LetërsiBotimet ONUFRINdalese te Skenderbeu mbi kale i Romanelli-t

Ndalese te Skenderbeu mbi kale i Romanelli-t

-

Ndalese te Skenderbeu mbi kale i Romanelli-t
Nje monument shihet dhe interpretohet si veper arti ne vetvete per menyren se si e ka konceptuar dhe formesuar skulptori. Po kaq e rendesishme eshte edhe vendosja e tij ne hapesire. Marredhenia e shtatores me hapesiren te monumenti i Romes duket se nuk eshte edhe aq ne favor te tij. Te krijohet pershtypja se hapesira e “gelltit” monumentin, sado qe projektuesit kane bere nje perpjekje ekuilibruese duke i vendosur pas nje mure pemesh (Foto 13) me siluete te hallakatur, gje qe disi e zvogelon hapesiren perreth dhe te pakten grafikisht e ndihmon te spikase me mire shtatoren. E rendesishme eshte edhe marredhenia e shtatores me piedestalin. Per sa e njohim historine e artit, figura mbi kale respekton kufijte e piedestalit dhe lartesine e tij, qofte edhe kur figura jepet ne ecje. Pra, shtatorja duhet te kete nje ecje statike, pavaresisht nga kunderthenia qe permban togfjaleshi. Me fjale te tjera, figura mbi kale, edhe kur paraqitet ne nje ecje te vrullshme, nuk duhet te krijoje pershtypjen se mund te hedhe hapin e gabuar duke u rrezuar jashte piedestalit. Ky eshte nje problem i njohur per skulptoret rilindes, te cilin ata vete e zgjidhnin me mjeshteri. Ne rastin e Skenderbeut te tij, Romanelli, edhe pse jo plotesisht, e ka zgjidhur bindshem duke bere nje zgjedhje me te mire elementesh.
Shkeputur nga libri “Paradigma te narcizizmit kolektiv”, nga Gezim Qendro, Botimet Onufri, 2023

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty