ARTFluxusFLUXUS / Fluxus është një kolektiv apo rrjet avantgard...

FLUXUS / Fluxus është një kolektiv apo rrjet avantgard artistësh dhe kompozitorësh i themeluar në vitet 1960 dhe që vazhdon ende edhe sot

-

FLUXUS / Fluxus është një kolektiv apo rrjet avantgard artistësh dhe kompozitorësh i themeluar në vitet 1960 dhe që vazhdon ende edhe sot

Një formë demokratike krijmtarie e hapur për të gjithë

Nga Galeria TATE (Londër) 

I themeluar në vitin 1960 nga artisti lituanezo-amerikan George Maciunas, Fluxus filloi si një rrjet i vogël por ndërkombëtar artistësh dhe kompozitorësh dhe karakterizohej nga një qëndrim i përbashkët se sa si një lëvizje. Me rrënjët në muzikën eksperimentale, ata e morën emrin nga një revistë e cila prezantonte krijimet e muzikantëve dhe artistëve të qendërsuar rreth kompozitorit avantgard John Cage.

Fjala latine Fluxus do të thotë rrjedhje, në anglisht (fluks) një dyndje do të thotë një vërshim. Themeluesi i Fluxus-it, Maciunas ka thënë se qëllimi i Fluxus ishte ‘promovimi i një përmbytje revolucionare dhe dallge në art dhe promovimin e artit të gjallë, anti-artit’. Diçka e tillë ka një jehonë të fortë tek dada, lëvizja e artit në fillim të shekullit të 20-të.

Eventi i parë i Fluxus-it u vendos në skenë në vitin 1961 në Galerinë AG në Nju Jork dhe u pasua nga një festival në Evropë në vitin 1962. Qendrat kryesore të aktivitetit të Fluxus-it ishin Nju Jorku, Gjermania dhe Japonia.

FLUXUS KA LUAJTUR NJË ROL TË RËNDËSISHËM NË HAPJEN E PËRKUFIZIMEVE SE ÇFARË MUND TË JETË ART. Ai ka ndikuar thellësisht natyrën e prodhimit të artit që nga vitit 1960, duke përfshirë një gamë të gjerë formash dhe qasjesh arti ekzistuese dhe ato që po lulëzonin krahë më krah.

FLUXUS NUK KISHTE ASNJË STIL TË VETËM TË UNIFIKUAR. Artistët përdornin një gamë mediash dhe procesesh që adoptonin një qëndrim ‘bëje vetë’ tek aktiviteti krijues, shpesh duke vendour në skenë performanca të zakonshme dhe duke përdorur materialet e disponueshme për të bërë art. Duke e parë vetveten si një alternativë ndaj artit dhe muzikës akademike, Fluxus ishte një formë demokratike krijmtarie e hapur për të gjithë. Ndërmjet artistëve dhe formave të artit inkurajohej bashkëpunimi dhe gjithashtu me audiencën apo spektatorin. Ai vlerësonte thjeshtësinë dhe anti-komercializmin, ku shansi dhe aksidenti luanin një rol të madh në krijimin e veprave, dhe ku humori ishte gjithashtu një element i rëndësishëm.

Shumë artistë avantgardë kyç në vitet 1960 ishin pjesë e Fluxus, duke përfshirë Joseph Beuys, Dick Higgins, Alice Hutchins, Yoko OnoNam June Paik, Ben Vautier, Robert Watts, Benjamin Patterson dhe Emmett Williams.

Burimi: https://www.tate.org.uk/art/art-terms/f/fluxus

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.  

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty