Piktorët ShqiptarëLin DelijaLIN DELIJA: Shënime biografike / Nga Tomas Vata, President...

LIN DELIJA: Shënime biografike / Nga Tomas Vata, President i Shoqatës “Lin Delija Art”

-

Shënime biografike

1925/26

Burimet shqiptare datojnë lindjen e Lin Delís në Shkodër,me 2/2/1925, ndërsa ato italiane në Shkodër,me 3/2/1926.
Lin Delija âsht fëmija i dytë ndër gjashtë fëmijët e Mark Delís (L.29/3/1988:V4/10/1952)dhe Luçe Zefit (L.15/5/1896:V.3/7/1970).
Votra familjare e ushqen me edukim katolik dhe e nxit për veprimtari artistike.

1935

Lin Delija në moshën 10-vjeçare, në qytetin e lindjes i besohet krejtësisht bashkësís lokale të Kuvendit françeskan,ku studion në gjimnazin”YLLIRICUM”, në përkujdesjen e posaçme t’Át Leon Kabashit. Françeskanët udhëheqin inteligjencën dhe ndjeshmënín e tij tue i dhânë nji formim të pashlyeshëm kulturor dhe shpirtnor.

1944/46/47

Me ardhjen në pushtet të mizorís komuniste, françeskanët janë shênjesstra kryesore e asgjâsimit dhe Delija,si shumë bashkëvllazën dëbohet prej gjakonís . Përzânia e detyron t’i kthehet familjes biologjike,me 5/12/1946.
Me 13/1/1947 detyrohet të rreshtohet n’ushtrín e kuqe,ku përplasjet me eprorët dhe kundërshtitë parimore i kërcënojnë ekzistencën…

1948/49

Kah fundi i korrikut, në shtëpi të Mark Delís ia beh P.Ambroz Martini,mbrûjtun bashkë me Linin në kuvendin françeskan,mik kryekreje. Menjiherë shestojnë arratinë e përbashkët. Të nesërmen nisen për Theth, vendlindja e Zef Martinit (alias P.Ambrozi),prej kah kalojnë kufînin ,me 25/7/1948. N’ish Jugosllavi arrestohen, kërcënohen dhe hetohen… Shtegtimet e shpien në Kotorr dhe në Herceg Novi,ku njihet me mjeshtrin Nikola Kujaçiç… Gjatë vizitës së mbâme te Kujaçiç edhepse ky i fundit vuente nga sëmundja Alzheimer, në grahma e sipër,arrin t’i shqiptojë Delís vetëm fjalën”Skadra”! Delija diplomohet në Herceg Novi

1950

Falë nji funksionarit jugosllav shoqnohet për në Zagreb,ku Lin Delija strehohet në nji kuvend murgeshash dhe studion n’ Akademín e Arteve të Bukura.

1954

Mbërritja n’itali përcakton zhvillimet vendimtare. Delija zhvendoset në Romë, saktësisht në Via Ripetta 54,falë bursës së studimit me kujdesim t’Ernest Koliqit (1903-1975).
Me Koliqin,poet, shkrimtar dhe docent i gjuhës dhe letërsisë shqipe pranë universitetit”La Sapienza”,lidhet në nji miqësi thellësisht të ngushtë dhe hyn në marrëdhânie me intelektualët e tjerë shqiptarë t’arrstisun.
Ndjek Akademín e Arteve të Bukura në Romë nën drejtimin e piktorëve Mario Mafai (1902-1972) dhe Amerigo Bartoli (1890-1971), për të cilët shndërrohet në nji student mahnitës… Vetë Bartoli,kur viziton studion e Delís,shprehet:”S’më bâhet me dalë prej këtu”! Gjithashtu Mario Rivosecchi jepte leksione të histosís së artit.

1957

Romë, gjatë muejit prill ekspozon 23 vepra pranë galerís Babuinetta.Nga 8-22 qershori merr pjesë n’ekspozitën kolektive t’organizueme nga shoqata”Intelektualët Refugjatë n’Itali”, pranë sallës Pax Romana.

1958

Ilustron me skica volumin e Carlo Cremona-s”Testamenti i fundit i Jezusit”botues Marietti, Torino.

1959

Diplomohet n’Akademín e Arteve të Bukura të Romës, në Via Ripetta. Ekspozitë e Artit’ Shêjt me temë:” Zoja e artit bashkëkohor”,ku ekspozon bashkë me skulptorin Fazzini dhe me piktorët Purificato e Bartoli. Gjithnji këtê vit,ekspozon në galerinë”Lo Sprone”të Firences, së bashku me skulptorin Marko Lukoliç. Lin Delija shkon n’Osimo (Marche) në mikpritjen e familjes Roncaglia; përfundon me komision nji portret të Rosalba Roncaglia-s. Shpesh do të kthehet n’Osimo, si i ftuem i mikut Sante Graciotti.

1960

Realizon fytyrën e Krishtit, që bân pjesë në koleksion t’Artit Modern në Vatikan. Ekspozon në Firence, në galerín “Lo Sprone”.

1961

Në qershor merr pjesë n’ekspozitën e Xl-të kolektive në galerín Agostiniane të Romës, me temë:”Gratë e Ungjillit”, në të cilën ekspozon veprën:”Bréjtja”.

1962

Përfundimisht vendohet n’Antrodoco, falë ftesës së Zj. Maria Cricchi e cila nxitet nga kërkesa e Z. Rolando Farinelli,asokohe përgjegjës i punimeve publike në komunën e Antrodoco-s, për realizimin e nji basorelievi për shkollën e ré fillore të po kësaj komune. Organizon nji ekspozitë personale gjatë shkurtit në galerín ” Dyqani i grues Tania”, në Romë.

1964

Delija ka mbështetjen e Curís së Rieti-t me rastin e hapjes së galerís Gjoni’ Xlll-të, pranë Shêjtnores “Maria e Shpellave”, në të cilën çelet ekspozita e hungarezit Janos Szikra. Në ndândor inaugurohet nji ekspozitë personale te Pallati Ricci në Rieti.
Mes dhetorit të 64-t dhe janarit të 65-s, prapë ekspozitë e ré personale, në Firence pranë galerís”Lo Sprone”.

1966

18/6/-20/8 realizon ekspozitë personale në galerín Gjoni’ Xlll-të.

1967

Pranë lokaleve të kishës “Maria e Naltueme”t”Antrodoco-s hap shkollën e Artit të Lirë n’êmën të poetit tonë kombtar Át Gjergj Fishta. Vitin pasues krah për krah me tê âsht miku i tij,piktori Marcello Di Pietro.

1968

Modica,merr pjesë n’ekspozitën e tretë kolektive t’Artit Shêjt bashkëkohor.

1969

New York, pranë American Hotel realizon ekspozitën e parë dhe të vetme personale.

1970

Modena, pranë Hotel Fini, tjetër ekspozitë personale. Kjo periudhë shênjon kalimin e punimit prej vojit në tempera. Shkak i këtij kalimi âsht trementina,nji ndër kimikatet e bojnave të vojit, ndaj së cilës piktori âsht alergjik dhe me këshillën ngulmuese të mjekut detyrohet të respektojë ndryshimin…

1971

Romë,13-24 maj ekspozitë personale në qendrën kulturore “Canova”.

1972/73

30/10-11/1, Firence, ekspozitë personale në galerín “Lo Sprone”.

1975

11-21 shkurt, ekspozon në Marguttone të Romës. Ndër veprat e eksppzueme janë: Kryqzimi, Flamuri i Martirit,I mërguemi Njerzor dhe Hyjnor, Varja,Zoja e Shkodrës,Në Siberi dhe Êjlli i të Mirës. Lind nji miqësi vllaznore mes artistit dhe Armando Nicoletti-t.

1976

Romë,1-10 qershor, ekspozitë personale n’ekspozitën “Për Europën e Lirë”. Ekspozohen veprat:”Martiri”;”Pushkatimi”dhe”Dëbimi”.

1979

Me regji të Gjon Kolndrekajt, RAI paraqet dokumentar-intervistën, tânsisht përkushtue Lin Delís.

1980

Pjesëmarrja n’ekspozitën kombtare t’Artit Shêjt. Biblioteka San Benedetto-Arkivi Ekleziastik.

1981/83

Themelon Akademín e Arteve të Bukura”Carlo Cesi”me selín panoramike në Villa Mentuccia.

1984

Aalen Rathaus Foyer, L’in Delija organizon nji ekspozitë personale, 6-14 dhetor.

1986

Rieti, kisha e Sh. Pjetrit, ekspozitë personale,24-30 gusht. Ilustron librin në gjuhën gjermane”Russland Samwar und Russicher tee”të Joseph Shütz .

1987

Shfaqen çrregullimet e para të qarkullimit të gjakut, që e shtrëngojnë me kalue nji periudhë spitalore.

1988/89

Merr pjesë n’ekspozitën kolektive të Biennale-s së tretë t’Artit Shêjt në Pescara. Në Split me Armando Nicoletti-n, Marko Lukoliç dhe Angelo Grassi-n vizitojnë ekspozitën e Ivan Mestroviç-it. Udhëtimi për Medjugorie dhe Athinë. Me anije kalojnë brî detit shqiptar…

1990

N’Osimo, ekspozitë personale në Qendrën e Veprimtarive Kulturore San Silvestro,11-25 mars. Aquila ekspozitë personale me veprat: Ramja e Stalinit;Pijetarët;Hymja e Vilës Mentuccia dhe Madalena.

1991

Pikturon shtatë fjalët e Krishtit. N’Osimo inauguron ekspozitën”Shtatë Fjalët e Fundit të Shpëtimtarit tonë në Kryq”. Frano Delija përqafon vllaun n’itali,Linin.

1992/93

Mbas 46 vitesh Lin Delija vjen në Shqipní me rastin e martesës së nipit,Salvatorit. 2 korrik, në gjykatën e Rieti-t,paraqitet zyrtarisht statuti i kooperativës s’Akademís së Lirë “Carlo Cesi”. Disa vizatime të Delís ilustrojnë librin “I canti del Velino” të poetit reatin, Giuseppe Cardellini. Me ardhjen e Gjon Palit’ ll, Lin Delija bân vizitën e fundit në Shkodër… Në sallat e ambasadës shqiptare në Romë, 9-20 dhetor, ekspozon bashkë me Diana Bellotti de Cataldo-n. Ekspozita âsht manifestimi i parë i binjakzimit kulturor Itali-Shqipní dhe fillimisht në galerín kombtare t’Artit në Tiranë, mandej në Muzeun e Artit në Shkodër. Fillon punimet e kuadrove madhështor për Katedralen e Shkodrës,fundi i të cilëve nuk dihet!!!

1994

Lin Delija goditet nga nji iktus dhe shtrohet në spitalin e Rieti-t, mandej dërgohet në Romë, në spitalin San Filippo Neri. Shuhet me 9 prill. Prehet në vorret e Antrodoco-s.

2001

16 korrik, qyteti i Osimo-s inauguron nji seksion të lokalit muzeu-qytetas me veprat e dhurueme nga familja Roncaglia-Campanelli. Në kishën e Sh.Agostinit t’ Antrodoco-s,me 9 gusht organizohet nji ekspozitë retrospektivë e artistit.

2002

Antrodoco inauguron muzeun e qytetit”Lin Delija-Carlo Cesi”, në ngrehinën e ish kuvendit të klarisave. Këtu ekspozohen mâ shumë se 100 vepra, ndër të cilat hasen,skica, piktura dhe vizatime, dhuratë e koleksionistave dhe miqve t’artistit

2003

Paraqitet publikimi i Silvia Cuppini-t dhe Roberto Bua-s, me titull”Në kryqzim të shikimeve”.(Botuesi Bora,Bologna). Homazh ndaj grues, figura femnore në veprën pikturike të Lin Delís”, në përkujdesje të Fabio Grassi-t, pranë lokaleve të muzeut të qytetit t ‘Antrodoco-s.

2004

Kângautori Renato Zero (Fiacchini),me 3 shkurt shkruen nji dëshmi tue kujtue vitet kur jetonte në Via Ripetta 54 dhe lidhjen e ngushtë me portieren “Sora Bice”. Grueja âsht portretizue shumë herë prej Delís…25 prill, paraqitje zyrtare në galerín kombtare në Tiranë me ekspozim të veprave të dhurueme nga koleksionistat Armando Nicoletti dhe Erica Shütz.

2005

Ekspozita”Dritare të hapuna”, peisazhe të koleksionit art dhe spiritualitet,13-28 gusht, “Biblioteca Civica di Biennio”mâ tej n’iseo (Brescia). Antrodoco e vitit 1973 ekspozohet voj në letër. Me tekst kritik nën kujdesin e Fausto Lorenzi-t. Formohet shoqata kulturore Lin Delija për vlerësimin e artistit. Inagurohet siti www.lindelija.it

2006

23/1-5/2, ekspozitë”Flash i memories,Lin Delija në fotot e Pasquale Chiuppi-t e Armando Nicoletti-t.

2007

1-6 shtator, Armando Nicoletti dhuron portretin e Át Gjergj Fishtës në Katedralen”Our Lady of Albanians”, Detroit (USA).

2010

24 maj, presidenti Bamir Topi i jep artistit titullin*Nderi i kombit”.

2018/19

31 janar, në Shkodër formohet shoqata kulturore”Lin Delija Art”.9/3 pranë muzeut dioqezan ekspozohen 26 vepra, dhuratë nga Armando Nicoletti dhe Giuseppe Grassi. Ekspozita titullohet,”Lin Delija në shtëpi”.

Burimi: Tomas Vata, President i Shoqatës “Lin Delija Art”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty