Ti i perket tashma nji bote ma te mire dhe te gjithepushtetshme. Ti ke ne dore shume dhe un te lutem ty qe te kujdesesh mos me e shty ma gjate pa nevoje vdekjen teme. Shpirti jem asht i shkretnuem. Me len me ta thane e dashun! Per mue s’ka ma asnji ngushellim! Ngushellimi jem i vetem asht vdekja.
Fragmente nga letra “Fat dhe letra dashunie”, 10 dhjetor 1941
Shkeputur nga libri “Letra grues seme te vdekun”, nga Gjovalin Gjadri, perktheu prej gjermanishtes Ardian Ndreca, Botimet Onufri, 2017