Poetë shqiptarëEljan TaniniEshte fundi i veres se lagesht

Eshte fundi i veres se lagesht

-

Eshte fundi i veres se lagesht
Kujt t’i shkruaj
Dua shume te shkruaj
Por ate sms nuk kam ndermend ta nis
Andej nga banaku me therret dorktori
Qe cliruar nga te pergatiturit e 3 cuba libre
Une nuk i thashe asgje
As nuk i fola fare per fjalet e bukura te gjyshes
Fare
Kur me thote
Eljano
Me ka marre malli te dua
Dua te me duan
Jam i lodhur
As nuk e di nese kam dashuruar
Ndonjehere
Me ka marre malli edhe te qaj nga dashuria
Nuk e di nese me do njeri
Por ti keshtu me duket se je
Me tha ai
Po doktor
As une
Di qe kur e kam humbur dashurine
O doktor nuk ka me dashuri
Ka vetem deshira
Fragmente poezie, shkeputur nga libri me poezi “Pik’”, nga Eljan Tanini, Botimet Poeteka, 2015
@eljantanini

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty