1961 – 1966 Kristaq Rama – Drejtuesit e Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë në vite

-

5
Drejtuesit e Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë në vite
1961 – 1966 Kristaq Rama (Durrës 31.07.1932 – Tiranë 11.04.1998) Skulptor.
BIOGRAFIA
Kristaq Rama është një nga skulptorët e rëndësishëm në historinë e artit të realizmit socialist në Shqipëri. Kristaq Rama i përket brezit të artistëve shqiptarë që kryen studimet e larta në Shën Petërsburg (ish BRSS) dhe që sëbashku me skulptorët Shaban Hadëri, Muntaz Dhrami, Hektor Dule, Thoma Thomai, hodhën bazat e skulpturës monumentale të realizmit socialist në Shqipëri. Kristaqi ishte nxënës i skulptorit Sabri Tuçi, në vendlindje, Durrës.
Rama Ishte nip i piktorit shkodran Zef Kolombi. Artisti pasi kreu studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë, nën drejtimin e skulptorit akademik Odise Paskali, kreu studimet për skulpturë në Shën Petërsburg, në ILA ”V.I.”Rjepin” (1954–1960). U aktivizua në moshën rinore në veprimtari sportive (“Mjeshtër sporti”, 1954)dhe është autordhe bashkautor i shumë veprave monumentale.Kristaq Rama ishte një prej skulptorëve më në zë shqiptarë të realizmit socialist, që ka mundur të lërë pas një koleksion të tërë krijimesh artistike të cilat janë vlerësuar me çmime të ndryshëm. Mbajnë emrin e Kristaq Ramës shumë prej skulpturave dhe monumenteve më të rëndësishëm të vendosura në sheshet e qyteteve, në fasadat e ndërtesave shtetërore dhe publike, bustet dhe punime të vendosura jashtë dhe brenda muzeve e galerive të arteve pamore në Shqipëri. Mbajnë firmën e Skulptorit Rama (si autor dhe bashkëautor me Muntaz Dhramin, Shaban Hadërin) monumentet e para të realizmit socialist në Shqiperi të mbas viteve ’60 të shekullit XX Monumenti “Kostandin Kristoforidhi”, 1962, (Elbasan, bronx, bashkautor me M.Dhramin),”Shote Galica”, 1969 (Bronx, Kukës), “Monumenti i Pavarësisë”, Bronx, Vlorë, 1972 (bashkëautor me Muntaz Dhramin, Shaban Hadërin), Monumenti “Nënë Shqipëri”, beton, 1972, vorrezat e dëshmorëve – Tiranë (bashkëautor me Muntaz Dhramin, Shaban Hadërin) etj. Rama deri në vitin 1990 realizoi mbi 200 punime në dru, mermer, gips, beton dhe bronx. Realizoi edhe figura historike luftëtarësh dhe poetësh (“Bato”,1981, MHK,Tiranë dhe “Migjeni” 1980,GKA,Tiranë). Kristaq Rama. ishte në grupin e artistëve që realizuan monumentet e diktatorit Enver Hoxha në sheshet e disa qyteteve dhe muzeumeve shqiptarë (Monumenti i “Enver Hoxhës”, mermer, 1988, Muzeu me të njëjtin emër, Tiranë, bashkautor me skulptorin Thoma Thomai Dhamo). Pas viteve 1990 Rama krijoi një galeri punimesh kryesisht të dimensioneve modeste kushtuar figurës njerëzore (portrete, nudo) si mund të kujtojmë: “Hermafroditi”, 1991, dru; ”Kryqëzimi”, 1991 dru (Studio e artistit); “Malësori i vdekur”, 1992 dru, (Studio e artistit); “Skënderbeu”, 1993, gur (Studio e artistit); “Fshatari”, 1993, gur (Studio e artistit); “Nudo e ulur”, 1995,alabastër, (Studio e artistit),”Tors”, 1997 dru (Studio e artistit); “Nudo në gjunjë”, 1996, mermer (Studio e artistit), “Nudo e shtrirë”, 1994, dru, Kol.privat, Greqi etj. Në fondin e GKA,Tiranë ruhen 31 punime të autorit të realizuara në gips, dru, gur dhe mermer. – Ylli Drishti / Studjues arti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty