1987 – 1992 Ksenofon Dilo – Drejtuesit e Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë në vite

-

8
Drejtuesit e Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë në vite
1987 – 1992 Ksenofon Dilo (Topovë, Gjirokastër 15.01.1932), Piktor, skenograf, grafist, dizajn. Mban titullin “Piktori Merituar”.
BIOGRAFIA
Piktori Ksenofon Dilo ishte pjesë e artistëve të Realizmit Socialist të cilët u përgatitën në Akademitë lindore të kampit Socialist në Pragë-Çekosllovaki, ku ishte dhe studenti i parë në artet figurative për skenografi. Pas kthimit të tyre nga studimet, panvarësisht përpjekjeve për një liri krijuese, në shprehjet e lira artistike, këta artiste nuk mundën të ndikonin apo të ndryshonin forcën e censurës së ushtruar nga diktatura komuniste ndaj artistëve. Dilo ishte një nga artistët inovatorë të Realizmit Socialist që me kulturën e tij të gjerë intelektuale ndikoi në përgatitjen e brezave të rinj të studentve në Istitutin e Lartë te Arteve.
Ai ushtroi ndikimin e tij në krijimit e kontakteve me literaturën perëndimore që vinte në ato vite në bibliotekën e specializuar të Intitutit te Larte te Arteve (ILA),Tiranë. Në pozicionin e drejtuesit të Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA) në vitet para mbajtjes së Pleniumit të IV të KQPPSH, ai u dënua si një Drejtues me prirje liberale, drejt artit perëndimor “borgjezo – revizionist”.
Artisti Dilo ishte një skenograf dhe piktor me prirje novatore, dekorative moderne. Ai ka marrë pjesë në të gjitha veprimtaritë Kombëtare dhe Ndërkombëtare të kohës. Ksenofon Dilo është themeluesi i skenografisë filmike moderne shqiptare.
Në fillimet e krijimtarisë së tij ai ishte një piktor realist dhe studiues i natyrës, tipar ky që mund ta vemë re në veprat “Mbrëmje” (1961), ”Në Razëm” (1962), “Muzg” (1962). Tek disa peizazhe të tjera të tij si “Mbrëmje në pazarin e Shkodrës” (1961), “Kujtim nga dimri i kaluar”, (1963) ndjehet ndikimi nga kubizmi dhe fovizmi. Kjo prirje u vu re më e reduktuar dhe në disa kompozime që ai ja kushtoi temës së ndërtimit socialist dhe luftës Nacional-Çlirimtare si mund të kujtojmë “Elektrifikimi”(1968), “Të gjithë kufitarë” (1975), “Pushka top” (1974). Dilo realizoi me të njëjtat prirje shume natyra të qeta me fruta, ku vëmëndja e censurës komuniste ishte më indiferente. Veprat e tij janë kryesisht pejsazhe, natyra të qeta në vaj, akuarel, dhe pastel. Në veprën e tij rëndësi të madhe ka pasur puna e tij si piktor filmi ku mund të kujtojmë filmat: “Debatik” (1961), Komisari i dritës” (1964), “Vitet e para”(1966), “Çifti ilumtur” (1977) etj. Gjithashtu ai ka shkruar skenarin e filmit “Kur zbardhi një ditë” (1968), “Përse bie kjo daulle” (1970) dhe më vonë filmin serial “I treti” (1977). Gjatë punës si kostumograf ne Teatrin e Operes dhe Baletit (TOB), studjoi me mjaft vëmëndje kostumet origjinale të zonave të Shqipërisë, Kosovës dhe Janinës, duke krijuar kostume tradicionale skenike të stilizuar për trupën e baletit shqiptar dhe ansamblin shtetëror të këngëve dhe valleve popullore. Artisti Dilo ka realizuar skenografinë dhe kostumet e operave shqiptare “Mrika”, “Komisari”, “Vjosa” dhe dekoret e tri festivaleve të parë folklorikë kombëtarë që zhvilloheshin në Gjirokastër (1968, 1973, 1978).
Artisti ekspozoi për herë të parë në vitin 1959 me një punim në peizazh në Ekspozitën Kombëtare të 15 vjetorit të Çlirimit. Në vitin 1973 ekspozoi në Grac – Austri dhe vizitoi Parisin së bashku me piktorin Danish Jukniu dhe skulptorin Kristaq Rama. Veprat e tij në pikturë u ekspozuan në ekspozitën e tij vetjake në Moskë (1959), në Ekspozitën e Pllakatit (1960),në Bienalen e Aleksandrisë (Egjipt), në Bienalen e Ankarasë, 1986 (Turqi), Itali, Francë , Greqi etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty