Poetë shqiptarëSkender RusiPoezia “Nje grua e cuditshme” Nga Skender Rusi

Poezia “Nje grua e cuditshme” Nga Skender Rusi

-

U dashurova me nje grua Pothuajse te bukur
Ajo eshte here-here
Pothuajse e cuditshme
I pelqen ta prek
Vec ne shtepine e muzgut
Kur gjithcka te jete
Pothuajse lunatike
U dashurova me nje grua
Pothuajse te kendshme
Ajo eshte here-here
Pothuajse e pazakonshme
Eshte e pa arsye
Po une, pikerisht per kete
E kam ngritur kasollen
Ne pyllin e saj te flokeve
U dashurova me nje grua
Pothuajse te rralle
Ajo eshte here-here
Pothuajse e pakuptimte
Njelloj si une
Qe jam kjo nate e bardhe
Qe e mbeshtjell te gjithen
Qe te mos me ike!
Poezia “Nje grua e cuditshme”
Nga Skender Rusi
23 gusht 2009
Shkeputur nga libri me poezi “Me vete kam gjithnje nje Eve”, nga Skender Rusi, Onufri, 2015
Piktura, Zonja Hamilton si Medea, 1786, George Romney

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty