjesa tjetër e botës, bota me të
gjitha mizoritë e saj, luftërat, pabarazitë dhe padrejtësitë. Kur shikoni pak më
afër, atëherë do të kuptoni se, çfarë jeni, jeta juaj e përditshme, çfarë
mendoni, çfarë ndjeni, është bota e jashtme. Bota jeni ju. Ju jeni një qenie
njerëzore që e ka bërë këtë botë, këtë botë kaq të çoroditur, këtë botë që po
qan, që është në dhimbje të madhe dhe që vuan. Je ti, qenia njerëzore që e ke
ndërtuar këtë botë. Kështu, ajo botë jashtë jush nuk është e ndryshme nga bota
në të cilën ju jetoni, në botën tuaj, në jetën tuaj personale. Kështu për të
sjellë një ndryshim radikal tek qeniet njerëzore, tek ti, tek individi, ju do
të sillni në mënyrë radikale, një ndryshim në strukturën dhe në vet natyrën e
shoqërisë. Që do të thotë individi, ti, qenia njerëzore, duhet të shkosh në
thellësi të strukturës së vetvetes. Njeriu duhet të kuptojë vetveten, si jeni
krijuar, si biologjikisht, ashtu edhe psikologjikisht. Nëse doni që të mendoni
në mënyrë racionale, të shëndetshme, duhet të njohësh veten. Duhet të kërkosh
shkaqet e përse mendon dhe përse i bën disa gjëra, përse jeni agresivë, brutalë,
dominues, posesivë, që, që të gjitha, janë shkaqet e konfliktit ndërmjet
qenieve njerëzore. Vetëm duke parë se çfarë po ndodh në jetën tuaj dhe duke e vëzhguar
atë shumë nga afër, pa asnjë dënim, atëherë do të zbuloni vetë se mendja mund
të jetë e lirë.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=HhKg8gmy0Lw
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti