PIKTURËSHEGA NË PIKTURË/ NJË ATRIBUT I VENERËS, SIMBOL I...

SHEGA NË PIKTURË/ NJË ATRIBUT I VENERËS, SIMBOL I DËSHIRËS, PJELLORISË, RIGJALLËRIMIT DHE PAVDEKËSISË

-

SHEGA NË PIKTURË/ NJË ATRIBUT I VENERËS, SIMBOL I DËSHIRËS, PJELLORISË, RIGJALLËRIMIT DHE PAVDEKËSISË

USHQIMI DHE PIJET NË PIKTURËN EVROPIANE, 1400-1800

Nga Jennifer Meagher

METMUSEUM

NGA NJË MOLLË E MBAJTUR NGA KRISHTI FOSHNJE deri TEK SHPENDËT E MBAJTURA PA DELIKATESË NGA NJË SHËRBYESE KUZHINE EPSHORE, ushqimi dhe pijet shfaqen në një pafundësi kontekstesh përgjatë katër shekujve në pikturën evropiane. Praktika e paraqitjes së ushqimit dhe gostive shtrihet pas nga EPOKA MESJETARE deri tek GREQIA dhe ROMA, ku banketet dhe ahengjet po konsumonin pasione të vlerësuara në letërsi, pikturë dhe mozaikë. NË SHEKULLIN E 19-TË, ARTISTËT U FRYMËZUAN GJITHNJË EDHE MË SHUMË NGA KULTURA E ANTIKITETIT DHE BOTA NATYRORE, dhe filluan paraqitjen e objekteve të tilla si fruta, embëlsira, verë, si edhe flora dhe fauna, në të dyja imazhet besimtare dhe ato laike. KËTO ARTIKUJ I KANË LEJUAR ARTISTËT TË SHFAQIN AFTËSI VIRTUOZE TË VËZHGIMIT DHE PËRSHKRIMIT TË NGJYRËS, FORMËS DHE TEKSTURËS. Ato gjithashtu kanë mbartur gjithmonë kuptime simbolike apo një aludim mbi subjektin e pikturës.   

SIMBOLIZMI I USHQIMIT DHE I PIJEVE I KA RRËNJËT NË LETËRSINË KLASIKE. Frutat, arrat, erëzat dhe drithërat diskutohen në libra mësimorë mbi bujqësinë e blegtorinë dhe historinë natyrore, dhe shfaqen gjerësisht në mitologji si atribute të perëndive dhe perëndeshave – rrushtë e Bakus-it, perëndia i verës; një tufë misër apo me drithër për Ceres, perëndeshën e drithërit – dhe në metaforat për virtytin dhe vesin. Shkrimet e hershme fetare të tilla si Bibla dhe Apokrifet dhe tekstet kristiane të Epokës Mesjetare Rilindjes gjithashtu janë të pasura me këtë imazheri, duke huazuar nga simbolizmi pagan dhe me raste edhe duke e zëvendësuar atë. SHEGA, PËR SHEMBULL, PARAQITET NË PIKTURAT MITIKE SI NJË ATRIBUT I VENERËS DHE NJË SIMBOL I DËSHIRËS, PJELLORISË – për shkak të farave të saj të shumta – DHE MARTESËS, por ajo shaqet po aq shpesh në imazhet e shenjta të Virgjëreshës dhe Fëmijës. KA DISA LEGJENDA TË KRIJIMIT TË SHEGËS, SI PASOJË E POTENCËS SË SAJ SIMBOLIKE; sipas njërës, ajo doli nga rrjedhja e gjakut të gjenitaleve të lënduara të Acdestis-it epshor (ishte një hyjni në mitologjinë greke, romake dhe anadollake, e cila i posedonte të dyja organet seksuale femërore dhe mashkullore). Megjithatë, shega ndoshta është më shumë e njohur për rolin e saj të urryer në mitin e Prosperinës. Ovidi na tregon në Metamorfozat e rrëmbimit të Prosperinës nga Plutoni, sunduesi i botës së nëndheshme. E ëma e Prosperinës, Ceres, siguroi lirimin e saj nga Hadesi, por, përpara se të largohej Prosperina, hëngri farat nga një shegë dhe, duke qenë se ajo kishte konsumuar ushqim në botën e nëndheshme, ishte e detyruar që çdo vit të kalonte një pjesë të kohës atje. ZBRITJA CIKLIKE E PROSPERINËS NË HADES DHE NGRITJA NË TOKË BESOHEJ SE SHKAKTONTE NDËRRIMIN E STINËVE, DHE KËSHTU SHEGA SHIHEJ SI NJË SIMBOL I RIGJALLËRIMIT DHE PAVDEKËSISË.

Në imazherinë kristiane, shega i shërben pak a shumë të njëjtit qëllim, si në tre shembujt nga koleksioni i Muzeut: një rreth viteve 1483-84 nga piktori fiorentinas Filippino Lippi (49.7.10), dhe dy nga holandezi Joos van Cleve (32.100.571982.60.47) nga çereku i parë i shekullit të 16-të. Tek panelet e Joos, Virgjëresha paraqitet si një grua fisnike, e zbukuruar me elegancë dhe e ulur përpara një parvazi me një tas me fruta dhe një gotë verë të mbushur. E fundit, si edhe dega me rrushë në 1982.60.47, aludojnë Darkën e Fundit, kur Krishti i dha verë dishepujve të tij dhe tha, “KJO KUPË ËSHTË TESTAMENTI I RI NË GJAKUN TIM, QË DERDHET PËR JU” (Luka 22:20). Një arrë e përgjysmuar, sipas Kryemurgut të shekullit të 12-të, Adami i Perseigene-s, simbolizonte Trininë e Shenjtë, sepse ajo kishte tre pjesë: një palcë të jashtme, një guackë dhe një bërthamë të brendshme. Tek Testamenti i Vjetër, shkruhej se shkopi i Aaron-it çeli dhe lindi arra, si një parathënie për Rimishërimin e Krishtit. Përtej natyrës së tyre aluduese, arra dhe komponetët e tjerë të natyrës së qetë shërbejnë si një qëllim dekorues, si edhe si delikatesa jo të pazakonshme në tavolinën e një fisniku.

Në pikturën perëndimore shfaqen shumë fruta të tjera, ku që të gjitha kanë një lloj simbolizmi të mundshëm. MË E NJOHURA, DHE NDOSHTA MË GJERËSISHT E PËRDORURA, ËSHTË MOLLA. Duke qenë se fjala latine për “mollën” dhe “të keqen” janë e njëjta gjë – malum – MOLLA ËSHTË ASOCIUAR ME PEMËN E DIJES NGA E CILA EVA HËNGRI FRUTIN E NDALUAR, DUKE SHKAKTUAR RËNIEN E NJERIUT. Krishti foshnje paraqitet shpesh me një mollë (32.100.571982.60.47) për të simbolizuar rolin e tij si Shpëtimtari nga mëkati dhe vdekja. Tek një pikturë për Madonna-n dhe Fëmijën nga Caro Crivelli (49.7.5), një zbukurim me mollë dhe një kungull si kastravec përfaqësojnë triumfin e Shpëtimit përmbi Mallkimin: kungulli asociohej me të mëparshmen për shkak të historisë biblike të Jonah, Zoti bëri që një kungull të rritej mbi kokën e profetit si një strehë. Molla nuk është vetëm fruti i ofruar nga figura e Krishtit në pikturë: SHPESH AI MBAN NJË SHEGË, QERSHI – TË CILAT MUND TË ALUDOJNË TË DYJA EMBËLSINË E FËMIJËS DHE SAKRIFICËN E GJAKUT TË TIJ – apo NJË FTUA (08.183.1). FTOI ISHTE I SHENJTË PËR TË LASHTËT SI NJË ATRIBUT I VENERËS DHE NJË EMBELMË E MARTESËS DHE PJELLORISË, dhe sipas Plinit, një prerje nga pema e ftoit do të formonte një pemë tjetër kur ajo të mbillej. Kështu, ajo asociohej me pavdekësinë.

Nga shekulli i 17-të, piktura e natyrave të qeta lulëzoi si një zhanër i pavarur, veçanërisht në Hollandë, Itali dhe Spanjë. Piktori lombardian Caravaggio (1571-1610) bëri shumë për ta avancuar këtë zhanër duke përfshirë elementë të natyrës së qetë – të konsideruara natyralistike në mënyrë shokuese nga disa shikues bashkëkohor – në vepra fetare dhe alegorike. Tek piktura “Muzikantët”  (52.81), Kupidi tregohet në të majtë me një degë me rrush, “SEPSE MUZIKA ISHTE SHPIKUR PËR TA MBAJTUR SHPIRTIN TË LUMTUR, SIÇ BËN EDHE VERA” (Cesare Ripa, Iconologia [1593]). Ushqime dhe enë shërbimi të paraqitura me një realizëm të shkëlqyeshëm dhe në detaje gëzonin një popullaritet të madh midis një klientele me ndikim e cila mund të vlerësonte jo vetëm paraqitjen mjeshtërore të subjekteve të tilla, por gjithashtu rëndësinë e objekteve të paraqitura. Delikatesat e shtrenjta të tilla si gocat e detit (1971.254) dhe limonat (53.111), dhe trofetë e gjuetisë së lojës dhe shpendët (50.55) asocioheshin me një stil jete të privilegjuar që pronari ishte ose i mësuar me, apo me shumë gjasa, me të cilat dëshironte të identifikohej. Në shumë piktura me natyrë të qetë,  artikujt ushqimorë nuk i shërbejnë asnjë qëllimi alegorik, apo mund të shihen si kujtesa të përgjithshme të natyrës tranzitore të luksit, virtytin e maturisë apo rreziqet e grykësisë.    

Potenca simbolike e kësaj lloj imazherie vazhdoi deri në shekullin e 18-të, edhe pse popullariteti i këtij zhanri u zbeh në Hollandë. Piktori francez Jean-Baptiste Greuze (1725–1805) e modeloi kanavacën e tij të vitit 1756 (20.155.8) mbi një punim nga Frans van Mieris i Vjetri (1635–1681). Në të, shprehia trishtuese e gruas së re mund t’i atribuohet shportës me vezë të thyera në krahë të saj, dhe jo sepse ajo përfaqëson vetëm humbjen e vaktit të saj të ardhshëm. Prezenca e një djali të tornditur dhe një gruaje të vjetër me pamje akuzuese tregon për humbjen e virtytit. Ndërkohë që, një djalë i vogël po përpiqet të rregullojë një nga vezët e thyera, duke i kujtuar shikuesit pafajësinë e pakorruptuar të fëmijërisë.

Piktura: Shegë dhe fruta të tjera në një peisazh

Artisti: Abraham Brueghel (Flamand, 1631–1697)

Burimi: https://www.metmuseum.org/toah/hd/food/hd_food.htm

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

#enkeledasuti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty