Eshte muzg, por shpeshhere ndodh te jete agim dhe zheg. E shoh gruan. Kur nuk e shoh gjate rruges sime, e mendoj. Eshte grua e panxene? Mbase gaboj. E braktisur, po. Gruaja e panxene dhe e braktisur ka nje gjoks te vyshkur. Ajo e vesh ate me ngjyra te murrme. Kjo perberje perzihet me ngjyren e lekures se fytyres dhe te llerave. Gruaja e panxene ka buze te shuara dhe i lyen keq me te kuq te vertete. Fytyra e saj eshte e pazakonte. E kam veshtruar per nje kohe te gjate dhe vazhdoj ta kundroj.
Pjese nga perceptimi “Rrethi i persosur”
Fragmente nga libri me perceptime “21/21”, nga Milka Agolli, Botimet Ombra GVG, 2022
Imazhi via @takiisbranding