PIKTURËGustav KlimtHISTORI ARTI NË 10 MINUTA / Përse i firmosin...

HISTORI ARTI NË 10 MINUTA / Përse i firmosin piktorët veprat e tyre?

-

HISTORI ARTI NË 10 MINUTA / Përse i firmosin piktorët veprat e tyre?

Gustav Klimt dhe firma e tij me gërma ari

Nga GALERIA KOMBËTARE LONDËR

Gustav Klimt jo vetëm që po vetshpallet si piktori i kësaj vepre, por ai po tërheq gjithashtu vëmendjen tek influencat në veprat e tij dhe tek tendencat e kohës.

Përse i firmosin artistët veprat e artit?

Ne do të shohim këtë pikturë nga Gustav Klimt, portreti i tij për Hermine Gallia. Këtu, firma e piktorit është veçanërisht dominuese. Ajo ndodhet në krye të anës së djathtë të pikturës. Ai e ka firmosur atë në një lloj kutie, apo katrori me ngjyrë të blunjtë vjollcë dhe ai ka përdorur gëmra ari. Kështu, fjala Gustav Klimt shfaqet me dy rrjeshta me shkronja këndore dhe të dyja fjalët janë të rradhitura me të njëjtën saktësi. Dhe data 1904, që shfaqet në fund të kutizësës, ajo është një një vijë të drejtë me fjalët me emër sipër. Në fakt, ai i ka ndarë numrat në mënyrë që të mund ta bënte diçka të tillë. Për piktorët nuk ka qenë e pazakontë që ta paraqisnin firmën e tyre në këtë mënyrë, por unë dua të shoh këtë firmë në marrëdhënie me tendencat e kohës.     

Gustav Klimt ishte një nga artistët kryesor në Vjenë, në fillim të shekullit të 20-të. Ai ishte anëtar themelues dhe Presidenti i Parë i Suksesionit Vjenez, i themeluar në vitin 1897, i cili promovonte modernizimin në art dhe pikturë dhe në dekorimet e brendshme. Ai ishte nga të parët që theu hierarkinë ndërmjet arteve të zbatuara dhe arteve të bukura. Ai dizenjonte gjithashtu tekstile dhe mobilje, dhe bashkëudhëtarja e tij e jetës Emilie Floge, ishte një stiliste mode. Ai ishte gjithashtu i përfshirë në Wiener Werkstätte (Punishtja e Vjenës – për dekorimet e brendshme), e themeluar në vitin 1903, që prodhonte dhe dizenjonte tekstile, mobilje dhe bizhuteri.

Pozuesja, Gallia, vinte nga një familje hebreje dhe bashkëshorti i saj Moritz Gallia, ishte President i kompanisë së ndriçimit të Vjenës, dhe ata ishin pjesë e klasës së mesme të kulturuar të Vjenës dhe ata komisionuan piktura dhe ishin patronë arti për artistë të tillë si Gustav Klimt. Dhe ata jetonin në një apartament të sapondërtuar dhe ata e komisionuan këtë pikturë nga Klimt në vitin 1903, për ta varur në dhomën e gjumit të Hermine Gallia-s. Në atë dhomë kishte gjithashtu edhe mobilje të komisionuara nga Josef Hoffmann, i cili ishte një nga figurat kryesore në Punishten e Vjenës. Mobiljet ishin të bardha dhe në mënyrë të dukshme e bardha e fustanit të saj dhe e bardha e mobiljeve janë të harmonizuara. Dhe muret e dhomës ishin të mbuluara me mëndafsh blu, dhe me intervale mbi mëndafsh ishte një motiv i vogël i një trëndafili, një trëndafil i stilizuar, i vendosur në një kuadrat. Kështu, një nga qëllimet e Punishtes së Vjenës ishte vepra e artit e përfunduar. Qoftë një pjesë e brendshme apo një ndërtesë ku gjithçka është e harmonizuar.

Gallia vdiq në vitin 1936. Familja ishte konvertur në Katolicizëm, por në vitin 1938 kur Austria u aneksua nga Gjermania, ata duhet të largoheshin nga vendi dhe familja u vendos në Australi dhe ata ishin në gjendje që ta merrnin me vete këtë portret, mobiljet e dizenjuara nga Josef Hoffmann, dhe gjithashtu koleksionin e tyre të objekteve të dizenjuara nga Punishtja e Vjenës. Në fakt, këto objekte dhe mobiljet, tani janë pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare Victoria në Melburnë.

Le t’i hedhim një sy vetë portretit

Ajo është një përzierje e formave organike dhe të kurbëzuara që ishin vula, shenjat dalluese të Artit Nouveau, që ishtë një tendencë në fund të shekullit të 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të, dhe gjithashtu edhe forma gjeometrike. Gallia po qëndron duke parë spektatorin, koka e saj është e përkulur në një anë, dhe duart e saj janë të kryqëzuara. Unë mendoj se, ajo duket shumë serioze. Ajo ka veshur një fustan të bukur transparent, fustani vjen në rreth përpara. Rreth qafës së saj ajo mban një gëzof të bardhë; ajo mban një brez rozë rreth belit të saj dhe fjongo rozë rreth kyçeve të saj. Në tërësi, piktura ëhstë e pikturuar hollësisht dhe me shumë delikatesë, dhe bizhuteritë që dallohen në bustin e saj janë të pikturuar me një farë mase impasto. Fustani që ajo ka veshur, me shumë mundësi ajo vetë është dizenjuar nga Klimt. Ajo është një fustan reformë, një reagim kundër veshjeve shtrënguese të shekullit të 19-të. Ai është shumë i lirshëm, shumë i rrjedhshëm, shumë artistik.

Tonaliteti dominues i pikturës është i argjendtë. Ajo është e pikturuar në një gamë të bardhash dhe grish, madje edhe tapeti në fund ka këtë tonalitet të argjendtë. Kështu, penelatat gri të bojës janë zbritur nga muri sipër në tapet. Dhe unë doja ta shikonim këtë pak më nga afër sepse ajo ka një model shumë të dallueshëm gjeometrik të përbërë nga rrathë dhe katrorë, më shumë si një mozaik, dhe thuhet se ajo është frymëzuar nga mozaikët e shekullit të 5-të dhe të 6-të në qytetin italian të Ravenës, të cilën Klimt e vizitoi në vitin 1903. Por është gjithashtu e mundur që ky tapet të jetë një homazh për vetë Josef Hoffmann, i cili siç thashë pak më parë, ishte një figurë kryesore në Punishten e Vjenës dhe, i cili ishte një nga të parët i cili u largua nga format organike drejt formave gjeometrike, ku ai ka përdorur katrorë dhe rrathë dhe modele si rrjeta në veprën e tij.

Artistët e suksesionit, duke përfshirë sërish edhe Klimt, kanë pasur monogramet e tyre bashkë ashtu si Punishtja e Vjenës. Kështu, këtu në vend të përdorimit të monogramit të tij Klimt, në fakt, ka vendosur firmën e tij brenda një kutize. Në një portret tjetër të së njëjtës periudhë të Emilie Floge, ai i ka shtuar firmës vetë monogramin e tij. Por këtu, siç e thashë më parë, ai e ka diferencuar firmën e tij me këtë tonalitet të blunjtë vjollcë, e cila e ndan sfondin e pikturës, dhe kjo është gjithashtu për shkak të një faktori tjetër dhe këto ishin grafikat japoneze në dru nga periudha Edo, dhe këto u prodhuan nga shekulli i 17-të deri në shekullin e 19-të. Dhe atje mbi këto printime, artistët i firmosnin emrat e tyre vertikalisht në kutiza të cilat ishin të ngjyrosura me një ngjyrë të ndryshme nga pjesa tjetër e grafikës. Këto grafika kanë qenë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe me influencë tek piktura e fundshekullit të 19-të, në artin evropian dhe vetë Klimt koleksiononte grafika të tilla dhe i varte ato në muret e studios së tij.   

Le t’i kthehemi pyetjes, përse i firmosin artistët veprat e tyre?

Para sëgjithash ajo është vula e autorësisë, një vetshpallje si autor i kësaj vepre. Dhe unë mendoj në këtë firmë sepse ajo ka një dizanj kaq të veçantë në pikturë, dhe ajo dallon kaq shumë nga pjesa tjetër e pikturës, Klimt jo vetëm që po shpall vetveten si piktor i kësaj vepre, por ai po na tërheq gjithashtu vëmendjen ndaj influencave mbi veprën e tij dhe tendencave të asaj kohe. Dhe për pozuesen Gallia, të qenit e pikturuar nga një piktor i tillë si Gustav Klimt, ka qenë vetë një fuqizues i staturës dhe statusit të saj në Shoqërinë Vjeneze. Sigurisht që, kjo pikturë u pikturua për një apartament privat, dhe i varur në një mjedis private, por dhe viztiorët që kanë vizituar atë apartament dhe që kanë parë pikturën, e kanë parë që ajo është një pikturë nga Gustav Klimt dhe ata kanë vënë gjithashtu re edhe firmën. Kështu, për Gallia-n dhe bashkëshortin e saj, kjo pikturë dhe firma e dukshme e Klimt-it, nuk ka të bëjë vetëm më vetshpalljen nga Klimt se kjo është një vepër e tij, ajo është gjithashtu një konfirmim për ata vetë dhe për vetë statusin dhe velërisimin e tyre.      

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=PQqSjrz29eU

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

#art #painting #gustavklimt #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty