“Djali me delfin”, 1957, Kristina Koljaka
Statuja e vogel “Djali me delfin” eshte nje nga skulpturat me te bukura lirike te skulptores, e cila disa here ka modeluar figura dhe portrete femijesh. Skulptura eshte ekspresive dhe gjesti i djalit shpreh simbolin e gjallerise dhe dashurise se femijeve per kafshet e ujit. Kjo skulpture u pergatit nga artistja si nje projekt per nje shatervan, pasi nga goja e delfinit do te dilte uje, por nuk arriti te realizohej.
Shkeputur nga libri “Mjeshtrat e hershem shqiptare”, Histori arti per femije dhe te rinj, nga Suzana Varvarica Kuka, Mediaprint, 2019
@varvaricasuzana