Dy buze te kuqe
Dy deshira te flakta
Qe afshin ma thithen
Gezimin ma fiken
Si fantazma hiken
Nder do bota te larta…
Dy buze si te pergjakta
Dy deshira te flakta
Qe afshin ma thithen
Ne buze kur m’u njiten
Andjet m’i trazuen
Trurin ma helmuen
E ne fund u merguen
(Dy buze)
Shkeputur nga libri “Migjeni”, nga Rinush Idrizi, Botimi i dyte i ripunuar, Botimet Onufri, 2017