Muji, 2005, Sali Shijaku
Tabloja Muji eshte nje pikture epiko-mitike, ku ndihet ekspresiviteti emocional i gjestit piktorik dhe i pozicionit te Mujit, kreshnikut te maleve. Subjekti u perket vargjeve te nje legjende, ku i kendohet burrit, fuqia e te cilit varej nga qumeshti magjik i hyjnive mitologjike te Zanave te maleve. Kompozimi paraqet Mujin ne castin e proves se shkuljes me rrenje te nje peme te madhe, e ngritjes dhe mbajtjes se saj pezull, pasi ka pire nga lengu i hyjnive.
Shkeputur nga libri “51 piktore shqiptare”, Koleksioni Shehaj ne historine e piktures shqiptare, autore Suzana Varvarica Kuka, 2016
@varvaricasuzana
@suzanavarvarica