Piktorët ShqiptarëSali ShijakuGjeli dhe gjarpri, 2008, Sali Shijaku

Gjeli dhe gjarpri, 2008, Sali Shijaku

-

Gjeli dhe gjarpri, 2008, Sali Shijaku
Tabloja “Gjeli dhe Gjarpri” eshte imazh i lindur nga idete tipike te piktorit Sali Shijaku, te cilat mendohen dhe nxiten prej imagjinates se tij pjellore. Gjeli dhe gjarpri jane dy personazhe, te cilat evidentohen gjallerisht ne nje siperfaqe te pikturuar me shumellojshmeri ngjyrash. Marredhenia ndermjet gjarprit dhe gjelit pasqyrohet nen kushtet e fitimtarit dhe humbesit ose triumfit te se mires ndaj se keqes. Gjeli – fitimtari apo e mira – eshte vizatuar ne pozicionin e tij me te bukur. Ecja e tij duket krenare. Koken dhe lafshen flake e kuqe e mban drejt dhe ne sqepin e tij eshte mberthyer gjahu i mundur. Ka ngritur e hapur bishtin shumependesh e te fryre deri ne lartesine e henes qe po shuhet ne mengjesin e pare. Gjarpri – i munduri apo e keqja – eshte pikturuar si nje send pa jete dhe i atrofizuar ne masen e tij, madje ne gjatesine e tij te frikshme, duke ia lakuar gjatesine ne hapesiren e ajrit te nates qe eshte drejt perfundimit.
Shkeputur nga libri “51 piktore shqiptare”, Koleksioni Shehaj ne historine e piktures shqiptare, autore Suzana Varvarica Kuka, 2016
@varvaricasuzana
@suzanavarvarica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty