1994 – 1998 Alush Shima – Drejtuesit e Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë në vite

-

10
Drejtuesit e Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë në vite
1994 – 1998 Alush Shima (Tiranë 25.10.1942). Piktor
BIOGRAFIA
Një nga piktorët e rëndësishëm bashkëkohor të artit modern viziv shqiptar të shekullit XX – XXI. Alush Shima, u formua si piktor në Shqipëri (ILA,Tiranë). Gjatë studimeve të mesme për qeramikë, në Tiranë (LAJM,Tiranë) i prirur ndaj pikturës, me këmbëngulje dhe pasion, ai koleksionoi rreth 1500 akuarele të realizuara në natyrë, me imazhe të periferisë dhe qytetit të Tiranës. Krijimtarinë Shima e nisi pas viteve ’60 të shekullit të XX. Ishin vitet e vështira të ndarjes së Shqipërisë nga kampi komunist dhe izolimit nga perëndimi (forcimit të shtetit totalitar komunist shqiptar, të reformave kundër besimeve fetare, shtetëzimeve dhe kolektivizimit të pronës private) të forcimit të parimeve të realizmit socialist në art dhe kulturë, ushtrimit të çensurës së ashpër ndaj artit dhe letërsisë dhe të dënimeve ekstreme që diktatura bëri ndaj shfaqjeve të një fryme lirie në art dhe kulturën shqiptare. Pas studimeve akademike Shima i ri, realizoi disa tablo me temë historiko-sociale dhe ishte pjesëmarrës vetëm në pak ekspozita kombëtare. Ai ekspozoi për publikun disa tablo kompozicionale, por pas refuzimit dhe kritikave të tablove si: “Skënderbeu”(1968, studio e autorit), “Studentja” (1973, studio e autorit), ai nuk ekspozoi më. I gjendur në një situatë social–politike të viteve ’70, kur Shqipëria ishte shkëputur nga kampi lindor komunist i ish BRSS (1961), Traktati i Warshavës (1968) dhe kur aspirohej për një hapje të Shqipërisë drejt perëndimit, Shima njihej (nëpërmjet albumeve të artit) me artin dhe artistët e mëdhenj klasikë dhe modernë botërorë si: Matisse, Van Gogh, Gauguin, Delaunay, Kandisky,Derain, Klee etj. Artisti Shima e kuptoi shumë shpejt që shteti komunist i udhehequr nga E.Hoxha, do të vazhdonte politikat e saj konservatore të brendëshme dhe të jashtme drejt izolimit ndaj botës perëndimore. Ai u tërhoq nga krijimtaria publike për të mbajtur “ditarin sekret të piktorit” nëpërmjet një cikli prej mëse 4 000 vizatimesh, grafikash dhe pikturave mbi letër, pra zgjodhi rrugën e tij të veçantë, unikale të protestës artistike: ”krijimtarisë disidente të fshehur”. Një cikël sa politik aq dhe social, një panoramë artistike e jetës shqiptare që apelonte fuqishëm kundër diktatorit, diktaturës dhe vlerësonte jetën dhe punën e njeriut. I ndërgjegjshëm për rrezikun e “rrugën” së nisur, i zhgënjyer nga realiteti shqiptar i kohës, i tradhëtuar nga kolegët-artistë bashkëkohës, të mbuluar me helmin e cmirës dhe të zilisë, Shima, me këmbëngulje dhe pasionin e “çmëndur” të dashurisë për artin, rebel dhe antikonformist, intiligjent dhe largpamës realizoi ciklin e tij të vizatimeve, grafikave dhe pikturave që mund të emërtohen ndofta: “E vërteta shqiptare” apo dhe “Diktatura dhe njeriu”. Të gjitha personazhet e “Sagës artistike” së krijuar nga Shima, duke filluar nga: diktatori, akrobati, piktori dhe modeli, violinisti, aktori, pëllumbi, adami dhe eva, nudo, gruaja, idil, fëmijët, familja etj. etj, vizatohen dhe pikturohen nudo, një preferencë kjo e veçantë e piktorit. Vizatimet e Shimës janë unikale, ato s’janë gravura të gdhendura në dru apo në xing që mund të shumëfishohen, por janë vepra të krijuara vetëm një herë: herë me penë, laps, pastel, penel dhe shpesh edhe me ngjyra në teknikë mix.Në pikturat e tij mbi letër shpesh koloriti është mjaft potent, vezullues dhe njollat dekorative priren të harmonizohen me imazhin njerëzor. Cikli i vizatimeve dhe grafikave të Shimës është i mbushur me ekspresion, shkathësi, plasticitet, ngjyrë edhe pse në to ka ankth, tronditje njerëzore dhe të krijohet përshtypja se diçka ka ndodhur, po ndodh apo do të ndodhë nga çasti në çast. Kritika e vendit fqinj – Greqisë në fillimin e viteve 1990 e më vonë ajo e vendeve europiane por edhe ajo përtej oqeanit (Anglisë, Zvicrës, SHBA dhe Singaporit) e vlerësoi Shimën me veprën e tij piktorike si fovist, pasues i Van Gogut dhe i Derain por mbi të gjitha si një kolorist të jashtëzakonshëm. Piktura e Shimës po të vështrohet me vëmëndje ka një dritë të brendëshme shpërthyese që mund të krahasohet me magjinë dhe fuqinë koloristike që ndjehet kur ndodhesh nën dritën e vitrazheve të katedraleve gotike. Sigurisht në paletën e ngjyrave të tij mund të ndjehet dhe fuqija e jashtëzakonëshme e ngjyrave të ikonografisë shqiptare dhe e mjeshtrave të saj si: Onufri, Nikolla, Shpataraku dhe Selenicasi. Drita e fuqishme me ngjyra të pastra apo drita e fuqishme e grafikave dhe vizatimeve të Shimës buron së brendëshmi në çdo punim të tij. Shima edhe kur realizoi grafikat, vizatimet, pikturat me temën kundër diktaturës komuniste, por edhe në natyrat e qeta, peizazhet, portretet e realizuara me ngjyra vaji, “rrezaton” dritë duke e zbukuruar koleksionin e tij vazhdimisht me dashurinë e brendëshme që artisti ndjen për njerëzit, natyrën dhe objektet që e rrethojnë atë. Me muzikalitetin e muzikës së trishtë plot ankth dhe prag tragjedie që rrezatojnë grafikat, vizatimet dhe pikturat e tij të ciklit antidiktaturë, Shima, kontraston dukshëm në punimet e tjera të mbushura me ngjyra shpërthyese, të pastra, dekorative dhe ajër mesdhetar. Në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë ndodhen tre vepra të artistit, ndërsa një numër i konsiderueshëm punimesh të tijndoshen në koleksionet e koleksionistëve në Shqipëri, Evropë, SHBA, Lindjen e Largët. – Ylli Drishti / Studjues arti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty