“Agimi i 17 nentorit ne Tirane”, 1957, Bukurosh Sejdini, GKA
Piktura pasqyron diten e clirimit ne Tirane. Ngjyrat e piktures nuk jane te gjalla, as shkelqyese, sepse artisti kerkoi te pasqyronte gjendjen e rende te qendres se Tiranes pas nje lufte te ashper. Gezimin e kesaj dite ai e percolli ne gjestet e kater figurave, te cilat jane pikturuar ne qender te tablose dhe me ngjyra te plota, pershkruese dhe naive. Piktori ka pikturuar permes te verdhave dhe kafeve dhe te gjelbrave ushtarake atmosferen e nje pasditeje vone.
Shkeputur nga libri “Mjeshtrat e hershem shqiptare”, Histori arti per femije dhe te rinj, nga Suzana Varvarica Kuka, Mediaprint, 2019
@varvaricasuzana