Per mendimin tim modest ata nuk kane arritur ta zgjidhin si duhet njerin nga problemet kryesore te monumenteve ku tregohet nje fytyre njerezore mbi kale midis ecjes dhe mosecjes, nje sfide me te cilen jane perballur te gjithe skulptoret qe kane trajtuar kete teme.
Shkeputur nga libri “Paradigma te narcizizmit kolektiv”, nga Gezim Qendro, Botimet Onufri, 2023