Do vdes dalengadale
Nga pak ne cdo histori
Do shkrihen syte
Floket
Buzeqeshja
Tek imazhi i perjetshem
I nje gruaje
Te gra te tjera
Do rroj dhe
Do te shuhem
Keshtu duhet te ndodhte
Te isha tek cdo dashuri
Qe te mos i vrisja
Te gjitha dashurite
Poezia “E bukura e dheut”
Nga Bessa Myftiu
Shkeputur nga libri me poezi “Miq te humbur”, nga Bessa Myftiu, Shtepia Botuese Marin Barleti, 2009
@bessa_myftiu
#art #reading #books #bessamyftiu #enkeledasuti
#poetry #notoriousmovie #ingridbergman #carygrant